Basha: Katolikët, krenaria e kombit shqiptar – deklarata ime u keqpërdor në një fushatë shpifjesh nga kryeministri

basha-katoliket

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha para se të futej në Kryesinë e Kuvendit për të marrë pjesë në tryezën e partive parlamentare për zgjidhjen e krizës, u ndal para mediave për të reaguar mbi fushatën e shpifjeve që nisi pas një deklarate të tij lidhur me komunitetin katolik të veriut të vendit. Basha argumentoi se është keqpërdorur politikisht konstatimi i tij lidhur me kandidimin  e personave me rekorde kriminale nga kryeministri Rama në veri të vendit. “Prej disa ditësh një fushatë shpifjesh, dezinformimesh me frymë përçarëse kombëtare ka nisur nga e njëjta mendje e prishur, e cila me ndihmën e veglave të tij të verbra ka muaj dhe vite që dezinformon dhe përpiqet të përçajë shqiptarët. Marrë shkas nga një intervistë e imja në një gazetë perëndimore, ku konstatova problemin e rëndë të personave me rekorde kriminale në pushtet, kjo fushatë dezinformimi ka stigmatizuar një ndër komunitetet shqiptare në Shqipëri, komunitetin katolik. Dua të refuzoj me përbuzje shpifjet e ulëta barbare të cilat adresojnë në gojën time përkatësi fetare për kriminelët”, u shpreh kryeopozitari Basha. Lideri i opozitës akuzoi kryeministrin Rama për shpifjen e qëllimshme, e cila sipas Bashës synon të  përçajë kombin. “Qëndrimi im nuk ka qenë asgjë më shumë se në zonat më antikomuniste të Shqipërisë për shkak të shtypjes dhe terrorit ndaj një komuniteti me lidhje të veçanta me Perëndimin, komunitetin katolik, zona që tradicionalisht votojnë djathtas, personi që tani po kalon pas meje zgjodhi të kandidojë persona me rekorde kriminale, ndonëse në komunitetin katolik nuk mungojnë si në çdo kumunitet tjetër profesorë, artistë, sportistë, njerëz të nderuar, përfaqësues të vlerave më të mira që mbart ky komunitet. Ky informim dashakeqës bëhet edhe më cinik, sepse mbart me vete një frymë përçarëse në një komb që nuk mund të krenohet me politikën dhe politikanët dhe shfaqet në teatrin e kukullave, karagjozllëqet por duhet të krenohet gjithmonë me frymën e pastër të harmonisë dhe dashurisë së shqiptarëve me njëri-tjetrin pavarësisht se ku kanë zgjedhur t’i luten Zotit nga xhamiat apo kishat. Të dashur besimtarë katolikë vlerësimi im dhe i PD është vlerësim i patundur. Keni qenë një urë lidhëse me Perëndimin në shumë momente të vështira”, theksoi Basha.

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>