Basha, lideri i vërtetë i politikës elitare

Do ta shkruaj që në fillim të shkrimit tim. Lulzim Bashën, do ta votoj më 25 Qershor, në Korrik 2017 nëse është e domosdoshme në PD, deri mbas vitit 2021 anëtarësimit në B.E! Që nga viti 2007-2008 kam shkruar opinione për kryetarin aktual të PD-së Lulzim Basha. Lulzim Bashën fillova ta kuptoj që në prononcimet e tij të para në politikë në vitin 2005. E kuptova që e djathta liberale shqiptare e ka të domosdoshëm një model lideri si Basha, për të zhvilluar një klimë politike ndryshe në PD dhe në të djathtën shqiptare. Gjuha kultura mendimi, luajnë një rol të rëndësishëm në arritjen e qëllimeve të caktuara edhe në politikë. E kuptova që Lulzim Basha i ka të tri të dhënat e domosdoshme për të prezantuar politikën neo-moderne. Basha ka mendimin politik liberal, gjuhën me të cilën e shpreh këtë mendim. Mbi të gjitha ka “kulturën”. Konteksti ku është zhvilluar personaliteti i tij politik dhe njerëzorë përfaqësonte të gjitha kriteret për të qenë një lider i së ardhmes. Lulzim Bashën në shkrimet e mija edhe e kam kritikuar për qëndrimet e tija politike në këto vite. Lulzim Basha e filloi karrierën politike, si anëtarë i Kop-it në vitin 2005. Vizita e presidentit amerikan George Bush në 2007, para 10 vitesh në Shqipëri, mënyra e komunikimit politik diplomatik i Bashës në atë vizitë historike, më krijoi bindjen e një lideri të ardhshëm me shumë perspektivë.

Kujtoj pas vizitës së presidentit amerikan George Bush u bë anëtarësimi ynë në NATO dhe pavarësia e Kosovës.

I shkolluar në perëndim, liberal në idetë e tija, i qartë diplomatikisht dhe politikisht, i vendosur në momente të rëndësishme politike, Basha është lideri tipik post-modern liberal i së ardhmes dhe Kryeministri i ardhshëm. Gjatë këtyre viteve në politikë në P.D. Basha ka patur rritje në planin politik, ngritjet dhe uljet e tija politike dhe jep garanci për të qeverisur vendin, rritjen ekonomike dhe zhvillimin ekonomik në të ardhmen. Një ditë lexova diku në një media për “formën” dhe “përmbajtjen” politike të Lulzim Bashës. Lul Basha është modeli politik post-modern i cili ka formën dhe përmbajtjen e domosdoshme për të drejtuar P.D.-në për të qeverisur, për të bërë dialog, marrëveshje, për të përdorur një gjuhë të veçantë tipike post moderne për të djathtën liberale Euro-Atlantike.

Unë nuk jam gazetari, opinionisti “personal” i Lul Bashës. Biles mbas këtij shkrimi do të mbaj një qëndrim tjetër për Bashën. Liderat politikë, në opozitë dhe pozitë edhe duhet të kritikohen për rezultatet e tyre politike. Unë jam anëtar me kontribute politike dhe intelektuale në partinë që drejton Lul Basha, në PD.

Edhe unë pata dëshirën për ta përfaqësuar PD-në në parlament këto zgjedhje, por nuk u realizua. Biles isha ndër kandidaturat gjithmonë sipas listave jo-zyrtare, testuese dhe propozimet nga baza e PD-së, me kontribute jo vetëm lokale por edhe kombëtare në fushën e kulturës, artit, psikologjisë dhe me shumë shkrime në media për politikën, kulturën dhe psikologjinë e sociologjinë. Në këto rreshta nuk kam ndërmend të bëj analizën se kush do ti fitojë zgjedhjet dhe kush do të humbi PS-ja apo PD-ja. Apo, a do të fitojë apo humbi PD dhe Basha?! Unë lexoj, shoh dhe analizoj thelbin dhe të ardhmen politike të PD-së dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe stabilitetit ekonomik dhe politik në vend dhe rajonin tonë.

Bashën do ta votoj tashti në Qershor të 2017, në korrik të 2017 në PD, nëse do të votohet, deri mbas vitit 2021 antarësimin në BE.

Hatërmbetjet për listat deputetësh në PD, janë pa bazë dhe nuk i shërbejnë të ardhmes së PD-së. Biles unë mendoj se duhen përsëri elementë të tjerë politikë dhe profile me ide të reja që do ta përfaqësojnë PD-në në të ardhmen dhe të marrin fatet e të qeverisurit në Shqipëri. Duhet edhe një “reformë politike” tjetër mbas këtyre zgjedhjeve në PD, biles e konsideroj të domosdoshme për të ardhmen tonë. Reformat politike në një parti moderne nuk janë çeshtje listash për zgjedhje. Reformat politike përcaktojnë të ardhmen, drejtimin politik të së ardhmes të një force politike. Reformat politike, nuk janë dhe nuk duhet të jenë lista miqsh dhe dashamirësish, as lista “borxhesh” personale ose kolektive.

Arësyeja e këtij shkrimi është shumë e thjeshtë. Unë e di mirë që politika nuk ka të bëjë më të vërtetat. Por mua më pëlqen nganjëherë e vërteta. Pavarësisht se në politikën post-moderne sipas neo-hegelianëve e vërteta politike është “iluzion”. Në botën post-moderne duhet t’i drejtohemi reales, “Real politikës”, politikës së matshme. Pikërisht në këtë plan, formimi i personalitetit të  tij politik, e bën Lulzim Bashën politikanin përfaqësues të politikës reale dhe elitare.

Diçka duhet theksuar në këtë shkrim!

Unë mendoj “pozitivisht”, realisht dhe më pëlqen mendimi politik elitarë, për të ardhmen e PD-së dhe të ardhmen e të gjithë Shqipërisë dhe çështjes shqiptare dhe shqiptarëve në rajonin tonë kudo që janë me dialog dhe marrëveshje serioze ndërmjet forcave politike, si ajo më 18 Maj. Së fundi takimi me presidentin e SHBA-ve Donald Trump ishte një arritje e madhe për Zotin Basha dhe të gjithë ne.  Është vetë Basha që e ka bërë publik takimin e zhvilluar në SHBA. Lulzim Basha shkruante për takimin: “Takim i jashtëzakonshëm me Presidentin Donald Trump! Vizioni dhe kauza e tij janë frymëzim dhe inkurajim kolosal për lëvizjen tonë për një Republikë të qytetarëve, me ekonomi të fortë dhe të nesërme të sigurt për të gjithë shqiptarët”.

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>