Basha me ish-të përndjekurit: Liria kërcënohet nga diktatura e krimit, shpëtimi i vetëm largimi i Ramës

basha-me-te-perndjekurit

Demokratët janë në ditën e 10 të protestës para Kryeministrisë për zgjedhje të lira, ndërsa kryetari Lulzim Basha ka zhvilluar një bashkëbisedim me ish-të përndjekurit politikë. Kreu i opozitës theksoi se 26 vjet pas rrëzimit të diktaturës komuniste, liria është e kërcënuar nga diktatura e krimit dhe e drogës

Mëngjesin e dhjetë të protestës, kryetari, Lulzim Basha bashkëbisedoi me familjarë dhe pjesëtarë të shtresës së të përndjekurve politikë, duke deklaruar se 26 vjet pas rrëzimit të diktaturës komuniste, liria është e kërcënuar nga diktatura e krimit dhe e drogës. Pjesë e bashkëbisedimit ishte dhe Lavdie Nela, bashkëshortja e shkrimtarit të vrarë Havzi Nela, e cila kërkoi hapjen e dosjeve. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha përpara ish-të përndjekurve se liria e vendit kërcënohet nga diktatura e krimit dhe se e vetmja mënyrë që vendit t’i kthehet normalitetit është largimi i Ramës dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira nëpërmjet një qeverie teknike. Basha tha gjithashtu se qëndresa e PD sa vjen e rritet, ndërsa dha lajmin se kësaj proteste po i bashkohen edhe emigrantët. “Liria për të cilën luftuam 26 vjet më parë është e kërcënuar, tashmë jo nga një diktatura ideologjike, por nga diktatura e krimit. Sot liria kërcënohet nga një kryeministër që shkel kushtetutën për të mbrojtur kriminelët që ka sjellë në pushtet. Rama refuzon të zbatojë ligjin e dekriminalizimit për të mbrojtur krimin dhe drogën, me të cilin ndau pushtetin. Sot jemi këtu si pjesë e një vendimi të madh të marrë në 18 shkurt. Vendimi i madh është se nuk do të pranojmë që themeli i lirisë tonë zgjedhjet e lira dhe të ndershme të bien peng e një qeveri që ka vendosur ti vjedhë ato përmes parave të drogës. Jemi këtu për t’i thënë Ramës se e vetmja mënyrë për të kthyer normalitetin në vend është largimi yt dhe një qeveri teknike, rrugë tjetër nuk ka dhe nuk ka për të pasur”, u shpreh kreu i PD-së. Basha tha gjithashtu se qëndresa e PD sa vjen e rritet, ndërsa dha lajmin se kësaj proteste po i bashkohen edhe emigrantët. “Ky bashkim popullor sa vjen dhe rritet. Këtu nuk jemi për interesat tona, këtu jemi për interesin ekzistencial të çdo shqiptari, për interesin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sot kemi të përndjekurit politik. Po sot kanë mbërritur emigrantët nga Athina, që i bashkohen kësaj proteste. Janë nisur emigrant nga Italia, Brukseli, Londra për tu bërë pjesë e qëndresës sonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, u shpreh më tej kreu i PD-së Lulzim Basha. Pjesë e bashkëbisedimit ishte dhe gruaja e shkrimtarit dissident, Havzi Nela, i cili u var mes qytetit të Kukësit.  Në çadrën e protestës, ajo tha se lumturia e saj perëndoi kur diktatura i vrau bashkëshortin. Sot ajo jeton e vetme dhe kërkon vetëm një gjë:Lavdie Nela: Unë kërkoj të hapen dosjet me çdo kusht. Të dënohen gjithë kriminelët që na kanë vrarë të rinjtë dhe një nga këto është dhe bashkëshorti im Havzi Nela.

Bashkëbisedimi i kreut demokrat me familjarë, përfaqësues dhe të përndjekur politik në ditën e 10 të rezistencës popullore/ Mëngjesin e dhjetë të protestës kryetari Lulzim Basha bashkëbisedoi me familjarë dhe pjesëtarë të shtresës së të përndjekurve politikë. Pjesëmarrës të këtij grupimi marshuan drejt sheshit të qëndresës qytetare ku edhe ndanë përjetimet e tyre. Lavdie Nela, gruaja e poetit të vrarë, Havzi Nela, tha se lumturia e saj perëndoi kur ia mori diktatura. Sot ajo jeton e vetme dhe kërkon vetëm një gjë. “Unë kërkoj hapjen e dosjeve. Të gjithë kriminelet që kanë firmosur për vrasjen e poetit Havzi Nela të marrin dënimin e merituar. Familja ime u burgos e u internua për një Shqipëri demokratike. Sot ju falenderoj ju Zoti Basha që jeni bërë zëri i shqiptarëve në këto ditë të vështira”. Për Uran Kostrecin, tenda e protestës qytetare është sot çerdhja nga ku do të sjellin dhe njëherë demokracinë si e sollën në vitet ’90. “Ky popull që vuajti 50 vjet nga komunizmi nuk besoj se e kishte hak edhe këtë sistem që për mua është neo-komunizëm”. Në një linjë është edhe Besim Ndregjoni, i cili tha se sot kjo çadër e opozitës dhe qytetarëve shqiptarë, rrethohet nga një pushtet kriminal, i cili sot duhet t’i kërkojë falje kësaj kategorie. “Nuk e kishim menduar që bijtë e etërve që vranë këtë popull do të bënin politikë në Shqipëri. Le të dalë Edi Rama në dritare dhe ti kërkojë falje gruas së Havzi Nelës, ti kërkojë falje për firmën e babait të tij që vari bashkëshortin e zonjës Nela”. Osman Kaceli tregoi për të pranishmit se si 66 vjet më parë, 22 perona mes të cilëve edhe babai i tij, u pushkatuan pa asnjë shkak dhe u groposën pranë urës së Beshirit me vendim të Byrosë Politike. Një prej tyre, pjesëtar i shtresës së të përndjekurve politik, prej 40 vitesh tashmë, invalid, baba i tre fëmijëve, tha se sot shteti i jep një ndihmë financiare mujore prej 86 mijë lekësh të vjetra dhe ka mbetur në shpatullat e djalit të tij mbijetesa dhe shkollimi i dy fëmijëve të tjerë.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>