Basha me përfaqësues të biznesit: Taksidarët e bizneseve do të dalin para ligjit me ardhjen në pushtet të PD-së

basha-me-biznesin

Kreu i Opozitës: “Sa herë dështojnë me planin, republika e vjetër me kusarët që e mbajnë kanë vetëm një avaz, t’i përvishen qytetarëve. Mbrëmë ju kam dhënë një paralajmërim dhe sot dua ta përsëris. Mbajuani shënim emrat dhe mbiemrat. Republika e Re po vjen, gjeni vrimën e miut. Hajdutët e veshur me pushtet do të përgjigjeni para ligjit”

Në Republikën e re, taksë e sheshtë 9%, 40% rritja mesatare e pensioneve- formalizim total të tregut

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shpalosi planin e demokratëve për ekonominë e vendit. Gjatë bashkëbisedimit me qytetarë dhe përfaqësues të biznesit në çadrën e lirisë, Basha premtoi sërish se taksidarët e bizneseve do të dalin para ligjit me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike. Krye demokrati u ka kthyer përgjigje edhe mediave pranë Qeverisë, të cilat e kanë quajtur “vetëvrasje” protestën e opozitës dhe bojkotin e paralajmëruar të zgjedhjeve. Për këto media, Lulzim Basha dha këtë përgjigje: “Pra populli do të bëjë vetëvrasje. As PD as kjo lëvizje popullore nuk do të bëjnë vetëvrasje por do të vrasin Republikën e Vjetër, do të ekzekutojnë Republikën e Vjetër”. Kryetari i PD premtoi gjithashtu rritjen e pensioneve dhe uljen e taksave në atë që ai e quan Republika e Re. “40% do të jetë rritja mesatare e pensioneve në Republikën e Re. Taksat e sheshtë 9% për fitimet personale mbi 300 mijë lekë, për fitimin korporativ dhe taksën e transferimit të pronës. Formalizim total të tregut. Shqiptarët do të jenë krenar të kontribuojnë taksën më të lirë në Ballkan. Biznesin e vogël në Republikën e Re do ta marrë malli të shohë taksidarët me sy”, theksoi Basha. Gjatë fjalës pasdite te çadra në bulevard, kreu i opozitës, Lulzim Basha i bëri thirrje nëpunësve të shtetit që të mos i binden urdhrave të paligjshëm për terrorizimin e bizneseve, pasi me republikën e re qe po vjen tha ai kush ka bere shkelje do te përfundojë prapa hekurave. “Biznesi i vogël nga e hëna e kësaj jave që po mbyllet po përjeton një sulm, masakër nga falangat e taksidarëve të Ramës, Ahmetajt, me urdhër të kësaj qeverie të bërë njësh me krimin dhe drogën dhe që ka dështuar të përmbushë pritshmëritë për buxhetin e shtetit, i janë sulur bizneseve të vogla gjatë gjithë kësaj jave, me inspektime pas inspektimesh. Mbrëmë ju kam dhënë një paralajmërim dhe sot dua ta përsëris. Mbajuani shënim emrat dhe mbiemrat, republika e re do ti vërë para ligjit do i bëjë përgjegjës një për një, s’do shpëtoni nga forca e hekurt e ligjit ju që terrorizoni bizneset. Republika e re po vjen, gjeni vrimën e miut, hajdutët e veshur me pushtet nga i pari te i fundit ta harrojnë se do negociojmë shkeljen e ligjit, për çdo shkelje do merrni ato që meritoni”, tha Basha.

Basha: Me 10% rritje paga, borxhi në sektorin publik është 11%/Në forumin për ekonominë i cili u diskutua në çadrën e lirisë, kryetari i PD, Lulzim Basha komentoi vendimin e qeverisë për rritjen e pagave me 10%. Basha tha se me këtë rritje Rama i ka borxh sektorit publik 11%. Basha: Hera e fundit kur janë rritur rrogat e sektorit publik ka qenë korriku i vitit 2013. Ndërsa 420 mijë shqiptarë që punojnë në sektorin privat të vetmen rritje që kanë parë ka qenë rritja e tatimit mbi të ardhurat personale deri në 23% ka qenë rritja e tatim fitimit për bizneset në 15%, që ka rezultuar në pushime masive nga puna dhe ulje pagash në sektorin privat. Ndërkohë janë shtrenjtuar në këto vite mallrat jetike mesatarisht me 12%. Karburanit 28%, tarifat e arsimit të lartë 30%. Që nga 2013 nuk është dhënë shpërblimi i fundvitit. Pra po ti biem lapsit të së vërtetës dhe jo kunjës së mashtrimit me të cilin kruan veshin Rama i bie që me rritjen 10% pas tre vitesh i ka borxh akoma sektorit publik 11% sepse fuqia blerëse e shqiptarëve ka rënë me 21%, si rezultat i rritjes së çmimeve dhe taksave.

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>