Basha: Në 2016, 5-fishim të sipërfaqes me kanabis – bosët e krimit, të lidhur me Rama-Tahirin

bashaa

Kreu i Opozitës: “Sot nuk ka dy të vërteta për drogën. Ka vetëm një: pesëfishim i sipërfaqes së mbjellë në vitin 2016. Nuk ka dy të vërteta për bosët e krimit. Ka vetëm një: nuk kapen dhe këtë nuk e pengon vettingu. E pengon qeveria, Ministri i Brendshëm, Kryeministri”

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook ka lëshuar një deklaratë, ku shprehet se të vërtetat për drogën apo bosët e krimit, i lidhin këta të fundit drejtpërdrejt me qeverinë dhe kryeministrin. Basha shprehet se e vërteta e vetme për drogën është se ka një pesëfishim të sipërfaqes së mbjellë në 2016-ën dhe se bosët e krimit nuk kapen, sepse mbrohen nga Edi Rama dhe Saimir Tahiri. Sipas liderit të opozitës vjedhjet me tendera, koncesione, por dhe përvetësimet në mënyrë kriminale të pronave kryhen nga banditë dhe kriminelë, që operojnë nën siglën e qeverisë Rama. Për Bashën e vërteta e vetme në lidhje me ngërçin e prodhuar me negociatat e anëtarësimit është se kjo qeveri nuk ka përmbushur standardet e kërkuara nga Bashkimi Evropian dhe askush nuk beson se Edi Rama mund të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Postimi i plotë i Lulzim Bashës në Facebook:“Sot nuk ka dy të vërteta për drogën. Ka vetëm një: pesëfishim i sipërfaqes së mbjellë në vitin 2016. Nuk ka dy të vërteta për bosët e krimit. Ka vetëm një: nuk kapen dhe këtë nuk e pengon vetingu. E pengon qeveria, Ministri i Brendshëm, Kryeministri. Sot nuk ka dy të vërteta për korrupsionin. Ka vetëm një: kudo ku vidhet me tendera dhe koncesione, kudo ku lartësohen ndërtime pa leje, kudo ku shqyhen, tjetërsohen e përvetësohen prona në mënyrë kriminale janë njerëzit, e janë njerëzit e qeverisë dhe Kryeministrit. Nuk ka të tjerë! Nuk ka dy të vërteta për hapjen e negociatave. Ka vetëm një: nuk hapen sepse nuk janë përmbushur standardet dhe sepse kemi zgjedhjet përpara dhe qeveria nuk ka besueshmërinë se mund t’i zhvillojë sipas standardeve.”

Ish-kryeministri Berisha: Shifrat e DEA-s të gabuara, 25 ton kanabis gjenden vetëm në fshatin e Saimir Tahirit/ Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë ditës së djeshme ka postuar në profilin e tij në Facebook një denoncim të një qytetari, ku hidhet dritë mbi sasitë marramendëse të kanabisit, që është prodhuar në vitin 2016 vetëm në disa fshatra të Tepelenës, prej ku ndodhet dhe vendlindja e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Qytetari dixhital, sipas ish-kryeministrit Berisha pohon se të dhënat e DEA-s amerikane se në Shqipëri gjenden rreth 15 ton kanabis janë totalisht të pavërteta pasi vetëm në vendlindjen e Saimir Tahirit aktualisht magazinohen 25 ton kanabis. Në mesazhin e bërë publik nga Berisha thuhet se në këto zona nuk shkel asnjë polic, pasi ministri i Brendshëm zotëron pjesën e luanit dhe në një tjetër fshat të quajtur Nivicë mendohet të jetë të magazinuara rreth 50 ton kanabis. Postimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha:“Qytetari dixhital i përgjigjet shkrimit të Kathemerini bazuar në të dhënat e DEA-s amerikane: 25 ton kanabis ka vetëm Gusmari i Sajës! Përshëndetje dhe gëzuar vitin e Ri doktor, jam një bashkëfshatar jo kanabist i Saje qorrit. Më çuditi një shkrim i gazetës Kathemerini, në të cilin bazuar në burime të DEA-s amerikane thuhej se në Shqipëri janë 15 ton kanabis. Të them të vërtetën kjo mu duk si një shaka, mbasi vetëm në fshatin tonë kushërinjtë dhe farefisi i Saje Qorrit kanë të pa shitur në këto momente që po të shkruaj të paktën 25 tonë. Natyrisht këtu nuk shkel këmbë polici, mbasi dihet se ministri ka pjesën e luanit. Por përsëri dua të jem i sinqertë, nuk është fshati ynë kampion, mbasi Nivica ka të paktën dyfishin e kësaj sasie. Me respekt G.M”

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>