Basha në Greqi: Të anulohet ligji i luftës me Shqipërinë

basha

Kreu i Opozitës në Athinë, me ftesë të kryetarit të Partisë “Demokracia e Re”

 

 

 

Kryetari Basha u prit në takime të veçanta nga Kryetari i Partisë Demokracia e Re, Kyriakos Mitsotakis. Më pas ai zhvilloi një takim me Grupin Parlamentar të Nea Demokracia dhe me Kryetarin e Komisionit Parlamentar të Marrëdhënieve me Jashtë Kostas Duzinks

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur një tur takimesh në vendet anëtare të Bashkimit Europian. Pas Gjermanisë dhe Italisë, Basha është pritur në Greqi nga drejtues të lartë politike. Basha u prit në takime të veçanta nga Kryetari i Nea Demokracia, Kyriakos Mitsotakis. Më pas ai zhvilloi një takim me Grupin Parlamentar të Nea Demokracia dhe me Kryetarin e Komisionit Parlamentar të Marrëdhënieve me Jashtë Kostas Duzinks.

Kryetari i Partisë Demokratike u prit dhe nga Kryetari i Grupit Parlamentar të PASOK, Andrea Loverdos. Basha vlerësoi si shumë të rëndësishme marrëdhëniet me shtetin fqinj dhe theksoi angazhimin e Partisë Demokratike për të mbështetur dhe nxitur më tej këto marrëdhënie të cilat ndikojnë edhe në lehtësitë dhe përmirësimin e kushteve të bashkëkombësve tanë që jetojnë dhe punojnë në shtetin grek.

Për të shfrytëzuar plotësisht potencialin që ekziston në marrëdhëniet Shqiptaro-Greke, Basha theksoi se është e rëndësishme qe të trajtohen në frymën e bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë të gjitha çështjet e mbartura dhe të zgjidhen duke demonstruar vullnet të përbashkët dhe vizion europian. Në këtë kuadër, Basha shtroi anulimin e ligjit të luftës, si një çështje zgjidhja e të cilës do të kishte një impakt shumëplanësh pozitiv në marrëdhëniet dypalëshe. Në takimet e zhvilluara me drejtues të partive politike dhe me deputetë të komisionit të Jashtëm të parlamentit grek, Basha ka kërkuar mbështetjen e tyre në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Kryetari Basha u takua edhe me kryesinë e Partisë Demokratike të Greqisë.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>