Basha në Kamëz: Rama fshihet poshtë minderit si fëmijë, shqiptarët nuk harrojnë lehtë

kamez

Kryetari i Parisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi në Kamëz një takim me banorët dhe tregtarë të vegjël të kësaj zone. Kreu i PD u tregoi banorëve programin e përgatitur ekonomik, i cili do të rrisë konsumin, prodhimin, fuqinë blerëse dhe do të hapë vende të reja pune. Të gjithë tregtarët dhe pronarët e dyqaneve të vogla treguan interes për pullën fiskale, që do të ndalë gjobat e taksidarët hajdutë

Deklarata e kreut të PD: Këtë javë s’ka gjumë, ne jemi të palodhur

 

Kryetari i Parisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi në Kamëz një takim me banorët dhe tregtarë të vegjël të kësaj zone. Në bashkëbisedime të ndryshme, Basha u ndesh dhe me një pronar marketi i cili i tregoi se nuk kishte shprese që të merrte paratë e listës së borxheve të klientëve të tij, pasi ishin familjarë të hequr nga skema e ndihmës ekonomike. Kreu i PD  u tregoi banorëve të Kamzës programin e përgatitur ekonomik,  i cili do të rrisë konsumin, prodhimin, fuqinë blerëse dhe do të hapë vende të reja punë. Të gjithë tregtarët e pronarët e dyqaneve të vogla, treguan interes për pullën fiskale, që do të ndalë gjobat e taksidarët hajdutë. “E keni parë apo jo, futet si ata fëmijët e vegjël poshtë minderit, del prej andej me rroba të tjera, e thotë se s’jam unë. Po ti je, ti që shkaktove gjithë këto probleme. Shqiptarët nuk harrojnë, ti je autori”, u tha Basha qytetarëve të Kamzës. Ne jemi të palodhur, energjikë, ata janë telef, e keni parë sa të lodhur janë -, tha Basha, duke u kujtuar se si – Rama gjatë një mitingu të kohëve të fundit ngatërrohej, herë thoshte jam PD, herë PS, nuk dinte se çfarë nxirrte nga goja”.

Basha me banorët e Paskuqanit dhe Laprakës: Plani im ekonomik funksionon, do t’i ndieni efektet menjëherë/ Lideri i Opozitës së bashkuar,  Lulzim Basha ka zhvilluar takime me banorët e Paskuqanit dhe të Laprakës, ku iu ka shpjeguar atyre planin e rritjes ekonomike dhe uljes së taksave. “Me uljen e taksave, me uljen e çmimit e energjisë, me uljen e çmimit të naftës, do të mundësojmë kushte më të mira për biznesin. Pullën fiskale do ta vendosim pasi të paguani detyrimin që është maksimumi 1.5% e xhiros për biznesin e vogël. Është model ekonomik që funksionon në Europë, do të funksionojë edhe këtu”, tha Basha. Ndërkohë që një tregtar i është ankuar Bashës, se tatimorët po i gjobisin çdo ditë. “500 mijë lek gjobë për një vetë të punësuar”, u ankua një tregtar.Dhe këtej thotë, biznesit ia kam heq taksat. I ka heq vizën jo taksat”, thotë Basha, duke shtuar se ndryshimi që presin shqiptarët po vjen. Në Njësinë 4 në Tiranë, Basha dëgjon ankesat e biznesit të vogël si dhe u demonstron pullën fiskale që dëshmon shlyerjen e detyrimit, çka do të mbajë larg tatimorët dhe hajdutët e shtetit që vendosin gjoba. Qytetarët të gjithë ankohen që nuk ka punë, nuk ka lekë. Në Paskuqan, Basha shpjegoi planin e tij për fermerët. “Për fermerët kemi një plan me 100 milionë euro subvencion në vit që është praktikë europiane dhe nuk e kemi shpikur ne. Ti japim dorën të futen në treg, se ata janë jashtë tregut. Konkurrencës së pandershme dhe mos subvencionimit do ti japim fund”, tha Basha.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>