Basha: Në Manzë, 30 km larg Tiranës, 100 tonë kanabis i magazinuar

basha-ne-cadra

Kreu i PD përsëriti dje se zgjedhjet e 18 Qershorit nuk do të mbahen, sa kohë që Rama mban peng postin e kryeministrit. Kreu i Opozitës ka deklaruar se në Manzë të Durrësit gjendet një magazinë me rreth 100 tonë kanabis, e cila kontrollohet nga kryepolici trafikant që është shefi i vërtetë e shegertit Rama

Përgjigjja për sigurinë/ Çdo shqiptar, i rrezikuar nga lidhja e Qeverisë me krimin

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë një deklaratë të fortë nga Çadra e Lirisë gjatë bashkëbisedimit me qytetarët. Kryetari i opozitës u shpreh se ka marrë informacione nga policia që 30 kilometra larg Tiranës është një magazinë e mbushur me drogë. Sipas Bashës, magazina ndodhet në zonën e Manzës në Shijak, brenda së cilës ka 100 ton kanabis sativa. “Sot që flasim kam marrë mesazhe nga zyrtarë të Policisë së Shtetit që tregojnë se sa e rëndë është gjendja e drogës në vend. E dinë të gjithë se në Manzë, 30 km nga këtu ka një magazinë me 100 ton drogë”, tha kreu i demokratëve. Basha akuzoi gjithashtu Edi Rama se ka futur në Parlament dhe në Bashki deputetë e zyrtarë me të kaluar kriminale. “Njeriu që sot ka guximin të dalë para të rinjve ka sjellë në Parlament deputetë e kryetarë, ata që kanë shitur bijat e shqiptarëve në rrugët e Evropës. PD ka lindur si partia perëndimore e shqiptarëve, si partia e vokacionit evropian. Ku e gjejnë guximin bijtë e stalinistëve shqiptarë të akuzojnë PD si një parti anti perëndimore”, tha Lulzim Basha.

Çdo shqiptar i rrezikuar nga lidhja e Qeverisë me krimin/Kreu i opozitës Lulzim Basha ka folur rreth lajmit të raportuar në media se ndaj tij po përgatitej një atentat që synonte eleminimin fizik të tij. Ndonëse nuk iu referua direkt vetes së tij, Basha tha se çdo shqiptar është i rrezikuar për jetën nga lidhja e krimit me qeverinë. “Rreziku jetik  i kanoset çdo shqiptari. Në 55 ditë të qëndresës 24 orëshe jemi të pa frikësuar nga kriminelët e qeverisë. Në qeverisjen e tij lulëzojnë dhe ecin përpara vetën kriminelët të paaftët të korruptuarit, të paarsimuarit. Rama në çdo ditë të qeverisjes së tij e ka larguar Shqipërinë nga Evropa. Nëse e lejojmë këtë të keqe të vazhdojë, do bëhet më zi”, tha Basaha.

Zgjedhje më 18 qershor nuk do të ketë, Edi Rama do të largohet/Kreu i Partisë Demokratike gjithashtu e siguroi kryeministrin se nuk do të ketë zgjedhje me 18 qershor, ndërsa theksoi e kjo është një kauzë e qytetarëve të ndershëm. “Me sigurinë që ju jep për pak ditë krimi në pushtet dhe pushteti në krim, me drogën financiarisht dhe fizikisht që ju ka krimbur trutë, edhe sot hodhe dorashkën ndaj një populli të tërë se nuk do të tërhiqen, se nuk do të ketë qeveri teknike, se zgjedhjet do të mbahen me 18 qershor. Mbajeni mend dhe fiksojeni mirë, po ua them me sigurinë totale të një populli të bashkuar rreth kauzës së vet se zgjedhje me 18 qershor nuk do të ketë, Edi Rama do të largohet, një qeveri teknike do ti hapë rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Basha tha se vendi duhet dhe do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Vendi së pari duhet dhe do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, të lira nga droga që shtrihet kudo, nga krimi që përgjon dhe kërcënon kudo. Kjo është një kauzë e madhe, e drejtë, një kauzë historike

Gjatë paradites së djeshme/Basha me krerët e degëve, në fokus protesta kombëtare e 7 Majit në Kavajë/ Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka takuar në seli krerët dhe sekretarët e degëve të PD-së, për përgatitjen e protestës kombëtare të 7 majit në Kavajë. “Impenjim i gjithë degëve, mobilizim i demokrateve dhe i qytetarëve”, ka qenë mesazhi që ka dhënë Basha në lidhje me përgatitjen e kësaj proteste të madhe popullore. Pak ditë më parë në një mbledhje me aleatët, opozita vendosi që të bëjë në datën 7 maj, në ditën e zgjedhjeve në Kavajë të organizohet një protestë e madhe popullor.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>