Basha në Pogradec: Vendet e punës dhe rritja e mirëqenies, prioritet i Republikës së Re

kle

Kryeministri i ardhshëm, i shoqëruar nga ekipi fitues i kandidatëve të Qarkut Korçë është pritur dje me entuziazëm në qarkun juglindor të vendit. Gjatë takimeve në Pogradec, Bilisht dhe Devoll, Basha shpalosi programin për një qeverisje hap vende pune dhe rrit mirëqenien. Gjatë bashkëbisedimit mbrëmë me qytetarë të Pogradecit, ai u shpreh se me 25 qershor, kemi në dorë të heqim dorë nga lojërat antistres, ku na ka degdisur pushteti i Ramës, pasi kemi një plan konkret që do sjellë para në qarkullim, do rrisë konsumin, do rrisë prodhimin, do hapë vende pune, do ndezë fuqishëm ekonominë e vendit

Kreu i PD në Bilisht: “Unë ushqej fëmijët e mi, Republika e Re do ushqejë fëmijët e shqiptarëve”

 

Kreu i Opozitës,  Lulzim Basha,  mbrëmjen e djeshme ishte në qytetin e Pogradec, ku vazhdoi aktivitetin elektoral  me takime e bashkëbisedime me qytetarë të Pogradecit. Basha u shpreh se me 25 qershor, kemi në dorë të heqim dorë nga lojërat antistres. Gjatë takimeve me qytetarë të Pogradecit, kreu i PD u ka shpjeguar se ai nuk ka premtime, ka një plan konkret që funksionon si i tërë me gjithë komponentët që do sjellë para në qarkullim, do rrisë konsumin, do rrisë prodhimin, do hapë vende pune, do ndezë fuqishëm ekonominë e vendit.

Kreu i Opozitës, Lulzim Basha ka komentuar pasditen e djeshme me banorë të Devollit, deklaratat e Edi Ramës nëpër mitingje, i cili akuzon e fajëson sistemin e këdo, dhe kërkon edhe më shumë pushtet, sikur të kishte mbërritur sot në Shqipëri për herë të parë. Basha tha se po ta dëgjosh se çfarë thotë me akuzat që bën, i bie që as Edi Rama nuk e voton Edi Ramën. ‘Del dhe shan veten e tij. E dëgjuat në Maliq e Devoll, për të bërë diçka që se ka bërë asnjeri, janë dy Edi Rama, njëri që qeveri 4 vite dhe njëri që shan Edi Ramën që ka qeverisur 4 vite’, u shpreh Basha. Kreu i PD tha se Rama është përgjegjës për korrupsionin, për abuzimin me pushtetin, për mos mbajtjen e premtimeve, për varfërinë për gjendjen e rëndë të vendit, është një dhe vetëm një, Edi Rama, ai që qeverisi dhe kishte gjithçka nën kontrollin e tij në 4 vite. Basha citoi shifrën tronditëse të Gallup që thotë se 56 % e shqiptarëve duan të ikin dhe kjo është përgjegjësi direkte e Edi Ramës dhe qeverisjes së tij.

Kreu i PD në Bilisht: Unë ushqej fëmijët e mi, Republika e Re do ushqejë fëmijët e shqiptarëve/ Kreu i PD, Lulzim Basha gjatë takimit me banorë të Bilishtit i ktheu një përgjigje Edi Ramës në lidhje me planin e tij ekonomik, për ekonomi të fortë e të nesërme të sigurtë që parashikon mbajtjen e fëmijëve shqiptarë në shkollë deri në orën 16.00, ku do të kryejnë detyrat, do të mësojnë gjuhë të huaja dhe ku shteti do t’u sigurojë edhe drekën. “Unë ushqej fëmijët e mi, por Republika e Re do të ushqejë fëmijët e shqiptarëve. Sepse tha Basha, paratë nuk do të bëhen rrush e kumbulla, pllaka e palma të thara, siç i bëri Rama. Paratë do t’u kthehen shqiptarëve. Plani im ekonomik, tha Basha, do të sigurojë rritje të konsumit, të prodhimit, do të hapë vende pune, do të krijojë mundësi për rininë, do të mbështesë fermerët, do të nxisë ardhjen e investitorëve të huaj. Plani ekonomik i Lulzim Bashës do të ndezë motorët e ekonomisë, dhe ai do të ketë prioritet njerëzit, fëmijët e shqiptarëve me shkolla të mira që ofrojnë drekë për ta, do të ketë prioritet pensionistët duke rritur shpërblimin e tyre, do të mbështesë të rinjtë dhe njerëzit në nevojë”, tha Basha.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>