Basha në Shijak: Presidenti Trump mbështeti planin ekonomik të Opozitës

dr

Takimi mes kreut të PD Basha dhe presidentit Donald Trump është pritur me mjaft interes nga qytetarët, të cilët në takimet e djeshme të liderit të opozitës treguan interesim të madh për bisedën dhe mesazhet e përcjella. Kreu i PD tha dje në një bashkëbisedim në Shijak se fokusi i takimitka qenë programi ekonomik që do të shpëtojë vendin nga humnera, përmes uljes së taksave dhe hapjes së vendeve të punës

 

Kreu i Opozitës së bashkuar, Lulzim Basha, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar një takim me qytetarët e Shijakut.Takimi mes Bashës dhe Trump është pritur me mjaft interes nga qytetarët e Shajakut, të cilët kanë treguar kuriozitet e interes rreth bisedës së kreut të Opozitës me presidentin amerikan. Basha iu ka shpjeguar qytetarëve të Shijakut më tepër detaje nga takimi, duke nënvizuar se tema ka qenë programi ekonomik që do të shpëtoj vendin nga humnera.

Qytetarja: Si ja kalove në Amerikë?

Basha: Shumë shumë mirë. Gjatë takimit me Presidentin Trump jemi fokusuar tek plani ekonomik. Plani ekonomik i atyre i ngjashëm me tonin. Ulja e taksave është prioriteti jonë kryesor.

Basha nga Durrësi:Rama-Meta në 4 vite në garë me njëri-tjetrin se kush do të grabiste më shumë/Kryetari i PD, Lulzim Basha tha nga qyteti i Durrësit se Rama dhe Meta në 4 vite kanë qenë në garë me njëri-tjetrin se kush do të grabiste më shumë. Sipas Bashës, Rama dhe Meta janë përgjegjësit kryesore për situatën ku ndodhet vendi, ndërsa bëri thirrje që të dy të ndëshkohen me votë në 25 qershor. Kreu i PD teksa prezantoi programin politik theksoi se qeveria e re e vendit do të ndërtoj ekonominë, duke qenë në koalicion vetëm me qytetarët. “Ne duhet ti çojmë kriminelët prapa hekurave. Sepse këta çfarë bëjnë? I nxjerrin dhe i sjellin në mes të Durrësit. Këta të dy, deri para 2 javësh putheshin sepse kishin bërë në plan të bënin zgjedhje pa opozitën, e tani zihen.Po pse zihen? Zihen sepse duan pasurinë e vendit. 550 milionë euro i kanë futur në xhepa 48 veta, me kryehajdutin Ilir Beqaj dhe shefin e tij Edi Rama.Gjysma e parave nuk shkojnë për shëndetësinë, por vidhen. Para 4 vitesh tha 300 mijë vende pune, po në Durrës sa vende pune janë hapur? Asnjë”, tha Basha.Më tej, kreu i PD theksoi se Rama-Meta në katër vite kanë qenë në garë me njëri-tjetrin se kush do grabiste më shumë. “Kanë qenë në garë Edi Rama dhe Ilir Meta kush e kush vjedh më shumë, kush e kush grabit më shumë në këtë vend. Janë në garë prapë me njëri-tjetrin, por jo për ju por për pushtetin dhe xhepin e tyre. Kësaj do ti japim fund në 25 qershor. Një të mirë e ka kjo, se ja nxori petët lakrorit, Tani flasin të dy si opozitarë. Po ti dëgjosh duket sikur këta kanë qenë në opozitë jo në qeveri. Shaj njëri e shaj tjetri. Këto dy javët e fushatës u kujtuan të denoncojnë të zezat që ju të gjithë i keni hequr në shpinë. Por ky është mashtrimi i fundit. Shqiptarët nuk kanë për të ngrënë më sapunin për djathë. Një herë mashtroi, premtoi dhe nuk mbajti asnjë premtim, jo se nuk kishte mundësi. Kush e pengoi?! Ilir Metën e kishte nën sqetull. Do rris çmimin e naftës, Amin thoshte Ilir Meta ngriti kartonin. Do rris çmimin e energjisë, ngriti kartonin Ilir Meta. Do e ndaj hartën si të dua unë, ngriti kartonin Ilir Meta, se në Pazar ishin të dy. Të dy bashkë i bënë këto myncyre, bashkë me atë të tezgës si e ka ai , ish-drejtori i Doganës së Fatos Nanos që është bërë tani patriot i madh, e dini për kë e kam fjalën. Këta tre kishin në dorë, i pari dhe më i fuqishmi Edi Rama me këto dy paterica, Ilir Metën dhe Shpëtim Idrizin. Këta e mbushën Shqipërinë me kriminelë. Ndaj në 25 qershor është dita ti ndëshkojmë me votë, të parin Edi Ramën, njeriun që shkeli premtimet, të dytin Ilir Metën që na hiqet si engjëll dhe bërtet në sheshe, por pa Iliri Metën, Edi Rama nuk i bënte dot të zezat e këtij vendit. Të dy bashkë janë përgjegjës, të dy bashkë ndëshkojini me votë. Edhe ky i treti që thotë unë do bëj koalicion me partinë e parë. Partia e parë fituesja e këtyre zgjedhjeve do jetë PD dhe opozita, por ne nuk do bëjmë Pazar, as me shpk as me tezgat që e bënë Shqipërinë një tepsi ku u sulën. Ora po vjen ti ndëshkojmë këta keqbërës”. Më tej, kreu i PD theksoi se ky është mashtrimi i fundit i tyre.“Edi Rama me dy patericat e tij, Ilir Metën dhe Shpëtim Idrizin. Këta e shkatërruan ekonominë, këta e mbushën shtetin me kriminelë. Këta duhet të ndëshkohen me votë, i pari Edi Rama dhe të tjerët pas tij. Partia e parë fituese e këtyre zgjedhjeve do të jetë PD dhe opozita e bashkuar. Ne nuk do të bëjmë pazar, as me shpk-të as me tezgat. Po vjen ora e ndëshkimit. Rama flet për timonin, por vetëm timoni i ka ngelë Shqipërisë, shtet. Motorin e shkatërroi me gjithçka tjetër. Cili është motori i një vendi? Ekonomia. Ai e shkatërroi. Ka harxhuar miliarda euro për palma, zyra, makina luksi. 600 milionë euro i ka falë CEZ-it dhe për të mbushur gropën u rriti çmimin juve”, deklaron Basha.

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>