Basha nga Fieri: Anketa e Ramës konfirmon se nuk kishte program, por skemë për kapjen e votës

ba

Lulzim Basha deklaroi se anketa që po bën Edi Rama, tregon se ai nuk kishte një program apo alternativë qeverisëse në zgjedhje, por vetëm skemë për kapjen e votës. Basha kandidat për kreun e PD u takua me anëtarësinë e Patosit, Roskovecit, Fierit, Mallakastrës dhe Lushnjës, ndërsa  para tyre theksoi se do të ndërtojë një raport të ri me anëtarin e partisë dhe me qytetarët. “Edi Rama ka hapur sondazh se çfarë duan shqiptarët nga qeverisja e tij. Hipokrizia e kësaj është përtej çdo përfytyrimi. Është e qartë për çdo shqiptar se Edi Rama nuk ka as program, as plan për të qeverisur Shqipërinë. Është e qartë se kjo maxhorancë është fiktive  dhe nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve por përfaqëson shtrembërimin e këtij vullneti përmes shit-blerjes së votës që u faktua në këto zgjedhje si varrmihësi i demokracisë tonë të brishtë”. Në bashkëbisedimet me anëtarësinë e degëve të qarkut Fier, Lulzim Basha analizoi rezultatin e zgjedhjeve, çfarë nuk shkoi dhe si do mund të shkojnë demokratët drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme.  “Nisja e fushatës elektorale për formacionin tonë politik, në fakt ishte fundi i fushatës elektorale për kundërshtarët tanë. Një javë para se demokratët të ishin në terren në një fushatë qytetare, demokratike, europiane, duke shpalosur platformë, një plan për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike, alternativë për të gjithë kategoritë e njerëzve që vuajnë këtë krizë ekonomike; kundërshtari kishte mbyllur punën. Jo me plan, as me platformë, as me alternativë, por ashtu siç di të mbyllë punë; Me pagesa të majme duke nisur nga votuesit e vet, ata që nuk i ka sistemuar dot me favore e me punë në administratë, duke vazhduar me mbledhjen e kartave të identitetit tek ata që dyshohen si mbështetës të opozitës, me përdorimin në masë të administratës së shtetit dhe favoreve, me përdorimin e parave të derdhura lumë nga trafiku i drogës, me kërcënime jo vetëm të votuesve demokratë por edhe të familjarëve të tyre, më të gjitha format dhe mënyrat për të tjetërsuar vullnetin e qytetarëve”, tha Basha.

Krahas argumentit se 25 qershori nuk reflekton vullnetin e qytetarëve për shkak të blerjes së votës, ai premtoi se ndërkohë do të ndërtojë një raport të ri, me anëtarin e partisë dhe me qytetarët të. “Do kërkoj përveç bashkimit, një raport të ri dhe të ndërtuar me kujdes në radhë të parë mes drejtuesve dhe anëtarëve dhe në radhë të dytë dhe më e rëndësishmja midis vetë Partisë Demokratike dhe qytetarëve. Leksioni që vjen nga ato zona që ne kemi fituar, siç është Kavaja, tregon se bashkimi i të gjithë faktorëve, përdorimi i të gjithë forcës dhe vendosmërisë për tu përballur me bandat dhe me lekët e pushtetit, pati sukses, vetëm atëherë kur nuk mbeti brenda dhe vetëm brenda familjes tonë por kur u shtri në çdo shtëpi e çdo votuesi”, pohoi Basha.

E ndërsa Kavaja po cilësohet përditë si modeli i suksesit të dekriminalizimit dhe partiakëve të punës, ajo është njëkohësisht dhe prova e një partie të dobët në gjithë vendin për shkak të përçarjes.

Selami nga Fieri: Së bashku sjellim PD në pushtet/Fushatën për postin e kryetarit të PD, kandidati Eduard Selami e vijoi në Patos, Mallkastër, Roskovec dhe Lushnjë. Duke analizuar shkaqet e humbjes së PD në zgjedhjet e 25 Qershorit, Selami tha se humbja e ka zanafillën më të hershme dhe së fundmi pati shmangie të konsiderueshme nga sistemi i vlerave, meritokracisë, konkurencës  dhe rregullave brenda partisë. “Demokratët janë qytetarë të angazhuar por ata u shpërfillën dhe nuk u dëgjuan. Ne duhet ti kthejmë njëri-tjetrit besimin, duhet ti kthehemi vlerave të lirisë, e më pas t’ia rikthejmë ato, të gjithë shqiptarëve”, tha zoti Selami.  Sipas tij humbja ne 25 Qershor ishte refuzim i shqiptarëve ndaj lidershipit të Bashës.

“Ne duhet ti rikthejmë demokracinë e brendshme PD, funksionimin demokratik, dhe duhet që të prezantojmë brenda forcës sonë politike një frymë të re e cila duhet të inspirojë jo vetëm demokratët por dhe të përcillet për gjithë Shqipërinë. Ne duhet të rrezatojmë shpresë për shqiptarët. PD që në vitin 92 ka qenë forca më promotore e zhvillimit dhe ajo duhet  të kthehet alternativa më e mirë për progresin e shqiptarëve”.

 

1 Koment

  1. Z. B. SHBA

    10/07/2017 at 20:47

    Rama nuk kishte fushate, sepse nuk e dinte akoma se sa droge do shiste, sepse ne shume raste I mbeti dopio gjashta ne dore, para fushates bente si me I pasuri I botes, endra e tij mbeti ne sirtar, filloi te shpartalloje dhe vazhdon akoma rruget e TIRANES me Lali Erin e famshem, te cilit s’i pushon goja gjithe diten duke llomotitur, sikur ka ngrene shirit manjetofoni, pusho more lalush se nuk ke fuqi per ne darke, do nje dush te ftohte per te ngritur nga gerhitmat, kurse ai qe te jep parate, del e ben xhiro neper TIRANE. Vetem kjo ju ka mbetur, tani mendoni se ku do mbillni droge sa per vete, se do cmendeni po nuk e pite.