Basha nga Kukësi: Kamionët e qeverisë ngarkohen me dru, qytetarët ndëshkohen për shkurre

basha-kukes

Kreu i PD: “Kam qenë në kontakt me qytetarët dhe këshilltarët bashkiake. Bashkitë nuk kanë pasur asnjë ndihmë nga qeveria qendrore, ia kanë dalë të vetme. Puna në Kukës është për t’u lavdëruar. Këto janë ditë të vështira, banorët janë të vetëm përballë acarit”

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë ditën e djeshme në Kukës për të parë nga afër situatën në një prej zonave më të prekura nga acari dhe bora, por edhe nga braktisja e qeverisë. Duhej që të kërkohej publikisht ndihmë që qeveria të kujtohej për Kukësin e të niste disa ndihma modeste për banorët e bllokuar në zonat e Kukësit. Kreu Basha ka zhvilluar një takim në bashkinë e Kukësit me drejtuesit lokalë të cilët i ka falënderuar për punën e bërë deri më tani edhe pse ishin të braktisur nga qeveria. “Regjimi për drutë e zjarrit është ndëshkues. Kam qënë në kontakt me qytetarët dhe këshilltarët bashkiakë. Bashkitë nuk kanë pasur asnjë ndihmë nga qeveria qendrore, ia kanë dalë të vetme. Puna në Kukës është për t’u lavdëruar. Këto janë ditë të vështira me mungesë energjie. Ngrohja dhe problemet me energjinë elektrike janë halle të mëdha që janë ngritur nga të gjithë qytetarët, të majtë, të djathtë, pa dallim. Ndërkohë, kamionët e qeverisë ngarkohen me dru dhe qytetarët ndëshkohen për shkurre. Situata është rënduar në gjithë vendin. Cmimi i latave të druve në Korcë, Ersekë, Përrenjas, Dibër, Kukës, Has, Tropojë, Malësi e Madhe, Dukagjin, Shkodër, këtu në Kukës, është dyfishuar, nga 20 mijë lekë, në 40 mijë. Në Korcë nga 35 mijë lekë, në 70 mijë. Dy problemet më të mëdha pra sot për njerëzit janë cmimi i lartë i druve dhe mungesa e energjisë elektrike”, tha Basha. Kryetari i Opozitës, i ka bërë thirrje kryeministrit ta njohë realitetin dhe të shpallë gjendjen e emergjencës. “Kryeministri të shohë gjendjen në terren. Banorët janë të izoluar dhe në errësirë. Kërkohet një angazhim më i madh nga qeveria. Por qeveria nuk e merr përsipër emergjencën. Shpreh mirënjohjen më të thellë dhe keqardhjen gjithashtu, për punonjësit e OSHEE të cilët punojnë në kushte ekstreme, ku shpëtohen nga banorët kur rrezikojnë dhe jetën. Kjo tregon se nuk është investuar në këto 3 vite. Qeveria ia ka lënë barrën bashkive, por duhet të kthejë sytë kendej sepse emergjenca nuk ka kaluar. Kjo është një gjendje emergjence, dhe qeveria nuk përgjigjet sic i takon, duke shpallur emergjencën”, tha Basha.

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>