Basha nga Uashingtoni: S’do ketë Zgjedhje-Farsë me Edi Ramën

lulzim-basha

Pas përfundimit të turit të takimeve me drejtuesit më të lartë të Kongresit dhe Senatit Amerikan, Kreu i opozitës, Lulzim Basha konfirmoi dje në një intervistë të gjatë e të paprecedentë për Zërin e Amerikës se nuk do të ketë zgjedhje farsë në Shqipëri. Ai konfirmoi mbështetjen nga të gjithë bashkëbiseduesit për kauzën e zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe theksoi se Lëvizja e Protestës që ai drejton nuk do të lejojë zgjedhje-farsë

Denoncimi/Me investimin e parave të narkomafias shqiptare është investuar në dezinformimin e qendrave të vendimmarrjes politike

 

VOA: Zoti Basha, a do të merrni pjesë në zgjedhje?
Lulzim Basha: PD, opozita dhe shumica dërrmuese e qytetarëve shqiptarë, që prej 18 shkurtit ndodhen në një lëvizje popullore për zgjedhje të ndershme, as nuk do pranojnë dhe as nuk do lejojnë zgjedhje farsë, me krimin dhe drogën. Kusht për këtë është largimi i Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie teknike.
Cili është synimi i kësaj vizite në Uashington?
Jam i ftuar nga përfaqësues të Senatit, kam takuar një numër të madh senatorësh e kongresmenësh që merren direkt me politikën e jashtme të SHBA, si dhe bashkëpunëtorë të nivelit të lartë të administratës Trump, ku kemi diskutuar për situatën në Shqipëri, me theks të veçantë mbi impaktin e krimit dhe parave të drogës tek zgjedhjet. Dua të ndaj sot me shqiptarët lajmin se kam marrë mbështetje nga të gjithë bashkëbiseduesit, nga të gjitha nivelet, edhe ata të administratës Trump, për kauzën e zgjedhjeve.
Çfarë prisni nga zyrtarët amerikanë?
Nuk presim të na zgjidhin problemet të huajt. Së pari duhet informimi i qendrave kryesore të aleatëve tanë strategjikë, Uashingtonit, Brukselit dhe partnerëve të tjerë. Sepse me investimin edhe të parave të narkomafias shqiptare është investuar në dezinformimin si të publikut ndërkombëtar, ashtu dhe të qendrave të vendimmarrjes politike.
A vini në dyshim informacionin që Ambasada Amerikane në Tiranë dërgon në Uashington?
Nuk ka të bëjë kjo. Kjo është çështje e komunikimit diplomatik. Komunikimi mes ambasadës dhe DASH janë çështje të tjera. E kam fjalën për lobistët e paguar nga narkomafia, të cilët punojnë në Uashington, Bruksel, Berlin dhe Londër për të fshehur të vërtetat e hidhura të Shqipërisë dhe për të keqinformuar aleatët tanë. Qendrat kryesore të politikëbërjes shohin me shqetësim se si nën qeverisjen e Edi Ramës Shqipëria është kthyer në furnizuese të Europës jo vetëm me marijuanë por dhe heroinë e kokainë, sesi shteti ligjor është zhbërë dhe sesi procesi demokratik është asgjësuar nga kriminelë me nam, që sot bëjnë ligjin në shtetin shqiptar dhe brenda PS-së. Kjo njihet nga të gjithë dhe konstatohet si problemi kryesor për të ardhmen e Shqipërisë. Pengesa kryesore që Shqipëria të anëtarësohet në BE është kriminalizimi total i shtetit dhe kërcënimi që krimi i organizuar përbën për zgjedhjet e lira e të ndershme.
Kërkesa juaj për qeveri teknike është hedhur poshtë nga kryeministri, që ka deklaruar se në zgjedhje PS do të shkojë edhe e vetme. Nëse nuk plotësohet kërkesa juaj dhe zgjedhjet mbahen në datën e dekretuar, ju a do të merrni pjesë në to?
Nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën dhe nuk do të lejojë as opozita e as qytetarët zgjedhje farsë.
Këtë nuk e përcaktoni ju…
E përcaktojnë qytetarët, që kanë folur qartë më 18 shkurt, po flasin ditë për ditë e natë për natë. Ka me mijëra që nuk kanë asgjë të përbashkët me programin tonë elektoral, por që thonë se zgjedhje me krimin në pushtet nuk do të ketë.
A mendoni se ka mekanizma PD për t’i bllokuar zgjedhjet?
Sigurisht që po. Të gjitha mekanizmat demokratikë e paqësorë të vendosur për të mos lejuar një proces farsë e që ne do t’i shpalosim hap pas hapi në vartësi të situatës politike. Zgjedhje me krimin, drogën dhe Edi Ramën nuk do të ketë.
Zgjedhjet janë dekretuar nga presidenti më 18 qershor, nëse ato zhvillohen a do marrë pjesë PD?
Zgjedhjet nuk do të zhvillohen. Ju garantoj që zgjedhje fasadë nuk ka, nuk mund të ketë. Votime po. Ka patur votime për 50 vjet në Shqipëri, por jo zgjedhje.
Pra kishte?
Votime po, zgjedhje jo.
Pasojat janë të tjera gjëra, por votimet mund të zhvillohen…
Proces farsë nuk ka për të pasur dhe bashkë me qytetarët jemi të gatshëm të marrim të gjitha hapat demokratikë paqësorë.
Pra, ju nuk pranoni të thoni se nëse zgjedhjet mbahen ju nuk do të merrni pjesë?
Jo, këtë e kemi sqaruar njëherë e mirë. Nuk do ketë bojkot, por nuk do ketë zgjedhje të diktuara nga krimi dhe droga.
Zgjedhjet nuk i keni ju në dorë. Nëse do ketë edhe zgjedhje farsë ju do merrni pjesë në to?
Nëse ka përpjekje për zgjedhje fasadë shoqëria shqiptare do të ndalë një maskaradë të tillë dhe do t’i japin shqiptarëve zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk mund të ketë bojkot se nuk do ketë zgjedhje fasadë.
A shikoni një zgjidhje të mundshme veç kërkesës maksimale për qeveri teknike?
Zgjidhja që ne kemi propozuar është e vetmja në këto kushte. Ne për 1 vit u përpoqëm ta zgjidhnim këtë me Edi Ramën kryeministër, duke i propozuar paketën e majit 2016, përfshirë votimin elektronik; duke propozuar në korrik paketën kushtetuese dhe një sërë propozimesh të tjera që do të adresonin problemin e shit-blerjes së votës, kapjes së medias dhe atë të përdorimit të shtetit në fushatë. Por me vetëdije zoti Rama asgjësoi çdo mundësi për të zgjidhur këtë çështje. 18 shkurti është produkti i arrogancës dhe bindjes kriminale të zotit Rama se Shqipëria do të pranojë një proces zgjedhor të ndikuar nga krimi. Ne kemi ardhur me këto kërkesa pasi është shteruar çdo mundësi tjetër. Ky është një oportunitet për të çliruar PS nga krimi.
Ndalojmë tek reforma në drejtësi. Si ju përgjigjeni kritikave të bërë ndaj partisë tuaj për vonesat?
Ka dy nivele keqinformimi dhe dezinformimi. I pari është që PD është kundër reformës. Në fakt PD ka votuar, ka iniciuar ndryshimet kushtetuese e ka insistuar që standardet e reformës të ishin si ato të SHBA. Më 22 korrik ne e fituam këtë betejë dhe e votuam. Por dikush nuk ishte i lumtur. Ky dikush nuk e sheh reformën si mundësi për t’i dhënë shqiptarëve gjyqtarë dhe prokurorë të pakontrolluar, por për të kontrolluar sistemin e drejtësisë. prandaj ai theu një marrëveshje të bërë me prezencën e SHBA dhe BE, që 7 ligjet kryesore për të zbatuar paketën kushtetuese do të kaloheshin në konsensus me opozitën. Amerikanët, që ishin përgjegjës për ligjin për SPAK dhe BKH, e detyruan zotin rama të mbante fjalën dhe ky nga këto 7 ligje është kaluar me konsensusin tonë. 6 të tjerat janë jashtë standardit dhe garantojnë që Rama sot, ose Basha nesër të fusin duart në drejtësi. Zhbllokimi i reformës në drejtësi vjen përmes krijimit të qeverisë teknike, që garanton zgjedhje të lira e të ndershme dhe futjes së 6 ligjeve në binarët e Kushtetutës.

1 Koment

  1. ZEKIJE BRAHO

    26/03/2017 at 05:19

    Nje kryeminister palaco,,I cili ben estrade dhe flet sikur eshte ulur afer zjarrit per te treguar barcaleta, bashke me ate idiotin tjeter me koke te shtypur, te cilit I mundon truri I vogel, kujtojne se do mundohen te mashtrojne popullin intelektual, rinine e shkolluar, te persekutuarit, te cilet kane mare rruget e kurbetit, nje fatkeqesi per demokracine, por qe duhet te marin pjese ne diten e votimeve, per te gjithe ata qe kane mundesi te udhetojne, per disa eshte e veshtire, per mungese dokumentacioni, e mira eshte qe te votohet nepermjet internetit, sepse eshte nje numer shume I madh nga ky grup qytetaresh, duhet nje pune kolosale per te mbrojtur votat, duhen kontrolluar te gjitha listat, sepse jane te ndryshuara identitetet, si te personave dhe te ditelindjeve, adresave, emrave te prinderve, moshave, prandaj dhe numri I popullsise nuk eshte I sakte, ata kane ne dore dhe gurin dhe arren, duhet nderhyrje e OSBE dhe SHBA per kete process, te mos lejohen njerez te hyjne me shume se nje here ne qendrat e votimit, te instalohen kamera Brenda dhe jashte qendrave, te mos lejohen deputete dhe kriminelet e tyre te futen ne qendra, e shume te tjera qe besoj se ju I dini shume mire, eshte nje katastrofe e madhe politike, neqoftese ata do ta marin prape, ata po pergatisin lojen tjeter, do bejne sikur do ndahen LSI me RILINDJEN, ashtu sic beri Kokedhima, ne fund do bashkohen dhe do justifikohen: ja ku jemi ne ne opozite, te bashkuar fituam, ketu mbaron filmi I krimit si cdo here, e mira eshte qe ate pisin ta arestojne para votimeve per te gjitha ato qe ka bere e vazhdon te beje, nje ligj per mbjellje e trafikim te droges, vetem ai kamion me 8 ton droge, eshte fakti me I fresket per ta arestuar, ate dhe ministrin e brendshem dhe mbrojtjes, banden e bashkise se Rames.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>