Basha: PD, me një Paketë për Shpëtimin Kombëtar dhe ofertë për zgjedhjet e reja parlamentare

basha 1

 

 

Mbrëmë është mbajtur mbledhja e kryesisë së PD-së e cila mori vendime të rëndësishme për sa i përket strukturave. Pjesë e këtyre vendimeve ishin shtimi me kooptim i pesë anëtarëve të rinj të kryesisë së kësaj partie: Arben Imami, me cilësinë e drejtuesit të Bordit “për Liri dhe Demokraci”, Halim Kosova, me cilësinë e kryetarit të Komisionit të “Pastërtisë së Figurës dhe Dekriminalizimit”, si dhe e tre kryetarëve të bashkive qendër qarku, Voltana Ademi, kryetare e bashkisë së Shkodrës, Fran Frrokaj, kryetari i bashkisë së Lezhës dhe Bashkim Shehu, kryetar i bashkisë së Kukësit. Në kuadrin e ristrukturimit të PD-së, u Miratua Raporti Mbi “Zgjedhjet Vendore 2015” si dhe ngritja e Grupit të Punës Ad Hoc, i cili do të përgatisë propozimet për çdo degë, për riorganizimin e funksionimit të partisë; miratimi i Strukturës së Ekipeve që do të ndjekin pranë degëve, “Analizë-Riorganizimin”; miratimi i ngritjes së Sekretariatit Politik për hartimin e Programit qeverisë të PDSH-së; si edhe miratimi i Udhëzimit për “Hapjen e fushatës zgjedhore për zgjedhjen e organeve drejtuese të FRPD-së.

Në përfundim të mbledhjes, në një prononcim për mediat, kryetari i opozitës Lulzim Basha, theksoi se në rend të ditës ishte riorganizimi i vazhdueshëm i PD. “Pas konkluzioneve që janë nxjerrë e po nxirren në çdo degë, përsa i përket rezultatit të 21 qershorit, ku pavarësisht dënimit të merituar të farsës së 21 qershorit, PD dhe unë jemi të vendosur të nxjerrim mësimet tona, me qëllim përmirësimin në nivel organizativ, nga seksioni deri në qendër dhe përgatitjen për përballjen në zgjedhjet e ardhshme. Në to do shkojmë të fuqizuar në numrin e anëtarëve dhe me një program e një ofertë të fuqishme për ta nxjerrë vendin nga kriza ku e ka zhytur qeverisja e korruptuar Rama-Meta. Puna për platformën qeverisëse ka nisur, tha Lulzim Basha, me strukturimin dhe fuqizimin e grupit të punës, i cili po mbledh opinione jo vetëm në Tiranë, por kudo, sipas burimeve njerëzore që posedojmë”. Kreu i opozitës shpalli se opozita do t’i paraqesë së shpejti publikut edhe Paketën e shpëtimit kombëtar, sepse PD do të jetë gjithmonë një parti e alternativës.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>