Basha: “Për vajmedet-kryeministrin, halli i tij s’është rendi, por pushteti i lidhur me krimin”

basha

Vrasja e komandantit të FNSH-së së Shkodrës, kreu i Opozitës i përgjigjet Edi Ramës: “S’ka gjë më të turpshme të sulmosh opozitën ditën e rënies së oficerit në krye të detyrës”

 

 

Kreu i Opozitës Luzim Basha i është kundërpërgjigjur Edi Ramës për sa i takon vrasjes së komandantit, Simon Gjeta. Basha deklaron se opozita është solidarizuar qysh prej momentit të ndodhjes së ngjarjes së rëndë, ndërsa denoncon përdorimin nga ana e Ramës të kësaj ngjarje për qëllime politike.”S’ ka gjë më të turpshme të sulmosh opozitën ditën e rënies së oficerit në krye të detyrës. Fakt është që PD dhe unë u solidarizuam të parët me familjen dhe forcat e policisë mbrëmë sapo ngjarja ndodhi. Ketë e bëmë njerëzisht, jo për politikë siç e shfrytëzon ky sot. Por kur ngjarja e rëndë ndodhi, kokoshi kishte të tjera halle, kishte hallin e pushtetit ndaj po hidhej e përdridhej në prehrin e Metës, pa dashur t’ia dijë as për rendin, as për oficerin e rënë në krye të detyrës. Tani që i plasin në fytyre lidhjet kriminale të ministrit të brendshëm mbrohet duke sulmuar opozitën me rrena dhe duke keq përdorur me ligësi perverse të rënët në krye të detyrës. Marre e turp për ketë Vajmedet kryeministër”, shkruan krye demokrati Lulzim Basha.

Presidenti Nishani mesazh ngushëllimi: Prehu në paqe komandant Gjeta/ Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i ka shprehur ngushëllimet familjes së komandantit të FNSH-së së Shkodrës, Simon Gjeta. Ndarjen e tij të parakohshme nga jeta, duke rënë në krye të detyrës, Kreu i Shtetit e cilëson të rëndë jo vetëm për të afërmit por për të gjithë shqiptarët. “Lajmi i rëndë për ndarjen e parakohshme dhe tragjike nga jeta të komandantit të FNSH-së në Shkodër, duke rënë në krye të detyrës, është tejet i rëndë jo vetëm për ju, por edhe për të gjithë shqiptarët. Në këto momente të dhimbshme, më lejoni që në emrin tim dhe të familjes sime si dhe të mbarë qytetarëve shqiptarë, t’ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e pazëvendësueshme të bashkëshortit dhe babait të dashur, Simonit tuaj të shtrenjtë. Në cilësinë e Kreut të Shtetit duke dënuar ashpërsisht aktin gjakatar, u bëj thirrje Policisë së Shtetit dhe organeve ligj zbatuese që të punojnë pareshtur pavarësisht nga ngjarja e rëndë dhe tronditëse, në luftën e tyre të përditshme kundër krimit. Prehu në paqe të përjetshme Komandant Simoni”. Në cilësinë e Kreut të Shtetit, Nishani dënon ashpërsisht aktin e cilësuar prej tij si gjakatar. Ai i bën thirrje Policisë së Shtetit dhe organeve ligj zbatuese që të punojnë pareshtur pavarësisht nga ngjarja e rëndë dhe tronditëse, në luftën e tyre të përditshme kundër krimit.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>