Basha: Programi “Rama2” konfirmon kalimin e ekonomisë kombëtare në pronësi të oligarkëve

Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha deklaroi se programi Rama2 është bosh dhe një dëshmi se qeveria ka braktisur interesat qytetare. Ky dokument pa përmbajtje, pa analizë e argumentim sipas Bashës konfirmon planin e Edi Ramës për kalimin e të gjithë ekonomisë kombëtare në pronësi dhe kontroll të oligarkëve të lidhur me të. Nga foltorja e Kuvendit, Basha akuzoi Ramën se po kërkon amnisti për premtimet e pa mbajtura

 

Teksa bëri bilancin negativ të 4 vjeçarit të parë të Edi Ramës në krye të vendit, Basha u ndal tek programi që po prezanton për 4 vjeçarin e dytë, duke e quajtur një dokument pa përmbajtje, pa analizë që konfirmon planin e Edi Ramës për kalimin e të gjithë ekonomisë kombëtare në pronësi dhe kontroll të oligarkëve të lidhur me të. Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha deklaroi se programi i Qeverisë Rama2 është bosh dhe një dëshmi se qeveria ka braktisur interesat qytetare. Nga foltorja e Kuvendit, Basha akuzoi Ramën se po kërkon amnisti, pasi ndër të tjera nuk ka mbajtur premtimet për 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, rend e siguri, ulje taksash për 97 për qind të shqiptarëve, hapje te negociatave për anëtarësim me BE. “Para 4 viteve erdhe këtu si kryeministër dhe shpalle; 300 mijë vende pune, shëndetësi falas, rend e siguri, ulje taksash për 97 për qind të shqiptarëve, hapje te negociatave për anëtarësim me BE, e të tjera jo pak të rëndësishme. Vjen sot, fiks pas 4 vitesh, në të njëjtin vend pa e mbajtur asnjërin premtim, me shpresën se koha amniston, se do t’ia hedhësh dhe një herë. Por këto ishin 4 vite ferri për shumicën e shqiptarëve, dhe ti nuk bëre kurrë një bilanc, një llogaridhënie. Ramanjëshi është qeveria e parë që nuk ka sjellë asnjë arritje në fushën e integrimit europian. Fati i Ramanjëshit ishte që Brukseli miratoi kërkesën e bërë nga qeveria Berisha për statusin kandidat, pasi i kishte plotësuar të gjitha kushtet e kandidimit. Ramanjëshi është qeveria që ka marrë borxhin më të madh publik në historinë e tranzicionit të Shqipërisë: mbi 2,5 miliardë dollarë borxh”. Më tej, kreu i PD tha se kjo është qeveria e parë në historinë e Shqipërisë që është akuzuar për kapje nga krimi i organizuar. “Arritjet e Ramanjishit në fushën e krimit në fakt janë historike: Shqipëria u shpall zyrtarisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe nga Interpoli si vendi kryesor i kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Europë; vend kryesor i kalimit të heroinës nga Azia në Europën perëndimore; si dhe u fut zyrtarisht nga Departamenti i Shtetit në listën e zezë të Vendeve Kryesore të Pastrimit të Parave”.

Deklarata/Programi i Rama2, dokument pa përmbajtje, konfirmon planin e Edi Ramës për kalimin e të gjithë ekonomisë kombëtare në pronësi të tij

Teksa bëri bilancin negativ të 4 vjeçarit të parë të Edi Ramës në krye të vendit, Basha u ndal tek programi që po prezanton për 4 vjeçarin e dytë, duke e quajtur një dokument pa përmbajtje, pa analizë e argumentim. Sipas Bashës, programi konfirmon planin e Edi Ramës për kalimin e të gjithë ekonomisë kombëtare në pronësi dhe kontroll të oligarkëve të lidhur me të. “Në fakt nuk është program. Është një dokument pa asnjë përmbajtje, pa asnjë analizë apo argumentim. Është një dokument thjesht i fryrë më fjalë bombastike teknike dhe objektiva të përgjithshme dhe fraza të marra nga Google search. Në fakt, program me google search do ishte përshkrimi më i mirë i tij. Në të, lexon banalitete të tilla si “rritje ekonomike inteligjente”, apo “integrim europian cilësor”, apo “diplomaci dixhitale”, “luftim të papunësisë me startupe”, apo vendosjen e prioritetit tek energjia e rinovueshme kur në fakt Shqipëria ka gjithë historinë e saj që prodhon gjithë energjinë e saj nga burime të rinovueshme, nga hidrocentralet. Ramadyshi do ta zhysë Shqipërinë në një krizë të pashmangshme financiare për shkak se ajo e ka kthyer borxhin në instrumentin kryesor të financimit jo vetëm të investimeve por edhe të shërbimeve. Në vazhdim, Basha theksoi se  “Programi konfirmon planin e Edi Ramës për kalimin e të gjithë ekonomisë kombëtare në pronësi dhe kontroll të pak oligarkëve të lidhur me të. “Kjo gjë do të sigurojë pushtetin ekonomik të kësaj kaste për shumë dekada në vijim dhe me pushtetin ekonomik do t’i sigurojë asaj edhe kontrollin e pushtetit politik”. Duke folur për investimet e huaja, Basha tha se edhe në këtë 4 vjeçar janë  hequr nga defterët e Ramës rrugët për të përthithur investimet e huaja. “Programi nuk ka asnjë amsë për investimet e huaja, të cilat duket se nuk do të jenë prioritet as në këtë mandat. Është një veprim i qëllimshme që lidhet me faktin që fola më parë: interesi i Edi Ramës është që ekonomia e vendit të vihet nën kontrollin e plotë të oligarkëve të lidhur me të”.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>