Basha: Pse i trembet Edi Rama hetimit ndërkombëtar për aferën 600 milion euro?

basha

Kreu i Opozitës: Drejtësia për mega-skandalin CEZ do të bëhet, e vërteta do të zbardhet

 

 

Kreu i Opozitës, Luzim Basha ka reaguar sa i takon hetimit ndërkombëtar për çështjen CEZ. Në një postim në facebook, Basha shkruan se Edi Rama ka frikë nga zbardhja e së vërtetës në lidhje me mega skandalin CEZ dhe vjedhjen e 600 milionë eurove. Sipas Bashës, kokoshi 200 milionësh e ka vendosur popullin me shpatulla pas murit, ndërsa kërkon t’ia hedhë edhe këtë herë. Kreu demokrat tha se e vërteta do të shkojë në vend, pasi nuk mund të luhet me pasuritë e qytetarëve shqiptarë. “Ka dy vjet që shan, mallkon, akuzon dhe shantazhon sistemin e drejtësisë, por kur duhet të mbrojë aferat e tij shndërrohet si askush tjetër në avokat të saj. Pse i trembet Edi Rama hetimit ndërkombëtar për aferën 600 milion euro? Pse ka frikë nga e vërteta? Popullit i ka vajtur thika në palcë ndërsa kokoshi 200 milionësh kakaris me shpresën se do t’ ja hedhë pa i hyrë gjemb në këmbë. Ky që trajton një popull të tërë si hajdut është nën akuzë për vjedhjen e shekullit, jo 6 as 60 por plot 600 milion euro, dhe përsëri do t’i ike hetimit. E ka kot. Hetimi do të kryhet, drejtësia do të bëhet, e vërteta do të zbardhet, ligji do të veprojë mbi këdo që ka abuzuar me pasuritë e qytetarëve shqiptare”, u shpreh Luzim Basha.

Kronika – Bllokohet në Kuvend hetimi ndërkombëtar /Megafera e CEZ mban emrin e Edi Ramës/Që Edi Rama është i përlyer kokë e këmbë në këtë mega aferë kjo nuk do shumë mend. Qëndrimi i djeshëm në Kuvend i mazhorancës tregoi se këta të fundit i tremben një hetimi të mirëfilltë ndërkombëtar për një çështje kaq madhore siç është CEZ dhe 600 milionët që rëndojnë në xhepat e qytetarëve. Propozimi i Opozitës për të shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar projektligjin për hetimin ndërkombëtar të skandalit të CEZ-it, është rrëzuar nga mazhoranca duke nxjerrë në skenë justifikime për të penguar hetimin. Ky rrëzim ndodhi me 54 vota që ishin kundër procedurës së përshpejtuar, 50 pro dhe plot 12 abstenime. Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Edi Paloka, akuzoi mazhorancën se përkundër atyre që thotë, nuk ka vullnet për hetimin ndërkombëtar të kësaj çështjeje dhe kërkoi që projektligji të futej të paktën në kalendarin 3-javor.“Futeni të paktën në kalendarin 3-javor me shpresën që do dalë një skandal tjetër që do të mbulojë këtë skandal. Të paktën sa për formë votoni që ky projektligj i yni të hyjë në kalendarin 3-javor”, tha Paloka.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>