Basha: Rama justifikohet kur thotë se i fali CEZ 600 milionë euro për veton

basha

 

Kreu i Opozitës: Edi Rama bllokoi statusin e vendit kandidat për qarkun e Fierit

 

 

Një justifikim të Edi Ramës e ka quajtur kreu i Opozitës, Lulzim Basha faljen e 600 milionë euro Çekisë, pasi mund të vendoste veton për Shqipërinë. Në një reagim në facebook, kreu demokrat shkruan se ishte vet kryeministri Edvin Rama që bllokoi marrjen e statusit kandidat për vendin tonë me kryetarin e Qarkut Fier. Basha deklaron se do t’i shkoj deri në fund kësaj afere më CEZ, pasi në lojë janë paratë e shqiptarëve, të cilët shtyhen drejt vetëvrasjes për 2 mijë lekë. “I falëm CEZ 600 milion euro, se Çekia mund të vendoste veton për statusin e vendit kandidat për në BE! Ky është justifikimi më i fundit i Edi Ramës. Po a nuk ishte Edi Rama që bllokoi statusin e vendit kandidat për kryetarin e qarkut të Fierit? Më i rëndësishëm kreu i qarkut Fier se 600 milion euro të shqiptarëve? Nëse do të ishte kaq i interesuar për statusin Edi Rama nuk e bllokonte tre vjet me radhë. “Veto” është argument për mega-aferen e CEZ. 600 milion eurot e shqiptarëve janë falur dhe ndarë. Gjithçka tjetër është përrallë e kokoshit 200 milionësh. Por nuk e ha më njeri ketë çorbë. Do t’i shkojmë deri në fund kësaj afere. Këto janë lekët e shqiptarëve të cilët sot po burgosen e shtyhen drejt vetëvrasjes për 2000 lekë”, u shpreh kreu i Opozitës.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>