Basha: Rama kërbaç ndaj shqiptarëve, që oligarkia të gëzojë evazionin dhe kontrabandën

basha

Kreu i Opozitës: “Edi Rama nuk mban përgjegjësi për 160 milionë dollarë të vjedhura në dogana e tatime”

 

Deklarata/A i besohet Edvinit fushata kundër informalitetit, kur vetë ai ka deklaruar 3 mijë euro pasuri?

 

Kreu i Opozitës Lulzim Basha ka deklaruar se Edi Rama flet për informalitetin, ndërsa vet ka deklaruar veçse 3 mijë euro pasuri. Në një postim në profilin facebook, kreu i PD-së ka reaguar menjëherë pas deklaratave të Ramës, ndërsa thekson se Rama kërbaç për të pamundurit dhe shkelje syri për miqtë e tij. “Sa i besueshëm mund te jete kur flet për informalitetin dikush qe ka fshehur pasurinë e tij prej vitesh, duke deklaruar 3 mije euro pasuri e duke u shpallur i pastrehe. Kjo edhe pse pasuria e tij prej favoreve ndaj klientelës është e njohur nga i madh e i vogël. Kur predikon kundër informalitetit përfituesi me i madh prej tij, çorba është e prishur. Kërbaç për te pamundurit, shkelje syri për miqtë, kjo është e vetmja qe pritet prej tij”, deklaroi kreu Basha. Në vazhdim, kreu i Opozitës tha se  Rama nuk mban asnjë përgjegjësi për 160 milionë dollarë të vjedhura në dogana e tatime. Në facebook, kreu i PD-së ka reaguar menjëherë pas deklaratave të Ramës, ndërsa thekson se Edvini kërkon fajtorë për gjithçka. Sipas Bashës, Rama sfidoi 1orë para medieve, ndërsa është shkaktari kryesor i gjithçkaje po ndodh në vend. “Krye përgjegjësi vazhdon të kërkojë lart e poshtë fajtorë për gjithçka, ndërkohë që nuk pranon e nuk mban asnjë përgjegjësi për bilancin skandaloz të dy viteve, për dështimin në çdo drejtim, për korrupsionin masiv, për vjedhjen e 160 milionë dollarëve vetëm në dogana e tatime në 6 muajt e parë të vitit. Quan sukses përfshirjen e shefit të tij të policisë së Vlorës në trafikun me avion të drogës, dhe flet për rritje ekonomike, ndërkohë që varfëria e papunësia thellohen çdo muaj, dhe eksodi nga dëshpërimi i bashkëqytetarëve vetëm rritet. Sfilon 1 orë para mediave si dikush që sapo ka shkelur në vendin tonë, ndërkohë që është vetë autor i taksave të larta, është shkaktar i krizës ekonomike, i mungesës së investimeve, i promovimit të krimineleve në zyrat e shtetit, i vrasjes së shpresës së shqiptarëve”, deklaroi kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha.