Basha: Rama përgjegjës për krizën ekonomike dhe mbylljen e bizneseve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon Edi Ramën si përgjegjës për krizën ekonomike që po kalon vendi, reflektuar edhe me mbylljen e shumë bizneseve. Duke iu referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Basha thekson në Facebook se 1747 biznese kanë  mbyllur qepenat për të mos i hapur më

Tabaku-Ahmetajt: Keni 4 vjet që gënjeni shqiptarët, bizneset po mbyllen

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon Edi Ramën si përgjegjës për krizën ekonomike që sipas tij po kalon vendi, reflektuar edhe me mbylljen e shumë bizneseve. Duke iu referuar të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Basha thekson në Facebook se 1747 biznese kanë  mbyllur qepenat për të mos i hapur më. Kjo shifër zyrtare, sipas kreut demokrat është vetëm për janarin që sapo kaloi, një përkeqësim prej 54 përqind krahasuar me një vit më parë. “Zgjidhni vetë kujt i besoni, dokrrave që predikon Rama për mirëqenie, apo vendimit të dhimbshëm që kanë marrë në janar 1747 biznese për të mos ushtruar aktivitetin, për shkak të taksave të larta, agresionit qeveritar, rënies së konsumit dhe mungesës së perspektivës”, thekson Basha në statusin e tij në Facebook. Sipas Kryetarit të Partisë Demokratike kjo shifër është  ekonomia reale dhe dëshmia  për krizën e rëndë, apelon Basha me klithma urgjente për ndryshim të thellë politik dhe ekonomik, të vendit.

Tabaku-Ahmetajt: Keni 4 vjet që gënjeni shqiptarët, bizneset po mbyllen/ Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, Jorida Tabaku, i është përgjigjur ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, i cili deklaronte sot se ka më shumë biznese të hapura. Me anë të një postimi në Facebook, Tabaku shkruan se Ahmetaj gënjen si në media ashtu dhe në komisioni,pasi e vërteta është ndryshe. “A po mbyllen bizneset në Shqipëri? Ministri Ahmetaj sot iu përgjigj kryetarit të opozitës për shifrën e bizneseve që nuk paguajnë më taksa, pra janë të mbyllura, duke këmbëngulur që sot ka më shumë biznese të hapura se një vit më parë. Ironikisht, ministri mbështetej jo tek Drejtoria e Tatimeve prej nga ku buron shifra e 1747 bizneseve të mbyllura por nxjerr një shifër nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit. Arsyeja e shmangies është e thjeshtë; sipas ligjeve dhe rregullave në fuqi një biznesi për t’u çregjistruar përfundimisht i duhet më shumë se një vit punë intensive. Për rrjedhojë shifra e paraqitur në QKR ka disa “mangësi” të karakterit procedural, të cilat ministri i përdor për të fshehur të vërtetën. Nuk është e re që bizneset sot paguajnë më shumë taksa pothuajse sa 60% e xhiros, që sot paguajnë fatura më të larta energjie elektrike e që nga Prilli bizneset e vogla do të kenë dhe TVSH prej 20% që do të vendosë në kushte mbijetese pjesën më vitale të ekonomisë shqiptare. Nuk është habi që ministri Ahmetaj të gënjejë si në media ashtu edhe në komisione. U bënë mbi katër vite që shqiptarëve u ofrohen shifra të rreme mbi rritjen ekonomike, borxhin publik apo vlerën e PPP-ve. Fatkeqësisht disa njerëz as nuk skuqen dhe as turpërohen kur manipulojnë të vërtetën, por realiteti është ndryshe. Atë e tregojnë bizneset që çdo ditë mbyllen”, tha Tabaku.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>