Basha: Rama refuzon zgjidhjen politike, por shqiptarët do t’i dalin zot votës së lirë

bashaa

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha menjëherë pas përfundimit të takimit të dytë me Edi Ramën në Presidencë deklaroi për mediat se ky takim nuk kishte asnjë ndryshim nga ai i dy ditëve më parë, pasi kryeministri paraqiti të njëjtën ofertë dhe ka refuzuar të pranojë se vendi ka nevojë për një zgjidhje politike

 

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha menjëherë pas përfundimit të takimit të dytë me kryeministrin Rama në Presidencë deklaroi për mediat se ky takim nuk kishte asnjë ndryshim nga ai i dy ditëve më parë, pasi Rama paraqiti të njëjtën ofertë dhe ka refuzuar të pranojë se vendi ka nevojë për një zgjidhje politike. “Takimi i sotëm ishte për fat të keq një përsëritje e takimit të djeshëm. Rama erdhi në tryezë pa asnjë ofertë përveç mos ofertës të takimit të djeshëm, i cili buron nga mungesa totale e vullnetit për të realizuar krizën e rëndë politike në vend si rezultat i gjendjes së rendit dhe sigurisë për shkak të krimit me pushtet dhe pushtetit të inkriminuar si rezultat i drogës dhe parave të drogës, si rezultati i marshimit të administratës shtetërore si një marshim elektoral në funksion të PS dhe pushtetit. Mos realizimi i dy problemeve të njohura dhe të pranuara si kërcënim për votën e lirë përbën një mos premisë për zgjidhje. Nëse nuk pranohet nga pala tjetër se kriminelët kërcënojnë zgjedhësit, nëse nuk pranohet se droga kërcënon votën e lirë, si mund të vihet në një zgjedhje realiste. Ne kemi qenë në një proces negociatash. Ajo që u ofrua sot ishte një proces monitorimi dhe jo një zgjidhje politike siç kërkohet dhe synohet nga shqiptarët, nga unë, nga opozita dhe nga e gjithë bota. Zgjidhja sipas kryeministrit, nuk është zgjidhje politike. Monitorimi është detyrë e institucioneve të monitorimit”, tha Basha. Lideri i opozitës gjithashtu u shpreh se në tavolinë u shtruan dy kundërpropozime të paraqitura nga PD dhe që kanë të bëjnë me ngritjen e një qeveri teknike dhe votim e numërim elektronik në zgjedhjet e ardhshme. “Kundër propozimi ynë ka qenë i qartë, përbëhet nga dy kolona. Kolona e parë është një qeveri teknike me mandat pikërisht për të zgjidhur dhe për të ndalur influencën e krimit dhe drogës në zgjedhjet e ardhshme, për ti dhënë shqiptarëve kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kollona e dytë është eksplorimi i mundësisë që brenda 6 muajve që nga momenti i marrëveshjes politike të realizohet votimi elektronik biometrik dhe numërimi elektronik, për të cilat ka munguar vullneti politik. Vullneti politik i PD nuk ka munguar. Vullneti politik i palës tjetër vihet në dyshim, prandaj gjykoj se e vetmja rrugë është realizimi nga pala kundërshtare me një sens realiteti i krizës ku është vendi, i faktorëve kryesorë të kësaj krize. Nëse pala tjetër pranon përgjegjësitë, realizimi do të vijë herët e vonë”, theksoi kreu i opozitës.

Nuk heqim dorë nga garancitë për zgjedhje të lira e të ndershme/Kreu i PD, Lulzim Basha theksoi se nuk do të lëshojë asgjë nga garancitë për zgjedhje të lira e të ndershme. Basha theksoi gjithashtu se sot gjenden më të bashkuar se kurrë kundër tiranisë së krimit, drogës dhe korrupsionit. Deklaratën, kreu i PD e bëri nga Çadra e Lirisë, ku i pranishëm për të mbrojtur kauzat e opozitës ishte kryetari i komisionit të punëve të Jashtme në Parlamentin e Hungarisë,  Zsolt Nemeth. “Sot pata nderin të pres në Sheshin e Lirisë Zsolt V. Németh kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Hungarisë. Miqësia jonë me Hungarinë është e hershme dhe popujt tanë kanë luftuar shpesh kundër së njëjtës të keqe, nga pushtimi osman tek diktatura komuniste. Një betejë e re na bashkon sot përsëri, shqiptarët e lirë dhe hungarezët e lirë dhe evropianët e lirë anembanë Evropës. Kjo është beteja kundër padrejtësisë dhe tiranisë së krimit, drogës dhe korrupsionit. Sot jemi të bashkuar të gjithë evropianët për liri të vërtetë, për demokraci të vërtetë, për mirëqenie të vërtetë për qytetarët tanë. Këto qëllime do të arrihen duke luftuar interesat qindra miliona dollarëshe të korrupsionit, platformën kriminale të drogës dhe çdo interes të veçantë që kërkon të zëvendësojë demokracinë e qytetarëve nga qytetarët dhe për qytetarët, me teatrin e kukullave, që dikton në emër të interesave miliarda dollarëshe të spekulantëve dhe përfituesve në kurriz të demokracisë”, deklaroi Basha.

Basha takim 120 minutësh me 18 ambasadorët e vendeve të BE/ Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me 18 ambasadorët e vendeve të BE-së në vendin tonë. Takimi i kërkuar nga Basha, u zhvillua në selinë e Partisë Demokratike. Në këtë takim që ka zgjatur më shumë se 120 minuta nuk kanë qenë të pranishëm, ambasadori i SHBA-së Donald Lu dhe ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin. Arsyeja e mungesës së tyre ka qenë sepse në takim ishin thirrur vetëm ambasadorët e vendeve të BE. Gjatë takimit kreu i PD-së, Lulzim Basha ka informuar ambasadorët në lidhje me krizën politike në vend dhe pse ai kërkon qeveri teknike e pse zgjedhjet janë të rrezikuara me Edi Ramën kryeministër. Mësohet se takimi ka qenë shumë pozitiv. Një ditë më parë, kreu i opozitës u takua me Edi Rama në Presidencë, për zgjidhjen e krizës politike.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>