Basha: Rama shkruan trakte kundër ndërkombëtarëve, ata e kanë braktisur

rama_vucic_konference

Kreu i Opozitës për sulmet e Ramës ndaj ndërkombëtarëve: “Rama ulet e ha drekë e darkë çdo javë me Vuçiç e Daçiç. Ndërsa çlirimtarët, italo-kroatin që ka luftuar për pavarësinë e Kroacisë, që ka luftuar me armë për pavarësinë e Kosovës, vjen dhe e baltos këtu”

 

Kreu i PD, Lulzim Basha u përgjigjet sulmeve të Edi Ramës ndaj politikanëve të huaj që mbështesin kauzën e zgjedhjeve të lira. Duke iu referuar rastit më të fundit me senatorin Italian Aldo Di Biagio dhe sulmeve ndaj tij të kryeministrit Basha dha një mesazh.  “Mbrëmë ky lëshoi traktin e radhës kundër senatorit të nderuar italian. Edi Rama është braktisur nga faktori ndërkombëtar dhe është bërë subjekt i barcaletave në qarqet diplomatike dhe politike nga Brukseli në Uashington. I dëshpëruar nga ky realitet shkruan trakte natën kundër miqve ndërkombëtarë të Shqipërisë, ia çon fletushkave të tij që ta botojnë herët në mëngjes dhe pastaj pasdite boton në Facebook këtë që paska botuar fletushka e tij që në fakt është trakt i Edi Ramës që ka shkruar vetë natën.” Zoti Basha e quan këtë lëvizje si vazhdimësi të antagonizmit të tij ndaj mbështetësve që vijnë nga Europa drejt Sheshit të Lirisë. “E mbani mend apo jo si iu vërsul Presidentit Donald Trump duke e quajtur në CNN, turpi i civilizimit? E mbani mend si iu vërsul, krahut të djathtë të kancelares Merkel, Gunther Kriuchbaum, e quajti deputet skutash. Ky që nuk ka lënë të burgosur për narkotrafik dhe përdhunim pa bërë deputet dhe kryetar bashkie, i thotë Kriuchbaum, deputet skutash. Dje sulmoi senatorin e nderuar di Biagio. Një njeri që ka luftuar jo vetëm me fjalë, por edhe më armë për lirinë e shqiptarëve dhe lirinë e popujve të Ballkanit.” Një paralelizëm e hoqi mes miqve të kryeministrit dhe atyre të kauzës së qytetarëve për zgjedhjet ë lira e të ndershme. “Aldo di Biagio është luftëtar me armë për lirinë e Kroacisë dhe ka shërbyer nën komandën e një gjenerali shqiptar në luftën për pavarësinë e Kroacisë, i cili quhet gjeneral Agim Çeku. Aldo di Biagio ka qenë me mision ushtarak, krahë për krahë UshtrisëÇlirimtare të Kosovës, prej vitit 1998 e deri në çlirimin e Kosovës. Pra, ka ndihmuar jo me konferenca shtypi, por si pakkush, luftën çlirimtare të shqiptarëve në Kosovë Si e ka ai që ha dreka e darka dy herë në javë me Ramën? Vuçiç dhe Daçiç. E çfarë kanë qenë këta kur luftonte di Biagio për pavarësinë e Kosovës? Njëri ka qenë, zëdhënësi i Millosheviçit, tjetri ka qenë Ministri i Informacionit i kasapit të Ballkanit Slobodan Milosheviç. Me këta ulet e ha drekë e darkë çdo javë. Ndërsa çlirimtarët, italo-kroatin që ka luftuar për pavarësinë e Kroacisë, që ka luftuar me armë për pavarësinë e Kosovës, vjen dhe e baltos këtu. Çfarë t’i themi këtij, a mund t’i themi patriot? Lulzim Basha tha se kryeministri Rama e ka katandisur vendin të parin për drogën dhe pastrimin e parave port ë fundit për rritje ekonomike, çmimin e lartë të naftës, fuqinë blerëse të qytetarëve dhe të fundit për shifrat e punësimit në vend.

Përplasja PS-LSI/Basha: Teatër politik i bashkëkryetarëve Rama dhe Meta/Përplasjet në nivele të larta përfaqësimi, brenda koalicionit qeveritar, kryetari i PD Lulzim Basha i vlerëson teatër politik. Basha tha se  bashkëkryetarët e koalicionit, Edi Rama dhe Ilir Meta, janë fajtorë për gjendjen e rëndë ku ndodhet vendi, ndaj sipas tij ata bëjnë sikur zihen, duke theksuar se ata nuk mund të bëjnë opozitën pasi shkatërruan vendin. Në ditën e 30 të protestës, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, komentoi debatet në koalicionin qeveritar,  duke i vlerësuar teatër. Basha tha se LSI nuk mund të bëj opozitë pasi në 4 vite është bashkëfajtore për keqqeverisjen. “Boll me këto shfaqje sikur kanë grindje me njëri-tjetrin. Këta këtej me këta andej. Jo po do na bëni dhe opozitën ju, mjaft që keni bëtë qeverisjen në 4 vite do na bëni dhe opozitën. Opozita është këtu në shesh, këta këtej janë vetëm paterica e këtij këtu. Kaq dhe vetëm kaq, nuk i bën me fajde dhe derman as prozaku, as e bardha, as e zeza, as e kuqja, as jeshilja dermani i vetëm është të largohet një orë e më parë dhe t’i hapë një rrugë zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”. Basha ashpërsoi gjuhën ndaj Edi Rama,  për të cilin tha se është nxitësi i akuzave kundër miqve ndërkombëtarë që mbështesin kauzën e opozitës. “Pasi ka mbushur parlamentin me trafikantë, pasi tregohet nga OSBE për 200 mln euro pasuri ka fytyrën surratzëzi të marrë nëpër gojë i pafytyri, të sulmoi nga Donald Trump tek Aldo Di Biagio, të sulmoi vetëm se ata janë krah Shqipërisë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Duke folur për ndërkombëtarët, Basha, kishte këtë mesazh për kryeministrin. “Fatmir Xhafaj, engjalli i reformës në drejtësi që ky do ta ketë ministër të Brendshëm, dil pra mbroje meqë e propozove, mos u fut skutave duke shpikur dhe sulmuar armiqtë e jashtëm. Kryetari i PD tha se PD nuk tërhiqet nga kërkesa për qeveri teknike, dhe sipas tij largimi i kryeministrit Edi Rama është zgjidhje për vendin.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>