Basha-Ramës: Je ngritur në karrierë duke blerë çdo gjë, por jo demokratët – PD zgjedh lirinë

Signing of the Protocols of Enlargement post-Summit Accession for Albania and Croatia- Joint Press Point

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas shënimit të ditës së Edi Ramës, në vend të video-monologut. Në një status në Facebook, Basha shkruan se karriera e Ramës është ngritur duke blerë çdo gjë. Por mbrëmë dështoi të blente partitë opozitare, ndërsa shton se Partia Demokratike ka zgjedhur lirinë dhe demokracinë

 

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas shënimit të ditës së Edi Ramës, në vend të video-monologut. Në një status në Facebook, Basha shkruan se karriera e Ramës është ngritur duke blerë çdo gjë. Por mbrëmë dështoi të blente partitë opozitare, thotë Basha, duke shtuar se Partia Demokratike ka zgjedhur lirinë dhe demokracinë. Kreu i PD thekson se deklarata e sotme e Ramës që vazhdon të presë opozitën është e gënjeshtër. “E gjithë karriera e Edi Ramës është ngritur mbi blerjen e të gjithëve dhe çdo gjëje, të partisë, të aleatëve, të partnerëve, të bizneseve, të mediave, të shoqërisë civile. Me zhagen e lejeve të ndërtimit, të koncesioneve, të favoreve, të parave publike, Edi Rama ka blerë rrugën e tij deri në majën e pushtetit. E vetmja që nuk ka blerë dot ndonjëherë Edi Rama ka qenë Partia Demokratike. Dje pasi mbylli edhe pazaret e fundit me ata që shiten dhe blihen, pasi bëri një listë kandidatësh me deputetë pasuria e të cilëvë e kalon edhe prodhimin kombëtar të Shqipërisë, Edi Rama kuptoi se prapë nuk mund të blejë dot pluralizmin dhe demokracinë, sepse demokratët e vërtetë nuk u shitën. Ndaj me dinakërinë e tij të zakonshme sot u shtir sikur ka hallin e Partisë Demokratike. Partia Demokratike ka zgjedhur lirinë, pluralizmin dhe demokracinë e vërtetë. Kjo është kauza e drejtë, ky është shërbimi më i madh për popullin dhe për të ardhmen e Europiane të Shqipërisë. Partia Demokratike do të dalë më e fortë nga kjo betejë, ndërsa Shqipëria do të ketë Republikën e Re, të vërtetë dhe perëndimore”.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>