Basha: Shqipëria po bëhet vend i pajetueshëm, me rritjen e taksave në janar, edhe më e vështirë

Pas publikimit të Barometrit të Ballkanit ku thuhej se 900 mijë shqiptarë jetojnë buzë varfërisë dhe mbi 50% e shqiptarëve duan të largohen nga vendi, ka reaguar kreu i opozitës Lulzim Basha. Në një dalje për media, ai e cilësoi gjendjen si alarmante, për shkak se Rama nuk ka raport llogaridhënie me qytetarët, meqë ka ardhur në pushtet me votë të blerë. Duke u ndalur tek projekti më i fundit korruptiv i Edvinit, vendosja e TVSH-së për biznesin e vogël, kreu demokrat theksoi se prej kësaj takse do të rritet numri i bizneseve që do të mbyllin aktivitetin e tyre

 

Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar statistikat e barometrit të Ballkanit që flasin për dëshpërim dhe pamundësi të përballimit të jetës së shqiptarëve. Në një dalje për media, kreu Basha teksa e cilësoi gjendjen alarmante, theksoi se Rama nuk ka raport llogaridhënie me qytetarët, pasi ka ardhur në pushtet me votë të blerë. Duke diskutuar projektin më të fundit korruptiv të Edvinit që lidhet me vendosjen e TVSH-së për biznesin e vogël, kreu demokrat theksoi se prej kësaj takse do të rrit numri i bizneseve që do të mbyllin aktivitetin e tyre. Kryetari i Partisë Demokratike, renditi rrugëdaljet që garantojnë stabilitetin e vendit, ndërsa theksoi se gjithçka duhet të nis me mbrojtjen e votës së lirë. “Dje Barometri i Ballkanit konfirmon se gjysma e shqiptarëve duan të largohen nga vendi, numër i cili është dyfishuar në katër vitet e fundit. Pra, për numrin e banorëve të cilët duan të largohen nga shtëpitë e tyre  jemi të parët në Ballkan, të parët në Europë dhe ndër të parët në botë. Pse duan shqiptarët të ikin? Pse po bëhet i pajetueshëm ky vend? Motivi kryesor është gjendja e rënduar ekonomike. Barometri konfirmon se: 39 për qind e bashkëqytetarëve tanë nuk paguajnë dot faturën e ujit dhe të dritave. 43 për qind, pothuajse gjysma e shqiptarëve, nuk përballojnë dot ngrohjen e shtëpive. 30 për qind nuk paguajnë dot këstet e huasë. 30 për qind nuk përballojnë dot blerjen e ushqimeve bazë. Por nga janari, jetesa do të jetë edhe më e vështirë, apo të themi më saktë mbijetesa, për shkak të rritjes së pritshme të çmimeve të konsumit, sepse Edi Rama do të fusë biznesin e vogël në skemën e pagesës së TVSH-së. Përfytyroni se sa do rritet numri i të pamundurve, dhe se sa akoma më të pamundur do ta kenë ata që ta mbyllin muajin. Para kësaj gjendje dramatike, çdokush mund të pyesë, çfarë bën qeveria, çfarë bën kryeministri i një vendi kur sheh këto tregues? Kryeministri nuk do t’ia dijë, sepse nuk ka asnjë raport llogaridhënie me qytetarët, sepse ka ardhur në pushtet me votë të blerë e të dhunuar, pa asnjë program, por me mashtrime të paketuara me propagandë”, tha Basha. Më tej, ish kryeministri theksoi se Partia Demokratike do të luftojë fort kundër marrëzisë, çmendurisë të rritjes së TVSH. “Ne do të paraqesim propozimet tona për të frenuar këtë çmenduri që do të çojë në rritjen e çmimeve të konsumit dhe rënien e të ardhurave buxhetore. Ne do ta vazhdojmë çdo ditë betejën kundër krimit të bërë njësh me qeverinë, kundër drogës dhe korrupsionit qeveritar. Por çdo masë, çdo lëvizje, do të jetë e pamjaftueshme nëse nuk ndërhyhet me themel. Ndërhyrje me themel, do të thotë pikë së pari garantimi i votës së lirë. Vetëm me votën e lirë e të ndershme, një qeveri është e detyruar të japë llogari para njerëzve dhe nuk lejohet ta çojë vendin në greminë. Ne do të bëjmë gjithçka që qytetarët të rimarrin në dorë të drejtën e tyre themelore, votën e lirë. Por ne kemi nevojë dhe i bëjmë thirrje çdo qytetari të bashkohet me ne në këtë betejë jetike për vendin, për familjet tuaja dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë”, u shpreh kreu demokrat.

Bizneset kundër-Vendosja e TVSH, kostoja e biznesit të vogël rritet me 200 mijë lekë/ Shoqata e bizneseve të vogla paralajmëron protesta e madje dhe grevë urie nëse do të miratohet vendosja e TVSH-së për këto subjekte. Albert Nasto, kreu i shoqatës së biznesit të vogël thotë se përfshirja në TVSH do t’i çonte drejt falimentit pasi do të rriste kostot. Nasto paralajmëron se një masë e tillë do të ndikojë edhe në rritje çmimesh. Por për ekspertët e ekonomisë vendosja e TVSH-së është e domosdoshme për të shmangur evazionin ndërsa apelojnë për miradministrim. “Që nga protesta, greva, mbyllje dyqanesh, greva urie. Së pari do ti kërkojmë qeverisë, kryeministrit shqiptar në radhë të parë të mendohet mirë, sepse kjo është një reformë, një ndryshim sistemi nga më të fortët në Shqipëri, ose nga më të rrezikshmet për ne që do të çojë në mbyllje të mijëra bizneseve. Pavarësisht se ekspertët e vlerësojnë përfshirjen e biznesit të vogël në TVSH edhe ata e pranojnë mundësinë e falimentit të disa subjekteve, ndërsa bëjnë apel për miradministrim. Në 1 mijë lekë të vjetra duhet të shtojmë 200 lekë të vjetra. Duhet të shtosh 200, 300 ose 400 lekë kjo varet nga tregu. Por që do të rriten çmimet”. Ndërsa Sotiraq Dhamo pranon se vendosja e TVSH-së mund të ndikojë në falimentin e një numri të  vogël biznesesh. “Nëse një biznes i vogël me xhiro diku tek 3.5-4 milion lekë ka një marzh 1-1.5 milion lekë, afërsisht në vit do të duhet të paguajë 20% të kësaj shifre, 200-250 mijë lekë në buxhetin e shtetit. Kjo do të ulë marzhin e tyre. Nëse ky 20% do të sjellë apo jo falimentim të bizneseve të vogla, numri i këtyre do jetë mjaft i vogël nëse qeveria do të marrë dhe masat që ta administrojë në mënyrë të përshtatshme. Bizneset paralajmërojnë se do të ketë rritje të çmimeve për një sërë produktesh. Nëse do të rriten çmimet do ti rrisin të gjitha ato biznese të vogla që aktualisht i kanë më pak sepse konkutojnë bizneset që janë me TVSH, TVSH nuk e deklarojnë. Këta mund ta rrisin çmimin por do ta rrisin deri në nivelin e çmimit të tregut jo më shumë. Se nuk e rrisin dot më shumë dhe po të duan. Nga vendosja e TVSH-së pritet të preken rreth 135 mijë biznese”.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>