Basha: Të arrestojë dyshen Rama-Tahiri si përgjegjës kryesor të shtetit të drogës

tahiri-dhe-rama

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka përgëzuar Prokurorinë e Krimeve të Rënda për operacionin ku u arrestuan 18 punonjës të Policisë së Shtetit dhe Doganës për shkak të përfshirjes së tyre në procein e trafikimit të lëndëve narkotike. Basha u shpreh se PD-ja në tre vite është përpjekur të tregojë pikërisht faktin se kanabisin e bën shteti i drogës dhe krimit. Ai i kërkoi organeve ligjzbatuese që të çojnë deri në fund hetimin duke arrestuar Edi Ramën dhe Saimir Tahirin si krerët e kësaj bande të narkotrafikut. “Këta të 18-të janë ushtarët. Çojeni hetimin deri në fund, niseni me arrestimin e Saimir Tahirit dhe përfundojeni me kreun e bandës. Po sigurisht që këtë, nuk e bëni dot, se ju rri Vettingu i Ramës mbi kokë. Se Vettingu i Ramës, për këtë punë është bërë: jo që ta çlirojë Shqipërinë nga krimi dhe korrupsioni, por që të ruajë çetat e kriminelëve dhe të korruptuarve duke kërcënuar këdo që guxon të hetojë dhe të çojë para përgjegjësisë penale të korruptuarit dhe kriminelët në këtë vend. Por për këtë do të flasim më gjerësisht një ditë tjetër”, theksoi Basha.

 

 

 

 

 

 

1 Koment

  1. Populli

    18/04/2017 at 14:39

    ME VJEN KEQ ZOTI BASHA.
    KETEJ NGA ANET TONA THONE PESHKU QELBET NGA KOKA.
    DUHET TE ARRESTOHET RAMA I PARI PER KETE MASAKER QE I SHKAKTOJ VENDIT PER TRI VITE E GJYSEM PASTAJ LAKEJT E TIJ.