Basha: Vetëm Republikë e Re, të gjithë në shesh, asnjë tërheqje

baaa

Kreu i PD-së Lulzim Basha duke folur në sheshin e lirisë është shprehur se nuk ka asnjë tërheqje, por do të qëndrojnë të gjithë në shesh deri në fitoren e Republikës së Re.
Pjese nga fjala e kreut te PD-se, Lulzim Basha:

Së bashku për të ju çuar deri në fitore totale. Dita e bardhë e Shqipërisë po afron. Unë e dija se kjo ditë po vinte ishte vetëm çështje kohe.

Dhe unë jam gati ta mbaj premtimin tim para jush duke ju çuar në fitoren totale, deri sa shqiptarët të rizbulonin kreshnikun e kreshnikëve brenda vetes së tyre, qytetarinë evropiane dhe ja ku ka ardhur kjo ditë e bekuar: le ta shpallim sot së bashku republikën e re!

E sotmja ka hyrë në histori si dita e bashkimit më të madh deri sot. Historia e republikës së re është vulosur sot me praninë tuaj në këtë shesh. E vjetra

Nuk kërkoj asnjë sakrificë tjetër dhe ju lus që gëzimin dhe paqen ta merrni me ete në fund të këtij referendumi popullor dhe ta shpallni lajmin e mirë në çdo fshat e në çdo qytet. Pyetja ime është kjo? A jeni gati të qëndrojmë të bashkuar? Le të bashkohemi përsëri këtu në këtë shesh derisa republika e re të jetë realiteti institucional, kushtetues dhe qytetar me zgjedhje të lira dhe të ndershme që po vijnë? A jeni gati ta vazhdojmë këtë betejë? Ju kuroj vetëm qëndresë dhe bashkim dhe zoti do na bashkojë me fitore”, u shpreh Basha.

Për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për republikën ere, kështu sic u mblodhëm sot, të mblidhemi për të tretën të vërtetën marshimin tonë final. Ti lutemi zotit që ti hapë sytë dhe veshët kundërshtarëve të pakët të Republikës së re, le ti hapi rrugë përmes dialogut dhe po ashtu zotohemi se kjo që themeluam sot këtu, vendimi ynë i madh, republika er re nuk do të ndalet por do të marshojë në fitore totale!

Në republikën e re ne duam ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa.

Vëllezër dhe motra referendarë të republikës së re/ zoti e bekoftë Shqipërinë tonë të dashur.

Zgjedhje të lira, qeveri teknike, republikë re !

Me gëzim dhe paqe në zemrat tuaja kthehuni në shtëpitë tuaja nga qytetet ku keni ardhur dhe rrëfeni shpresat për Republikën e Re dhe bëhuni gati për marshimin final. Jemi gati apo jo?!

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>