Basha:10 mln euro shpenzime në godinën e Kryeministrisë për të përmbushur qejfet e satrapit

basha

Kreu i PD denoncon nëpërmjet një videoje shpenzimet e luksit: “Një restorant personal, një sallë për konjak dhe puro, një sallë masazhi dhe fizioterapie, një sallë kinemaje, një sallë ekspozitash, një sallë basketbolli. Buxheti i 2017 për qejfin e kryeministrit, jo për hallet e njerëzve”

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një video të shpërndarë në profilin e tij zyrtar në Facebook, denoncon hapur politikën e fasadave që kryeministri Edi Rama ka ndjekur gjatë tre viteve qeverisje, dhe faktin se në kuadër të kësaj politike ai gjatë vitit të ardhshëm do të shpenzojë plot 10 milionë euro për të plotësuar qejfet personale në ambientet e godinës së Kryeministrisë. Sipas liderit të opozitës, në godinën e Kryeministrisë, që pritet ti nënshtrohet rikonstruksionit për përmbushjen e dëshirave të Edi Ramës do të ketë një restorant dhe bar personal, sallë për konjak, puro, masazh, fizioterapi, basketboll dhe ekspozita. Videoja e djeshme e Bashës është një material që mbështet linjën e ndjekur nga Partia Demokratike për denoncimin e çdo afere korruptive që qeveria Rama kryen në kurriz të shqiptarëve dhe njëkohësisht një përpjekje për të hedhur dritë mbi shpenzimet e Edi Ramës me rregullime fasadash, ndërkohë që për hallet e shqiptarëve në buxhetin e 2017-ës nuk është programuar asnjë qindarkë.“10 milionë euro do të harxhojë kryeministri Rama në vitin 2017 për luksin e tij. Këto para do të financojnë luksin dhe argëtimin në godinën e Kryeministrisë. Një restorant personal, një sallë për konjak dhe puro, një sallë masazhi dhe fizioterapie, një sallë kinemaje, një sallë ekspozitash, një sallë basketbolli. Buxheti i 2017 për qejfin e kryeministrit, jo për hallet e njerëzve”, është mesazhi që përcillet në videon e publikuar nga krye demokrati Basha.

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>