Basha:Më 20 shkurt rrëzuam bustin, sot të rrëzojmë bijtë e tyre që e kthyen demokracinë në pazar

basha-aa

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të tërhiqet nga vendimi për krijimin e një qeverie teknike. Në një bashkëbisedim me protestuesit duke risjellë në vëmendje edhe 26 vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit, kryeopozitari hodhi poshtë çdo zë se pranon të bëjë kompromis nëse bëhet kokë turku ndonjë ministër, qoftë ai edhe  Saimir Tahiri

Ambasadori Italian Cutillo në çadrën e protestës së opozitës, e vlerëson të drejtë kauzën e saj

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha deklaroi në çadrën e protestës se u është ofruar “koka” e Ministrit të Brendshëm, por i kujtoi Edi Ramës se qëllimi i protestës është vetëm qeveria teknike. Bojkotin e Kuvendit, Basha e argumentoi me shterimin e të gjitha mundësive institucionale dhe tha se tashmë ky aktivitet do të zhvendoset në çadrën e protestës.“Kujtojmë një nga aktet më të mëdha qytetare. E sotmja ka nisur si ditë përkujtimesh dhe homazhi, nderimi për ata qindra dhe mijëra qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë që iu bashkuan thirrjes së studentëve për ti dhënë ndal errësirës së diktaturës, aktit se nuk do pranojnë pluralizëm fasadë.

Sot pas 26 vitesh ja ku jemi përsëri, në këtë pjesë të bulevardit të çliruar prej tre ditësh, këtu në sheshin e lirisë. Demokracia fasadë është vendi ku nuk priten qytetarët, ku nuk dëgjohen qytetarët. Demokracia fasadë është e keqja e të gjithë këqijave. Studentët e dhjetorit dhe intelektualët ia dolën t’ia shkëpusnin me forcën dhe vendosmërinë e bashkimit, të drejtën e pluralizmit. Por për dy muaj kjo e drejtë mbeti nën hijen e shtatores së diktatorit që vazhdonte nëpër Shqipëri të qëndronte sikur nuk kishte ndodhur asgjë. I kam përjetuara to ngjarje si 17-vjeçar. Së bashku me Arben Imamin dhe drejtues të tjerë, takuam student të Kamzës dhe nisëm një rrugëtim për në Universitetin e Akademisë ku vendosën të futen në një grevë urie për largimin e emrit të diktatorit nga universitetet dhe të shtatores ku qëndronte. Partia Demokratike I frymëzoi këto protesta por qe 20 shkurti që I vuri vulën dhe I tha diktaturës se nuk do të pranojmë pluralizëm pas kësaj me shtatoren në këmbë. Regjimi u mundua atë ditë bënte lëvizje propagandiste që të zbuste vullnetin e qytetarëve, duke sakrifikuar ndonjë kokë turku që shqiptarët të topiteshin, por nuk ia dolën se shqiptarët ishin të vendosur për Shqipërinë si gjithë Evropa, liri – demokraci”, tha Basha. Kreu demokrat deklaroi gjithashtu se opozita nuk do ‘koka turku’, por kërkon nga mazhoranca të dëgjohet zëri i qytetarëve dhe Kryeministri t’i hapë rrugë qeverisë teknike. “Sot kanë ofruar përmes mediave të tyre kokën e Saimir Tahirit. Ai është peshqesh i bandave dhe krimit të organizuar. Nuk jemi këtu të pranojmë koka turku. Mbaje Saimir Tahirin, zgjidhja është largimi yt dhe qeverisë tënde. Dëgjo zërin e qytetarëve, zgjidhu nga karrigia ku të ka lidhur krimi, hapi rrugë qeverisë teknike dhe me  të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe në ta mban dil dhe ndeshemi dhe e shikojmë se kush fiton. Nuk të shpëton dot nga përballja me PD dhe opozitën, nga përballja me qytetarët, nuk të shpëton dot as krimi dhe mediat e kapura dhe të blera. Ora e përballjes po vjen, do përballemi në meidanin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, populli do vendosë me votë të lire”, tha Basha.Duke deklaruar se nuk ka kthim pas, Basha tha se nga sheshi ikën vetëm me fitore. “Tani që vendimi i madh popullor është marrë dhe e kemi marrë sëbashku. Zgjedhje të lira dhe të ndershme është vendimi i të gjithë shqiptarëve, për të cilin po na nderon bota mbarë.Tani që vendimi është marrë, ne i themi sot, se zgjedhje të lira dhe të ndershme do të ketë vetëm me një qeveri teknike, pa Edi Ramën Kryeministër. Nga kjo nuk ka kthim.Unë nuk kthehem nga kjo rrugë pa fitoren që u kam premtuar ju. Zgjedhje të lira dhe të ndershme.Ky bashkim i madh sa vjen e rritet”. Basha argumentoi se Partia Demokratike i shteroi të gjitha mundësitë institucionale, ndërsa shpjegoi edhe vendimin për bojkot të Parlamentit. “PD dhe grupi i saj parlamentar do të zhvillojnë, deri në arritjen e objektivave tona për një qeveri teknike, aktivitetin parlamentar këtu, aktiviteti parlamentar do të zhvendoset në Parlamentin e vërtetë në demokracinë e vërtetë direkte këtu në sheshin e lirisë me ju dhe me qytetarët shqiptarë.I shteruam të gjitha mundësitë. Kërkuam votim dhe numërim elektronik një vit më parë. Do shkonim në zgjedhje dhe me këtë qeveri nëse kjo do mundësohej. E zvarritën, një vit u përpoqëm përmes të gjithë instrumenteve të bindnim për domosdoshmërinë jetike që ka mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Këta u tallën, mashtruan, gënjyen dhe nuk mbajtën fjalën. Tani kanë përballë një popull të tërë me mbështetje të plotë ndërkombëtare që thërret: Zgjedhje të lira dhe të ndershme, qeveri teknike, Rama ik”. Në bashkëbisedimin në çadrën e protestës për 26 vjetorin e rrëzimit të bustit të diktatorit Hoxha, lideri i opozitës tha se edhe sot shqiptarët janë mbledhur përsëri në shesh, për zgjedhje të lira e të ndershme. “Kujtojmë një nga aktet më të mëdha qytetare. E sotmja ka nisur si ditë përkujtimesh dhe homazhi, nderimi për ata qindra dhe mijëra qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë që iu bashkuan thirrjes së studentëve për ti dhënë ndal errësirës së diktaturës, aktit se nuk do pranojnë pluralizëm fasadë.Sot pas 26 vitesh ja ku jemi përsëri, në këtë pjesë të bulevardit të çliruar prej tre ditësh, këtu në sheshin e lirisë. Demokracia fasadë është vendi ku nuk priten qytetarët, ku nuk dëgjohen qytetarët. Demokracia fasadë është e keqja e të gjithë këqijave. Pas maskës gëlojnë kriminelët e veshur me pushtet, njerëz të hurit dhe litarit. Sot llumi i shoqërisë shqiptare janë bërë deputetë, e kryetarë bashkish. Ndaj jemi mbledhur sot këtu për të rinovuar mesazhin e madh popullor që dhamë tre ditë më parë. Shqiptarët nuk do pranojnë më demokraci fasadë, shqiptarët janë ngritur për demokracinë dhe lirinë e vërtetë. Kjo mund të arrihet vetëm përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha Basha.

Ish-kryeministri Berisha:Protesta e opozitës, revolucion i qytetarëve shqiptarë kundër banditokracisë/Në ditën e tretë të protestës para kryeministrisë, Partia Demokratike ka vendosur të mos ndalet në qëndrimin e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në një prononcim nga Çadra e pushtetit të qytetarëve Ish Kryeministri Berisha është shprehur për një revolucion mbarëpopullor të qytetarëve shqiptarë, pasi është pushteti i tyre që udhëheq çadrën, ndryshe nga pushteti i banditokracisë që gjendet përtej asaj maskës së zezë para zyrave të kryebanditit Edvin Kristaq Rama! “Ky është revolucion, është revolucion paqësor i një megafuqie që e shoh se akoma banditokracia nuk ka realizuar fuqinë e tij. Në 24 orë në Shqipëri u instaluan dy pushtete; pushteti qytetarëve, i moralit dhe i vlerave të shoqërisë; dhe pushteti i bandave, i Shytëve, Lul Berishës, Aldo Bares, Shullazit, i trafikantëve etj. Këto dy pushtete tani janë ballë përballë njëri tjetrit, janë dhëmbë për dhëmbë me njëri tjetrin. Forca e njërit qëndron tek virtyti dhe vlerat, forca e tjetrit qëndron te krimi. Rëndësi të jashtëzakonshme ka mbështetja e madhe që ky revolucion ka gjetur në mbarë Shqipërinë. Fryma e tij qytetare, ata gjysmë milioni që ishin dje në Tiranë, po përdor një shprehje të Majakovskit, ishin të gatshëm t’a fshinin nga karta dhe kufia Edi Ramën. Por para kësaj ata zgjodhën qytetarinë, zgjodhën civilitetin, zgjodhën qëndresën, zgjodhën që me sakrificën e tyre këtu, me qëndrimin e tyre këtu tu japin mesazh mbarë shqiptarëve se ata po bëjnë gjithçka që ata të votojnë të lirë dhe në zgjedhje të ndershme. Ata zgjodhën ti japin mesazh botës, se Edi Rama është një Ediskobar, një Klement Balil, është njëri prej banditëve të veshur më shumë me pushtet, ata zgjodhën tu japin mesazh partnerëve tanë amerikanë, diasporës se Edi Rama është një Norieg, Norieg është diktatori i Panamasë të cilin amerikanët e ndihmuan dikur me shpresën se do punonte për popullin panamez, dhe ai u bë zëdhënësi i karteleve të drogës dhe Xhorxh Bush dërgoi marinsat për t’a qëruar. Marinsat s’kanë nevojë të vijnë se janë qytetarët, është pushteti tyre këtu ku jemi që do t’i japë duart pushtetit të bandave dhe krimit, do t’i japë duart një njeriu që, pas Enver Hoxhës mashtroi më shumë se kushdo tjetër këtë popull, do t’i japë duart një njeriu që shndërroi vendin në Kanabistan dhe Banditistan.Thirrja ime për emigracionin dhe diasporën është të marrin të gjitha masat që të organizojnë protesta pranë selive të qeverive ku janë, pranë Ambasadave të Shqipërisë, kundër regjimit të banditokracisë. Kjo është rruga e solidarizimit në mënyrë që për Shqipërinë të votojnë të gjithë shqiptarët”.

Ambasadori Italian Cutillo në çadrën e protestës së opozitës, mbështet kauzën e tyre/Ambasadori italian në Shqipëri, Alberto Cutillo, ditën e sotme ka vizituar çadrën ku prej tre ditësh po zhvillohet protesta për zgjedhjet e lira dhe qeveri teknike.  Ambasadori Cuitllo qëndroi për disa minuta në çadrën ku po qëndrojnë protestuesit. Ai shprehu mbështetje për protestën gjatë komunikimit që pati me deputetin demokrat Oerd Bylykbashi dhe këshilltarin e Lulzim Bashës për sipërmarrjen, Roberto Caparrotta.Ambasadori Italian Cutillo e ka cilësuar kauzën e protestës si të drejtë ndërsa ka premtuar se do ta vizitojë sërish çadrën. Gjithashtu mësohet se ambasadori ka vlerësuar zhvillimin e protestës në mënyrë paqësore.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>