Basha:Shoqatat e vettingut, si vullnetarët e Enverit, përdoren nga qeveria e korruptuar e Ramës

basha-sot

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në ditën e 17 tek “Çadra e Lirisë” i shoqëruar nga aktivistë të shoqërisë civile është shprehur se ka dy shoqëri civile në Shqipëri:njëra është ajo e tendave të parave të pista, të cilat i cilësoi si “shoqatat e vettingut” dhe i krahasoi me vullnetarët e Enverit. Ndërsa tjetra është ajo që mbron kauzat e drejta të shqiptarëve, pa u paguar dhe përdorur nga qeveria e korruptuar

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, në ditën e 17 tek “Çadra e Lirisë” i shoqëruar nga aktivistë të shoqërisë civile, është shprehur se ka dy shoqëri civile në Shqipëri.  Sipas Bashës, njëra është ajo e tendave të parave të pista, tenda të mashtrimit, të cilat i cilësoi si “shoqatat e vettingut” dhe i krahasoi me vullnetarët e Enverit. Sipas Bashës, ka edhe shoqëri civile të cilat mbrojnë kauzat e drejta të shqiptarëve, pa u paguar dhe përdorur nga qeveria e korruptuar, që blen dhe korrupton edhe shoqëritë civile për interesat e saj. “Kjo është nata e 17-të e maratonës së lirisë këtu në këtë shesh dhe dua të shpreh mirënjohjen time të thelle! Në veçanti dua të falënderoj ata qindra shqiptarë në Bruksel që u bashkuan në solidaritet të plotë me lëvizjen tonë popullore qytetare kombëtare. Sot po diskutohet shëndeti i shqiptarëve dhe fëmijëve të tyre. Helmimi i shëndetit të shqiptarëve është i lidhur drejtpërdrejtë me problemin e tmerrshëm të mbetjeve. Sot na është bashkuar shoqëria civile. Luftëtarë të kauzave të drejta. Ka dy shoqëri civile. Një është ajo e paguara e tendave të paguara nga krimi dhe korrupsioni me shoqata që do duhet një ditë të përgjigjen sa lekë kanë marrë nga taksat e shqiptarëve dhe europianëve dhe ju jap fjalën që një ditë do përgjigjen një më një. Turp mbi ta dhe ata që i financojnë. Njerëz që kurrë nuk u ngritën në këmbë për hallet e shqiptarëve. 50 e kusur shoqata për ti dhënë zë alibisë kriminale të elitës së korruptuar. Ku ishit kur kjo qeveri kriminalizoi parlamentin dhe bashkitë e vendit? Ku ishit kur ktheu ligjin e importit të mbetjeve? Së shpejti do të ballafaqoheni me Republikën e re dhe ligjin e saj”, tha Basha.

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>