Bashkia e Sarandës vjedh Bashkinë Kamez

sarande

Duket se kryebashkiakja e re e Sarandës, Koka ka zgjedhur të marrë shembullin e kolegëve më të vjetër. Kështu për shembull, ajo ka vendosur që shërbimin One Stop Shop në qytetin bregdetar ta bëjë njëlloj si ai i …Kamzës. në faqen zyrtare të bashkisë së Sarandës shihet se teksti është kopjuar pa u parë fare nga bashkia e Xhelal Mziut.

Në faqen zyrtare të saj, nga një vëzhgim lehtësisht i aksesueshëm nga të gjithë, në kategorinë Shërbime e më pas në përzgjedhjen One Stop Shop, administrata e Bashkisë së Sarandës i ka rënë për shkurt. Ajo ka kopjuar tekstualisht atë çka shkruhet në të njëjtën kategori të faqes zyrtare të Bashkisë së Kamzës.

Jo vetëm kaq, por as që nuk e kanë lexuar fare, përndryshe do ta kishin vënë re se që në fjalinë e parë shkruhet konkretisht “Për herë të parë Bashkia Kamëz”. Pra, fjalia “Bashkia Kamëz” është prezantimi sapo hyn në kategorinë ‘Shërbime’ të faqes së Bashkisë së Sarandës,