Bashkia shton parkimet me pagesë, gati një tjetër në qendër të Tiranës

Bashkia e Tiranës synon të shtojë një parkim të ri në qendër të qytetit. Tirana Parkim që është në varësinë e Bashkisë parashikon që të kryejë një studim dhe projektim për një hapësirë të re parkimi ngjitur me Infosoft dhe në krah të qendrës tregtare “Toptani”. Sipas dokumenteve bashkëlidhur njoftimit të Tirana parkim bëhet me dije se kostoja e studimit do të limitohet brenda shumës 550 mijë lekë ndërkohë që ndërtimi dhe montimi parashikohet të jetë mbi 7.3 milionë lekë. “Sheshi i parkimit do t’i nënshtrohet gërmimit dhe prishjes së elementëve të betonit dhe si dhe nivelimit të sipërfaqes përkundrejt kuotave faktike të terrenit. Ai ka një sipërfaqe rreth 1440 m2 dhe rrugët të cilat kufizohen me këtë shesh kanë infrastrukturë të rregullt me kanalizime dhe sistem të ujerave të shiut. Duke llogaritur një sipërfaqe 25m/2 parkim objekti ka një pritshmëri prej 57 vendparkimesh. Është pikërisht ky objektivi kryesor I termave të referencës për hartimin e projektit” thuhet në dokumentet e Tirana Parking. Aktualisht sistemi i parkimit me pagesë në kryeqytet është shtrirë në një zonë pilot dhe në disa sheshe kryesore. Më i fundit që ju shtua listës është parkimi nëntokësor tek Sheshi Skenderbej. Në deklaratat që ka bërë me herët krye bashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është vënë theksi tek të ardhurat në rritje nga parkimi si dhe shtrirja e projektit të parkimit me pagesë në gjithë kryeqytetin Brenda këtij viti. Në buxhetin e Bashkisë për vitin 2017 u parashikuan të paktën 450 milionë lekë të ardhura nga parkimi dhe për vitin 2019 pritshmëritë janë që ky zë të regjistrojë një vlerë mbi 530 milionë lekë. Referuar shifrave të zbatimit faktik rezulton që për 2016 të jenë paguar 300 milionë lekë nga 72 milionë lekë në vitin 2015.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>