Bashkimi Opozitar i shqiptarëve s’do lejoj kurrë zgjedhje moniste

bashaaa

Pas takimit me zëvendës sekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee,  kreu i PD, Lulzim Basha rideklaron se nuk do të ketë zgjedhje moniste në Shqipëri. Në një postim në facebook, kreu demokrat deklaron se Edi Rama ka vetëm si qëllim pasurimin dhe kontrollin e plot të vendit. “Sot në ditën e dytë të Republikës së Re, që shpallëm njëzëri më 13 maj, çadra e lirisë ishte plot me të rinj e të reja, profesionistë, intelektualë, artistë. Si në ditën e parë të qëndresës si ne ata kërkojnë që pushteti t’i bindet vullnetit të popullit. Interesi i tyre, agjenda e tyre është agjenda e lirisë, demokracisë dhe vlerave evropiane. Ndërsa për Edi Ramën pushteti ka vetëm një qëllim, vetëm një axhendë, atë të pasurimit dhe të kontrollit të plotë të vendit nga ai dhe banda e korruptuar kriminale në qeverisje. Për Edi Ramën njerëzit janë thjesht numra, gurë shahu në lojën e tij për pushtet. Prandaj, ai po projekton një pushtet monist, që të sundojë i vetëm, i pa shqetësuar nga populli dhe nga opozita. Bashkimi ynë është e vetmja pengesë ndaj këtij plani ogurzi. Ne nuk do lejojmë kurrë një regjim monist në Shqipëri. Ne nuk do lejojmë kurrë zgjedhje të vendosura nga droga dhe krimi. Ose zgjedhje të lira dhe të ndershme, ose zgjedhje të tjera në Shqipëri nuk do të ketë”, shkruan Basha.

SHBA konfirmon kauzën e PD-së kundër drogës/Kryetari i PD, Lulzim Basha zhvilloi një takim rreth 70 minuta me zyrtarin amerikan, Hoyt Brian Yee në selinë e PD për të diskutuar për krizën politike në vend. Burimet konfirmua se zyrtari i lartë amerikan pranoi shqetësimet e ngritura nga opozita për kauzën e zgjedhjeve të lira dhe demokratike. Gjatë bashkëbisedimit me liderin demokrat, Yee përgëzoi opozitën që përmes qëndrimit të saj ka arritur të ndërgjegjësojë kancelaritë evropiane për problemin e drogës dhe krimin e organizuar.  Nga ana tjetër, Basha është shprehur se opozita kërkon plotësimin e standardeve të zgjedhjeve dhe ka theksuar se është i gatshëm dhe i hapur që të diskutojë për propozime të tjera që janë të baras vlefshme me paketën përfundimtare që do të çojë në zgjidhjen e krizës.

Meta me Yee: Mazhoranca të tregojë vullnet për zgjedhje gjithëpërfshirëse/ Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot zv. Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA, Hoyt Brian Yee i cili shoqërohej prej Ambasadorit të SHBA në Shqipëri Donald Lu. Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të SHBA ndaj forcimit të institucioneve demokratike të Shqipërisë dhe vuri theksin mbi rëndësinë e thellimit të këtij partneriteti strategjik në interes të avancimit me reformën në sistemin e drejtësisë dhe me procesin e integrimit evropian të vendit. Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA z. Hoyt Brian Yee e uroi Metën për zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Republikës dhe vuri në dukje se SHBA do të vazhdojë të mbështesë përpjekjet për të forcuar demokracinë dhe për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri. Duke diskutuar mbi zhvillimet e fundit politike në vend, Kryetari i Kuvendit Meta theksoi se mbarëvajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme kërkon më tepër përgjegjshmëri e më shumë gjithë për fshirje. “Bojkoti nuk është zgjidhje dhe opozita duhet të gjejë të gjitha forcat për t’u përfshirë në procesin zgjedhor, për t’i shërbyer demokracisë dhe të ardhmes evropiane të vendit. Njëkohësisht mazhoranca duhet të tregojë vullnet maksimal për përfshirjen e opozitës dhe respektimin e kërkesave dhe të drejtave të saj.” – theksoi Meta. Në përfundim, Kryetari i Kuvendit Meta u shpreh se gjithë përfshirja dhe dialogu konstruktiv janë vendimtare për përshpejtimin e integrimit evropian, për sundimin e ligjit, për zbatimin e reformës në drejtësi dhe për legjitimitetin e institucioneve të vendit.

 

 

 

 

1 Koment

  1. Z. B. SHBA

    17/05/2017 at 22:57

    Po ndjekim emisionin OPINION ne TV. KLAN, ku Z. VANGJELI dhe ILJAZAJ mundohen te mbrojne me te gjitha menyrat e orientuara nga Rama, vetem per te diskredituar opoziten, Z. LULZIM BASHA, nje nga intelektualet me te mirefillte qe ka pare vendi deri me sot, ky eshte nje tingellim famekeq I Rames, I cili me parate e droges ka paguar ata te dy vetem per te destabilizuar situaten, me qellim faturimin e kesaj situate opozites, mos u nenshtroni, qendroni deri ne fund derisa ta hiqni nga skena politike, ai mascara I cili para disa minutave e kapi nga krahu BASHEN, pa piken e turpit, duke luajtur teater, siduket po aktron se nuk qan dot, une po te isha, do ta injoroja. Urime dhe suksese sa me te shpejta.