Bashkimi qytetar rrëzoi Ramën, falimenton “Rilindja”  

bashaa

90 ditë protestë e shkërmoqën projektin e Edi Ramës për një autokraci që qeveris pa opozitë dhe mban si fasadë një opozitë të emëruar, me leva të Partisë Socialiste. Kryeministri i la të gjitha në kazinonë e përjashtimit të PD nga zgjedhjet, duke shitur ministrat e tij më besnikë, duke rrënuar bashkëpunimin me aleatët dhe duke pranuar se Shqipëria është shndërruar në një plantacion kanabisi dhe republikë ku vota blihet masivisht. Marrëveshja kthen opozitën në zgjedhje dhe paralajmëron falimentimin e “Rilindjes”, sektit që për 4 vite privatizoi gjithë buxhetin e shtetit

 

Rezistenca 90 ditore e Opozitës së bashkuar dhe qytetarëve zmbrapsi Edi Ramën nga planet e tij për uzurpimin e vendit. Vendosmëria 3 mujore e kreut Basha së bashku me aleatët e tij në rrugëtimin qytetar, paqësor evropian ia dolën që mëngjesi i 18 Majit, ta gjente vendin me një marrëveshje politike. Marrëveshja u negociua mbrëmjen e një dite më parë dhe u përfundua dje rreth orës 15:00 në bazë të paketës McAllister+. Detajimi i marrëveshjes që shënon triumfin e çadrës së opozitës ka ardhur pas një takimi të dytë Rama-Basha në “Pallatin e Kongreseve”, që ka zgjatur më tepër se 5 orë. Kjo betejë jetike për zgjedhje të lira e të ndershme ia doli që të rrëzonte Qeverinë e vjetër të marr peng nga krimi dhe droga. Tërheqja e Edvinit, nuk është as dhuratë dhe as lëmoshë, është një sprapsje e detyruar nga refuzimi i shqiptarëve për t’u keqpërdorur. Është një sprapsje nga bashkimi më i madh i qytetarëve të vendosur për të mos lejuar që vendi i tyre të vijonte të përdorej si strehë e kriminelëve dhe trafikantëve. Shqiptarët, kurrsesi nuk mund të pranonin një palë zgjedhje moniste, ku krimi dhe droga të vendoste për fatin e tyre. Kjo kupolë e Republikës së Vjetër nuk mund të merrte peng fatet e vendit për hir të interesave personale. Edvini, baroni i krimit dhe drogës, që synonte të shfaroste pluralizimin dhe të qeveriste Shqipërinë, njësoj si etërit e tij në diktaturë, me një opozitë fasadë të krijuar sipas dëshirave personale, nuk mund të lejohej të bëhej realitet. Edvini, i cili pak kohë më parë dilte e krenohej në mediat e blera me narko-para se krizën po e prodhonte PD-ja, sot e shet këtë marrëveshje si arritje për Shqipërinë. Në fakt kjo është një marrëveshje për vendin, por kjo marrëveshje erdhi pikërisht prej vendosmërisë së opozitës.  Kreu i kapobandës në pushtet u tërhoq nga farsa e mbajtjes së zgjedhjeve më 18 qershor dhe pranoi krijimin e një qeverie teknike, pasi iu trembet forcës së qytetarëve. Prej muajsh doli kundër të gjithëve, madje edhe kundër ndërkombëtarëve që kanë këmbëngulur vazhdimisht që kryeministri të marrë përsipër përgjegjësinë për krizën, duke konfirmuar se ishte i vetmi, i cili kërkonte të nxirrte Shqipërinë nga rruga e së drejtës, kjo për t’i vendosur të gjitha pushtetet nën kontrollin e tij dhe oligarkisë së krimit dhe drogës. Asgjë nuk kishte për të ndodhur, por gjithçka u përmbys sepse, e vetmja forcë që mund ta ndalë, i vetmi faktor që mund të përballet dhe fitojë përballë krimit të veshur me pushtet, dhe pushtetit të inkriminuar, mbeten qytetarët, pasi pushteti u takon atyre. Kjo qëndresë prej gati 3 muajsh e shqiptarëve të nëpërkëmbur, të dhunuar, të mashtruar, të vjedhur, si pasojë e qeverisjes kriminale të Ramës dhe çetës së tij, u dha një mësim të mirë të majtëve dhe të djathtëve skeptik që me fatet e qytetarëve nuk luhet. Qeveria klienteliste dhe kriminele e krijuar prej Edi Ramës me shokë në katër vite u kujdes që mjerimi të pllakoste në çdo familje shqiptare dhe e përdori çdo mjet për të mbërritur deri këtu, ku kërkonte të blinte një mandat të dytë qeverisës me paratë e krimit dhe drogës, duke konfirmuar se janë turpi i këtij vendi, një mazhorancë që rezulton e dështuar në çdo veprim të saj. Themelimi i kësaj Republike të Re, që do të ketë në fokus qytetarin dhe mirëqenien e tij, larg Republikës së Vjetër të krimit e drogës do të jetë dhe marshimi i radhës i Bashës dhe aleatëve.  Kjo Republikë e Re është shpresa për një të ardhme më të denjë për fëmijët. Po kjo Republikë e Re që ka në fokus interesat qytetare është zgjidhja dhe njëkohësisht fitorja e bashkimit ë të madh qytetar të parë ndonjëherë.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>