Berisha: Dekriminalizimi, një emergjencë kombëtare, të shpëtojmë vendin nga krimi i Edi Ramës

berisha 1

Ish-kryeministri denoncon në Kuvend lidhjet e kryeministrit dhe shpurës së tij me krimin

 

 

- Edi Rama, me shpejtësi të rrufeshme e ka shndërruar Shqipërinë në protektorat të vërtetë të krimit dhe të drogave e vrasjeve

- Koço Kokëdhima, lobi anti-shqiptar i vorioepirit dhe i  drogës

- Sajmir Tahiri, i vetmi ministër në Europë dhe në bote me skaf trafiku

 

Sesioni i ri parlamentar është çelur në formën e tij më të turpshme për Shqipërinë dhe shqiptarët. Krimi qeveritar ishte rendi i ditës ndërsa Opozita u fokusua në procesin e dekriminalizimit përballë pozitës që kriminalizon shtetin me njerëz të inkriminuar.

Ish-kryeministri Sali Berisha, në fjalën e tij të mbajtur në Kuvend, ka denoncuar atë që ai e quajti lidhjet e shumëllojta të kryeministrit Rama me krimin ndërsa e ka  konsideruar procesin e dekriminalizimit si shpresën e vetme për të nxjerrë vendin nga situata e rëndë ku është zhytur nga Edi Rama. Duke iu referuar heqjes së imunitetit të deputetit socialist Armando Prenga që përgjaku Laçin, Berisha theksoi se fytyra e krimit është fytyra e Ramës dhe se vendi po shndërrohet në një protektorat të vërtetë të krimit dhe të drogave e vrasjeve. Z.Berisha nënvizoi se Prenga s’është as i pari dhe as i fundit dhe se Kuvendi është i mbushur nga njerëz të lidhur me krimin, duke mos përjashtuar këtu as Koço Kokëdhimën që sipas z.Berisha së bashku me Ramën e kanë shndërruar hartën e Shqipërisë në hartën e drogës.

Sakaq, për lidhjet e Sajmir Tahirit me narko-trafikun, z.Berisha publikoi prova nga sistemet e kontrollit kufitar ku faktohet përdorimi i makinë së ministrin të Brendshëm nga bandat e drogës, anëtarët e të cilave janë edhe kushërinj të tij.

Më tej, duke u ndalur tek akuzat ndaj kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta, z.Berisha theksoi se ato vijnë nga përfaqësuesit e vet qeverisë.

“Zonja deputete, zotërinj deputetë, të dashur qytetarë dhe qytetare që ndiqni këtë seancë kushtuar totalisht lidhjeve këmbë e kokë të Edvin Kristaq Ramës me krimin e shumëllojtë, me trafiqet e shumëllojta, me hajnitë e shumëllojta, me gjithçka tjetër që e bën atë kreun e meduzës, kreun e krimit të organizuar në Shqipëri. Sot ai ka ikur nga debati, ka pranuar të marrë përsipër çdo lloj akuze mbi të dhe vetëm të mos konfrontohet me të vërtetat e tmerrshme, me të vërtetat e hidhura që ky lider botëror i krijoi vendit të tij në dy vjet, krim krim krim dhe marrëzira.  Ne këtu votuam për ti hequr imunitetin një banditi, një vagabondi, një hajni ordiner. E vërteta është se fytyra e tij është fytyra e Edi Ramës, sepse është Edi Rama, ai që e ndërsente për t’i nxjerrë kaishin si horr ordiner, deputetit të Parlamentit, vetëm e vetëm se kritikonte Ramën. Është Edi Rama ai që urdhëroi për ta shpërblyer për aktet e tij të rrugaçërisë dhe të horrit në Parlament, heqjen e licencës që e kishin patur peshkatarët e Patokut për dhjetëra vite dhe ja dha banditit. Është Edi Rama, ai i cili me shpejtësi të rrufeshme e ka shndërruar Shqipërinë në protektorat të vërtetë të krimit dhe të drogave e vrasjeve. Është Edi Rama, i cili aktet e tij të tmerrshme të qeverisjes së tij, duke u sjellë si krenar me atë në diell, i paraqet si lumturi por asnjë shqiptar s’mund të harroj kurrë kur nxori Luiza Xhuvanin në zyrat e kryeministrisë që kishte në duart e saj gjakun e të birit me gjakun e katër kufomave që kishte shtrirë atë ditë, s’mund të harrojnë kurrë aktet e tij çnjerëzore mbi minatorët në Selitë, ata vdiqën, nuk i çoi ai por kreu i ekzekutivit gjithmonë ndjen dhimbje pasi ata vdiqën për kafshatën e gojës, dhe foli me një urrejtje patologjike me të njëjtën urrejtje që i ati i tij shpirtëror kishte për armikun e klasës. Çdo vdekje për kafshatën, në qoftëse nuk ke përgjegjësi ligjore si qeveri, atëherë ke përgjegjësi morale, çfarëdo që të ndodhë. Por njerëzia kjo është. Nuk harroj kurrë një moment. Vdiqën në Kolonjë dy djem dhe shkova për ngushëllim, dhe i gjeta ata të rinj që edhe sot e kësaj dite nuk kam harruar mjerimin e tyre. Si vdiqën­, vdiqën duke mbledhur hekurin, vdiqën për kafshatën edhe ata dhe unë s’mund të them që nuk kisha përgjegjësi për ata, morale të paktën.

Koço Kokëdhima, lobi anti-shqiptar i vorioepirit dhe drogës

Flet ky për informalitet, ku është ky kryeministri kanabisit i Jugut. A e dini që ky nuk ka paguar asnjë taksë dhjet vjet në bashkinë e Tiranës. A e dini ju që Albpetroli ka vjedhur me drejtorin e tij me qindra e qindra milionë dhe tani bllokon Prokurorinë sepse e mbron Edi Rama. A e dini ju që ai ka patur vetëm dy suksese në jetën e tij. Suksesi i parë është te pedofilët, që futi në gazetën dhe administratën e këtij vendi, deri sekretar partie në Sarandë. Suksesi i dytë është në kanabis. I dështuar në çdo sipërmarrje, tani kërkon suksesin në kanabis. Prej kaq e kaq kohësh e kam deklaruar këtu se ai është kryeministri i Jugut. Kur unë e thoja të tjerët e merrnin shpoti. Po ju e patë vetë se si u legalizua, një njëri për të cilin në Shqipëri nuk ka njëri që nuk e di se çfarë spekulanti është. Po pse ndodh kjo. Po gjithçka e ndan me Edi Ramën. Po pse nuk ndodh me u të tjerët. Sepse nuk ndani dot aq sa ndan ai me Edi Ramën. Dhe ky njëri flet për patriotizëm. A e dini ju që ky njëri ka qenë mbështetje kryesore e Zografit në breg, i njohur me damkë. Po po. Ai Zografi nuk ka qenë minoritar, ai ka qenë zagoritas dhe një nga njerëzit më të rrezikshëm të historisë tonë kombëtare, dhe ky njëri Kokëdhimat ishte avoketër kryesorë të vorioepirizmit. Dhe flet për patriotizëm ky. Mirë ja u bën ju. Flet për informalitet, sepse gjithçka ndan me kreun tuaj. Flet pastaj për Berishën por do ja them këtu.  I gënjeve fshatarët e Zarës dhe ja u more tokën, sivllau tjetër deklaron se në Surrel ka blerë tokën me dy dollarë. Sali Berisha si ka marrë kujt kurrë asnjë metër tokë dhe si ka blerë kujt kurrë as me dy, as me pesë, as me dhjetë, as me pesëdhjetë, as me njëqind dollarë një metër tokë kujt. Jo asnjë njëriu. Mori tokën, mbillnin mandarina kurse tani do e kthejë në arra kanabisi.

Do tu japë një statistikë të bazuar tërësisht në komunikatat zyrtare të ministrisë së brendshme, do ju tregoj një hartë jashtëzakonisht interesante, të bazuar në komunikatat e përditshme të Policisë së Shtetit. Ja ku i keni. Shifeni Shqipërinë e 2015 o kanabista. Po pse kështu do vazhdoni. E keni shumë gabim. Ja çfarë keni bërë. I keni bërë gjëmën vendit. A e dëgjuat ju që shkoi policia dy herë në Dukagjin. 400 forca policie. Më falni por i rruan bishtin kanabisit. Po pse ndodhi kjo, sepse thonë se këto janë arrat e deputetit, se këto janë arrat e kryetarit të partisë, se këto janë parcelat e këtij. Dhe absolutisht nuk janë vetëm tre fshatra. Ja u them me emër. Ku janë tani, ku shkoi policia. Po e dini çdo të thotë të çosh 400 forca policie në Dukagjin, se çfarë shpenzimi janë, çfarë lodhje e madhe dhe e tmerrshme. Ju shkatërruat çdo gjë. Shkatërruat totalisht institucionin e policisë, nuk ekziston më.

Sajmir Tahiri, i vetmi  ministër në Europë dhe në bote me skaf trafiku

Tani do tu japë disa të dhëna të tjera nga Policia, për Shullazin ministër.

A e dini ju që ky është i vetmi  ministër në Europë dhe në bote me skaf trafiku. Me daten 1.10.2013 Florian Habilaj është proceduar penalisht në Vlorë për heqje të paligjshme të lirisë, pengmarrje, natyrisht rroftë ministri që i heq çdo gjë. Vazhdojmë me tjetrin. Me datën 25.1.2012  Artan Habilaj është proceduar penalisht në portin e Durrësit pasi janë kapur  85. 600 euro te padeklaruara. Larje parash apo bënte kontrabandën për Shullazin.  Do me lejoni pak, procedura e trafikut. Automjeti i tij është përdorur për trafik. Këtu kam fotografi të nxjerra nga sistemet e kontrollit kufitar. Vetura me targë AA003GB me datën 5/9 është përdorur nga Emiljano Pirro Habilaj, me datën 18/1 është përdorur nga Moisi Ciko Habolaj, me datën 28/7 është përdorur nga Artan Ciko Halilaj, me datën 12/6 nga Zenebe Brahim Habilaj, me datën 30/10 nga Sajmir bashkim Tahiri, me datën 1/5 nga Fatlinda Urhan Tahiri, me datën 29/1 nga Bashkim Lutfi Tahiri, etj etj të gjitha lëvizje jashtë shtetit këto. Skafi po, automjeti po, tezakët po, Bashkimi dhe Luiza kontrabandistë ilaçesh po, ku do ta çoni më lart këtë njëri se kaq. Çojeni përpjetë. Ky është simboli juaj, ky është njëri prej jush kur ju e mbani dhe e mbështesni. Ka ndodhur ndonjëherë dhe a mund të ndodhë një gjë e tillë, kurrë në histori. Po pse e mban Edi Rama. Sepse e ka të mbledhur e ka në thes. Njëherë i thotë një person se pse të vuri ty ministër. Se unë paguaj më shumë ja kthen. Ku po shkojmë ne në këtë mënyrë. Ne po shkojmë në rënie të lirë, në drejtim të kundërt me atë që jemi nisur. Ne po shkojmë drejt kaosit dhe rrënimit, si ajo që bëri Prenga. Jo more nuk ishte rastësi ajo, se Prenga vetëm nga ato gjëra di të bëj. Unë mendoj se përsëri në grupin tuaj, në këtë parlament ka deputetë të cilët duhet të ndahen me krimin. Ka deputetë të cilët konsiderojnë krimin dramën më të madhe që përjeton vendi pavarësisht se njerëzit ndoshta se perceptojnë akoma si të tillë. Ka deputetë të cilët nuk mund të pajtohen me neverinë që quhet Kokëdhima. Kur ai fliste për formalitetin këtu, një pjesë e mirë e juaja po qeshnin, sepse nuk u shkon dot morali, integriteti në atë shkallë sa të pranoni atë të predikojë për informalitetin ai që s’ka paguar asnjë taksë në bashkinë e Tiranës por i ka ndarë paratë me Edi Ramën. Ndaj dhe nga e gjithë kjo situatë tmerrësisht e rëndë, është në dorën tonë që këtë situatë në pamje të pashpresë, ne ta kthejmë në një situatë shprese dhe e vetmja rrugë është të miratojmë paketën e dekriminalizimit. Ta miratojmë me përparësi atë, si dëshmi dhe vullnet i të gjithë atyre deputetëve, pa dallime partiake, të cilët duhet të ndahen nga krimi, të cilët nuk pajtohen kurrë me këtë të zezë të madhe që i bëhet vendit duke i dhënë krimit qyrkun e pushtetit. Unë e di se Edi Rama do bëj gjithçka që t’ju pengojë ju, por shansi i fundit është ky, para se Shqipëria të shkojë në rrokullisjen ndofta më të madhe që ka ndodhur ndonjëherë. Jeni dëshmitarë dy vjet më parë, në fjalën time më të parë në këtë parlament pasi kisha humbur zgjedhjet dhe lënë detyrën e kryeministrit, i thashë se zotëri lidhjet e tua me krimin janë universal, ja numërova bandat, por shqiptarët e amnistuan dhe gjithçka do varet nga çfarë qëndrimi do mbash. Do rrish me bandat apo do ndahesh prej tyre dhe do qeverisësh vendin. Cila ka ndodhur, më thoni mua. Nëse ka njëri t’më thotë se jo, ai s’është i lidhur me krimin, le ta thotë. Por sot s’ka njëri ta thotë këtë. Çfarë i duhet një kryeministri krimi. Këta e  peshojnë në para atë. Këta horra, këta banditë, këta vrasës e peshojnë në para atë. Dhe ky është i çmendur pas parave. Ndaj dhe thirrja është që të mbështesim paketën, si një kusht themelor për tu ndarë, për tu treguar shqiptarëve se ne kemi vendosur të ndahemi nga kjo e shkuar e zezë ku na zhyti.

Ilir Meta

Dy fjalë zoti bashkëkryetar i kësaj mazhorance. Akuza për ty ka ardhur nga një studio avokatie e cila ka bashkëpunuar ngushtësisht me Hickën, me avokaten e shtetit, për të mbrojtur interes e kësaj qeverie. Në rast se ju faktoni në Prokurori se ato fjalë i ka thënë Seit Dollapi, atëherë ai le të marrë dënimin më të merituar. Por të gjitha këto kërkojnë lënien e imunitetit dhe hetimin, sepse akuza është jashtëzakonisht e rëndë, sepse akuzohet një njëri që paratë e vjedhura i ka ndarë me ty. Dhe ky njëri është Kastriot Ismailaj. Kjo ka qenë një aferë midis CEZ kompani private dhe kompanisë Ismailaj private. Por CEZ deklaron se ke shkuar si ministër i Jashtëm dhe jo ministër ekonomie, le që as ministër ekonomie s’mund ta bëj atë. Ke shkuar dhe ke negociuar për Iamailaj. Këto janë dokumente neutral. Zotëri, çfarëdo që të kesh ti për qeverinë dhe për çdo njëri shko çoje në prokurori, por qartësohu për gjithçka je akuzuar. Akuza konkrete nga përfaqësuesi i kësaj qeverie, nga përfaqësuesi juaj. Mendon se mund të kalohet kjo. Jo kjo s;’mund të kalohet. Se po humbet çdo gjë kuptimin. Mirë rasti tjetër që e zgjidhët duke thënë se desha të vrisja unë njerëzit dhe i dhe zgjidhje, por kësaj here nuk i jep dot asnjë zgjidhje. Ka firmosur Seit Dollapi me të, shumë bukur, atëherë shko thuaji prokurorit se ky i ka thënë Cliford and Chance. Faktoje. Avoketërit e tu që shpërndajnë komunikata në emër tënd nuk të ndihmojnë absolutisht. Se të shpërndash kontrata dhe të thuash që ja ku është kontrata dhe të thuash po aty se kjo kontratë është firmosur gjatë kohës kur ke qënë ministër i jashtëm në një kohë kur je akuzuar se ke negociuar si ministër i jashtëm në Pragë, atëherë kjo të rëndon. Një rregull ka. Jep dorëheqje dhe hetohu. Prokurorin nuk e bëjmë ne, por në kërkojmë që kjo të hetohet pa imunitet dhe kjo është kërkesë civile në çdo parlament të botës.

Dekriminalizimi, paketa e rikthimit të shpresës për vendin

Unë, edhe një herë, e mbyll fjalën time duke bërë thirrje që të gjitha këto, kjo rrokullisje e madhe mund të marrë kthesë pot ë votojmë të plotë paketën e dekrimnalizimit si dëshmi e një vullneti që ne duhet të ndahemi nga krimi dhe muri i krimit që po ndërton Edi Rama çdo orë, çdo ditë, çdo javë dhe çdo muaj e më larg në këtë vend.