Berisha: Deti pafund i qytetarëve lebetiti Ramën, media ndërkombëtare i bëri jehonë protestës  

uragan

Ish-kryeministri vlerëson në rrjetet sociale pjesëmarrjen masive në protestën e 13 Majit

Teksa debati për numrin e shqiptarëve që protestuan të shtunë në Tiranë ka marrë dhenë e ka mbërritur deri tek kryeministri Edi Rama, i cili i tmerruar nga pjesëmarrja masive bën matematicienin dhe mundohet të propagandojë shifra ironizuese, është paraardhësi i tij Sali Berisha që ditën e djeshme nuk ka reshtur së postuari foto nga tubimi, të shoqëruara edhe me shpjegimet përkatëse. Në postimin e parë ndër katër të publikuar dje Berisha shkruan se zjarri i uraganit madhështor tmerroi Edvin Kristaq Ramën dhe e sikterisi në Vlorë. Këtë postim e mbështet edhe me një të dytë në radhë, ku albumi me foto tregon një det të pafund protestuesish, që sipas Berishës lemeritën Noriegën e Narko-Shtetit, i cili në akt kapitullimi ia mbathi me të katra me soj e sorollop në Vlorë. “Ky ishte uragani madhështor që lebetiti mbatharakun Edvin Kristaq Rama dhe e nisi me soj e sorollop në Vlorë”, shkruan Berisha. Ndërkohë ish-kreu i ekzekutivit ka përshëndetur edhe vëmendjen e lartë të mediave ndërkombëtare për tubimin madhështor që opozita organizoi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke e shoqëruar reagimin e tij me një video të transmetuar nga agjencitë ndërkombëtare që i kanë bërë jehonë prezencës së konsiderueshme të qytetarëve. “Jehonë e jashtëzakonshme e uraganit madhështor në mediat më të mëdha të botës; New York Times, Fox News, ABC, AP, Washington Post etj etj… Ato shkruajnë për protestën gjigante të opozitës shqiptare më 13 maj në Tiranë.  Këtu më poshtë keni një video të transmetuar nga agjencitë ndërkombëtare që po bën xhiron e botës, për uraganin madhështor që zboi dje si burracak nga Tirana, Noriegën apo Edvin Kristaq Ramën”, thotë ai. Ndërkohë në postimin e fundit dedikuar protestës së 13 Majit, Berisha teksa ka shpërndarë një kolazh fotosh të të rinjve që iu drejtuan protestuesve nga podiumi, thotë se zëri i të rinjve ushtoi dje më i fuqishëm se kurrë ndonjëherë më parë, para detit të pafund të qytetarëve në Tiranë.

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>