Berisha: Droga e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, mund të jetë vendosur në vilat qeveritare

Lidhur me operacionin policor ku u sekuestruan rreth 300 kg drogë, në një vilë të ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë, ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook ish-kryeministri Berisha. Berisha shprehet se kjo është zona e vilave qeveritare dhe shpreh dyshimin se lënda narkotike ka qenë në pronësi të ndonjë prej të besuarve të qeverisë Rama

 

Lidhur me operacionin policor ku u sekuestruan rreth 300 kg drogë, në një vilë të ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë, ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook ish-kryeministri Berisha. Berisha shprehet se kjo është zona e vilave qeveritare dhe shpreh dyshimin se lënda narkotike ka qenë në pronësi të ndonjë prej të besuarve të qeverisë Rama. Ish-kreu i ekzekutivit thekson se pasi mbushën magazinat dhe tunelet e diktaturës, njerëzit e qeverisë janë të gatshëm të mbushin me drogë dhe vilat qeveritare. “Të dashur miq, Policia njoftoi se ka sekuestruar në një vilë në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, 250 kg drogë. Dihet botërisht se zona e vilave të Ujit të Ftohtë është zonë rezidenciale e vilave të qeverisë ndaj dhe mesa duket, një i afërt i qeverisë ka zgjedhur zonën rezidenciale të vilave të qeverisë, duke ditur dhe tolerancën dhe vlerësimin e madh të Noriegës për drogën, për të fshehur në një vilë të asaj zone sasi kolosale droge. Pas mbushjes me drogë të tuneleve të ushtrisë, magazinave të rezervave shtetërore, tani radha duket se u ka ardhur edhe vilave e rezidencave qeveritare, natyrisht me qera të majme për boset e tyre me pushtet të zona e Ujit të Ftohtë. Të dashur miq, këtu më poshtë keni një informacion më të gjerë dhe videon e botuar në mediat tona”, shprehet Berisha.

Policia zbulon 211 kg kanabis në një vilë tek Uji i Ftohtë/ Policia e Vlorës ka zhvilluar një operacion në zonën e Ujit të Ftohtë, duke mësyrë në një vilë dykatëshe, e cila dyshohej se funksiononte si bazë për grumbullimin dhe shitjen e kanabisit. Në këtë operacion policor antidrogë të koduar ”Fillim Vjeshte”, u arrestua në flagrancë 41 vjeçari Dilaver Pecaj, nga fshati Trevllazër si dhe nisën kërkimet për dy persona të tjerë me iniciale F.P dhe A.M. Vila në të cilën ndërhyri policia rrezikon të sekuestrohet, pasi kjo pronës dyshihet se është përfituar nga aktiviteti kriminal, prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike. Ndërkohë policia bën me dije se ka sekuestruar nga policia 211 kg e 700 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>