Berisha: Më 18 shkurt t’i japim duart njëherë e përgjithmonë kryebanditit Ervin Kristaq Rama

berisha-2

Ish kryeministri: “18 shkurti është dita e fillimit të madh, është dita e fillimit të ri, është dita e misionit të ri të çdo shqiptari, misionit historik para vetes, fëmijëve, vendit dhe të ardhmes!18 shkurti është dita e misionit të burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, që nuk duan kurrë që regjimi sundues i vendit të tyre të jetë një banditokraci”

Deklarata/18 shkurti, dita e fillimit të madh të një misioni, më i madhi nga 20 shkurti i 1991, që do thërrmojë Banditokracinë

Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar protestën e 18 shkurtit në Tiranë, ditën e misionit të madh për çdo shqiptar. Nga foltorja e Kuvendit, ish kryeministri theksoi se e shtuna do të jetë dita kur shqiptarët përmes  lëvizjes popullore do të çmontojnë regjimin e kryebanditit Edvin Rama. Berisha gjithashtu tha se 18 shkurti do të mbahet mend për protestën më të madhe që ka organizuar Shqipëria, madje më e fuqishme se ajo e vitit 1991. Ish kryeministri e cilësoi protestën si ditën e fillimit të madh dhe të misionit historik të vendit e të së ardhmes.“18 shkurti është dita e një fillimi të ri, dita e misionit të madh për çdo shqiptar për të çmontuar regjimin e banditokracisë! 18 shkurti është dita e fillimit të madh, është dita e fillimit të ri, është dita e misionit të ri të çdo shqiptari, misionit historik para vetes, fëmijëve, vendit dhe të ardhmes! 18 shkurti është dita e misionit të burrave dhe grave, djemve dhe vajzave, që nuk duan kurrë që regjimi sundues i vendit të tyre të jetë një banditokraci, që nuk mund të tolerojë kurrë më tutje që Shqipëria, toka e Zotit, dheu i njerëzve që qëndruan shekuj e mijëvjeçarë, dheu i njerëzve më të vuajtur dhe më me sakrifica në Evropë, të shndërrohet në një Banditistan. 18 shkurti është dita e misionit të atyre që vendosin për t’i dhënë duart njëherë e përgjithmonë kryebanditit Ervin Kristaq Rama, njeriut që në pushtet solli terroristët, solli bandat kryesore, solli krimin më të shëmtuar”. Ish kryeministri në fjalën e tij foli për lidhjet e rilindjes me bandat, duke përmendur denoncimin e bërë një javë më parë për Olsi Ramëen dhe ndrikullën e FSHF-së, Jona Dervishin. “Javën e kaluar denoncova këtu lidhjet direkte të Olsi Ramës dhe të ndrikull Jona Dervishit me grupin e “Hakmarrjes në Drejtësi”, me grupin e Xibrakës. Javën e kaluar solla fakte, data, fotografi të sistemit TIMS të shtetit ku faktohej se Olsi Rama dhe ndrikull Dervishi kishin kaluar disa herë kufirin me makinën e grupit të Xibrakës, grupit të “Hakmarrjes” vetëm e vetëm për të transportuar kokainë. Edi Rama heshti si fije bari, Olsi Rama nuk thotë një fjalë. Të vijë t’u thotë shqiptarëve pse vëllai i tij përdor për të dalë jashtë shtetit pikërisht makinën e përshtatur për transportin e kokainës. Ka 4 javë që fshihet si mi dhe s’del dot! Të vijë këtu t’u thotë shqiptarëve se pse vet ai, në emër të Hakmarrjes për Drejtësi u implikua direkt në hotel Vollga, duke nxjerrë në plan të parë kryebanditët Dabulla. Të vijë këtu t’u thotë shqiptarëve se cilat mesazhe merr nga burgu, nga Aldo Bare, Dritan Dajti, cilat janë sms-të që merrte nga burgu nga Lul Berisha, se cila është marrëveshja që bëri në Bruksel me Hakmarrjen për Drejtësi, grupi terrorist më i fuqishëm i Ballkanit, që e shpalli të pafajshëm një javë më parë. Vetëm për shoferin shqiptarët e kanë të freskët në memorie reagimin e fuqishëm që bëri në atë kohë përfaqësuesi i vendit më të madh të botës, ambasadori Xhefrey kur këta sikarë, këta terroristë vranë dhe ekzekutuan në mes të bulevardit shoferin e prokurorit të përgjithshëm, që e keni dhe anëtar Asambleje sot (Sollaku). Edi Rama është koka e krimit, e bandave, i denoncuar nga Dondollaku në prokurorinë e Firenzes si njëri i Bandës së Lushnjes, i përkulet deri te kembët Aldo Bares dhe i ka çuar dosjen për ta nxjerrë dhe atë të lirë javën që vjen. Gradualisht po pregatit lirimin e Zani Caushit. A e dini more të mjerë, që jeni fund e krye skllevër të banditëve, se hakmarrja për Drejtësi është dënuar në kohën kur Kondi ishte kryetar gjykate, i zgjedhur prej jush si dhe anëtar i kryesisë së PS. Por prapë nuk ishte këlysh i Bllokut si Edi Rama, prap nuk kishte bërë pazaret që ka bërë Edi Rama me Hakmarrjen për Drejtësi. A e dini apo jo se kur u dënuan vrasësit e azem Hajdarit ishit ju në pushtet si parti dhe sot Edi Rama miraton vendime për shpërblimin e tyre sepse çon Hickën për të përfaqësuar shtetin në Gjykatë Ndërkombëtare”. Berisha më tej tha se  18 shkurti është dita e fillimit të madh të një misioni, më i madhi nga 20 shkurti i 1991, që do thërrmojë dhe do shkërmoqi Banditokracinë. “Ky kryebandit rrethohet këtu në parlament nga banditë të tjerë, nga ministra të pafytyrë, hajdutë që ndërtojnë parajsë dhe vila me paratë e të sëmurëve me kancer, që me paratë e drogës dhe të bixhozit ndërton parajsën e tij, që instaloi skafin dhe trafikun e drogës. me përfaqësues në krye të diplomacisë një mashtrues dhe hajdut ordiner, një njëri i cili nën ligjin e Banditistanit i thotë komisionit parlamentar   se kishte informuar presidentin, dhe presidenti e nxjerr të pafytyrë siç është, ndërsa njoftimin ja dërgon presidentit dy ditë më mbrapa. Ja ky është diplomati i Banditistanit dhe i banditokracisë. Dita e qytetarëve po vjen! 18 shkurti është dita e misionit të madh për çdo shqiptar sepse kryebanditi e ka mbushur parlamentin me përdhunues, sepse kryebanditi e ka mbushur parlamentin me trafikantë  dhe mashtrues. 18 shkurti do të jetë fillimi i ri i madh i misionit të forcave demokratike dhe shqiptarëve për shpëtimin e mekanizmave demokratike, shpëtimin e Shqipërisë nga regjimi i banditokracisë. Do të jetë një lëvizje popullore, të cilën Shqipëria nuk e ka njohur që nga 20 shkurti i vitit ‘91. Do të jetë një lëvizje misionare, në të cilën shqiptarët do të çmontojnë një nga një regjimin e kryebanditit Edi Rama, banditëve të tij në qeveri, vrasësve dhe banditëve e trafikantëve të tij në parlament. Do të jetë një lëvizje që do i kthejë shqiptarëve shpresën dhe besimin tek vetja dhe e ardhmja. Pikërisht në këtë kulm denoncimesh, vetë ja mbath i tmerruar dhe gjen rastin që të mos ndodhet pasnesër në zyrë. Por i them që kudo që të jetë, kudo që të shkojë ai do të japë llogari para shqiptarëve për çdo të zezë që ju ka bërë këto 4 vite. Të shkojë po të dojë edhe në Australi se edhe atje do gjendet e do japë llogari”.

Këto thirrje pse nuk i bëni nga selia e PD por i bëni në parlament?

Këto thirrje i bëj nga parlamenti sepse parlamenti është sheshi, është arena ku deputetët shprehin interesat e zgjedhësve shqiptarë pavarësisht se janë demokratë, socialistë apo pa parti. Këta po prishin seancën, por është në të zezë të tyren. Në mënyrë absolute nuk ka shqiptar që ta kuptojë pse po prishet seanca e sotme. Ju ishit aty në sallë, kur po fliste Ben Blushi dhe Blendi Klosi nuk la gjë pa thënë si rrugaç ordiner.  Kurse “ndrikull lokomotiva” bënte sikur nuk po dëgjonte gjë ndërkohë që e kishte 2 metra larg.  Flisja unë, 2 çakej flisnin.…

Cili është skenari i protestës?

Kryetari i PD e ka quajtur Lëvizje. Lëvizjet nisin sot dhe vazhdojnë. Nuk është një protestë strikte partiake, por lëvizje. A e keni marrë vesh se po shpërndahen paratë e bankave kundër protestës, 100 euro në Laprakë, 50 euro në një zonë tjetër, në Divjakë. I kam sms këtu po të doni. Këta po shpërndajnë paratë e drogës dhe paratë që vodhën në banka kundër protestës. Janë të pashpresë. Jo 50, jo 100 por absolutisht dhe 1000 për kokë po të shpërndajnë ai shesh do mbushet dhe do të jetë një uragan që kjo pranverë do të jetë pranvera e vërtet e rikthimit të vlerave në Shqipëri. Ky është një popull që ka vuajtur shumë por përsëri të gjithë ata që kanë kujtuar se u kanë vrarë arsye shpresën kanë gabuar, është ngritur. Pyeti pak? Ndaj thonë se nxjerrin 10 pikë përpara qeverinë e mëparshme se sa këtë aktualen. Nuk ka gjë më fyese e poshtëruese për një qeveri se sa të të dali qeveria paraardhëse 10 pikë para.

Cili është misioni i protestës? Misioni i protestës është historik, së pari në nxjerrjen e Shqipërisë nga Kanabistani, nga banditokracia,  nga Banditistani dhe mega korrupsioni i madh dhe që qytetarët shqiptarë të votojnë të lirë në vullnetin e tyre si qytetarë evropianë. Ky do jetë misioni. Në 20 shkurt të vitit 91 kishim një mision; përmbysjen e kultit më të lig dhe më mizor që shqiptarët kishin përjetuar në tërë historinë e tyre. E realizoi populli atë, e përmbysi. Tanke, autoblinda, mitraloza në të katra anët por një lëvizje e qëndrueshme popullore dhe një grevë bëri që shqiptarët të ngadhënjejnë. Përsëri shqiptarët do ngadhënjejnë. Është fillimi i madh. Ne jemi forca demokratike dhe jam i sigurt që, që nga themelimi dhe deri sot, atë që opozita ka realizuar me mjete demokratike, do ta realizojë madhërishëm kësaj radhe!

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>