Berisha: Nga marrëveshja fitoi e gjithë Shqipëria

berisha

Ish-kryeministri: “Me këtë marrëveshje ka fituar Shqipëria dhe se për te gjithë shqiptaret qe e duan vendin e tyre dhe vlerat e lirisë, marrëveshja është një ëin-ëin story. Me këtë rast të dashur miq, le të shprehim mirënjohjen tone me te thelle ndaj miqve tanë te respektuar evropiane dhe amerikane për ndihmën e tyre tejet të çmuar që dhanë ne arritjen e kësaj marrëveshje”

 

Arritja e marrëveshjes mes kreut Basha dhe Ramës, për t’i dhënë fund krizës politike në Shqipëri, është një fitore për të gjithë vendin. Në një postim në facebook ish kryeministri  shkruan se kjo ishte fitorja më e madhe e shqiptarëve, ndërsa ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë për asistimin e tyre në zgjidhjen e krizës politik që kishte përfshirë vendin.

‘Një marrëveshje nga e cila fiton vendi!Të dashur miq, drejtuesit e dy partive kryesore të vendit firmosën sot një marrëveshje, me të cilën i dhanë zgjidhje njërës prej krizave politike më të rrezikshme të këtyre 26 viteve te fundit, që prej disa muajsh kishte rrokur vendin. Ne këtë kontekst, mendoj se çdo shqiptar duhet te ndjehet vërtet i lehtësuar për zgjidhjen me mjete politike te kësaj krize qe kërcënonte ne mënyrën me serioze ekzistencën e pluralizmit politik ne Shqipëri, themelet kushtetuese te shtetit demokratik, paqen sociale dhe stabilitetin e vendit. Kështu që pa u ndalur në një analize të hollësishme, e them me bindje të plotë se me këtë marrëveshje ka fituar Shqipëria dhe se për te gjithë shqiptaret qe e duan vendin e tyre dhe vlerat e lirisë, marrëveshja është një ëin-ëin story. Me këtë rast të dashur miq, le të shprehim mirënjohjen tone me te thelle ndaj miqve tanë te respektuar evropiane dhe amerikane për ndihmën e tyre tejet të çmuar që dhanë ne arritjen e kësaj marrëveshje si dhe ndaj te gjithë atyre burrave dhe grave, djemve dhe vajzave që vendosën sakrificën e tyre në themel të saj si dhe ndaj te gjithë atyre, që me angazhimin serioz bënë të mundur ketë marrëveshje të një rëndësie historike për Shqipërinë!”, shkruan ish-kryeministri Berisha.

Kreu i PR: Marrëveshja Rama-Basha ja vlejti/ Fatmir Mediu, kreu i partisë Republikane ka zhvilluar një takim me ish-Kryeministrin Sali Berisha. Ky takimi vjen pak çaste pasi ish-Kryeministri Berisha k atakuar kreun e Kuvendit, Metën. Pas takimit me Berishën Mediu ka dhënë një deklaratë për shtyp ku është shprehur se pas përfundimit të takimit Rama-Basha, do të mblidhen aleatët e Partisë Demokratike. “Kemi anuluar një udhëtim për në SHBA, për shkak të marrëveshjes dhe kjo tregon se kauza e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme ja vlen.”- është shprehur kreu i PR. Më pas ai ka falenderuar ambasadorët, për mbështetjen e tyre gjatë kësaj situate politike në Shqipëri.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>