Berisha: Piktori dështak dhe elifmatrak, mendon se zë mat komentuesin me pyetjen e pagesës së taksës  

berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me reagimin e Edi Ramës karshi një komentuesi në rrjetin social facebook. Në një postim Berisha shkruan se Rama duke menduar të kap mat komentuesin del edhe më bllof se ç’po qeveris vendin. “Të dashur miq, duke debatuar për ngrohjen në shkolla e kopshte, qytetari e pyet Ramën në FB: “e keni llogaritur koston e fëmijëve që nuk do shkojnë dy javë në shkollë/kopsht?! Po prindin që detyrohet të lërë punën për t’i mbajtur ata në shtëpi?!”Edi Rama përgjigjet: “Më fal një pyetje Thronion, çfarë taksash paguan ti? Ndërkohë për faktin që duhen ngrohur të gjitha shkollat ke të drejtë, por siç e thua edhe vetë është problem i mbartur në 20 e kusur vite që nuk zgjidhet dot për tre vjet e kusur muaj!”Ai nuk e di se jo vetëm Thronion por edhe më të varfrit e këtij vendi, çdo i papunë, invalid, i sëmurë, fëmijë, pensionist dhe çdo frymorë i këtij vendi paguan sa çdo milioner, sa vet Rama dhe çdo qeveritar dhe ministër taksën më të lartë të këtij shteti, paguan TVSH për çdo kafshatë buke, gote ujë, aspirine apo antibiotik, sapun për të larë duart apo furçë dhëmbësh, për çdo këmishë apo çorape dhe kilovat energji që shpenzon. Po nga ti dijë këto zhgarravitësi i shkretë?! O padie, O injorance emrin e ke piktor dështak apo Edvin Kristaq Rama”.

Kronika: Shkollat pa ngrohje, Rama i sulet qytetarit: Çfarë taksash paguan ti/Pas një statusi të djeshëm shoqëruar me 33 foto të shkrepua në gjithë vendin, ku punëtorë të ndryshëm kanë qenë në terren për të rregulluar ndërprerjet e energjisë elektrike apo për të zhbllokuar rrugët e bllokuara nga dëbora, nuk kanë munguar komentet dhe replikat mes kreut të qeverisë Edi Rama dhe qytetarëve të shumtë. Me të drejtë qytetarët janë ankuar për mungesën e sistemit të ngrohjes në shkolla, kopshte dhe çerdhe apo shqetësime të tjera, ndërsa vetë kryeministri ka zgjedhur që tu kthejë përgjigje vetëm katër prej tyre. Debatet e Ramës në Facebook: Komentuesi: Ngrohja ne shkolla e kopshte ?! A e keni llogaritur koston e fëmijëve qe nuk do shkojnë dy jave ne shkolle/kopshte ?! Po prindin qe detyrohet te lere punën për t’i mbajtur ata ne shtëpi?! Edi Rama: Me fal një pyetje Thronion, çfarë taksash paguan ti? Ndërkohë për faktin qe duhen ngrohur te gjitha shkollat ke te drejte, por siç e thua edhe vete është problem i mbartur ne 20 e kusur vite qe nuk zgjidhet dot për tre vjet e kusur muaj! Komentuesi: Shyqyr qe i gjete ti ne krye te detyrës se populli nuk i gjen po ndoshta janë informuar se po shkon kryeministri Edi Rama: Ariano respekt për këta njerëz dhe madje te marrim shembull prej tyre ne vend se t’i përflasim pa lidhje! Komentuesi: Me te dëgjuar nga fjalët ty e ke bo malin fushe, respekt për ketë popull qe ju beson kaq shume. Edi Rama: Këto nuk janë me te dëgjuar janë me te pare Flori Flori! Komentuesi: Sh po sakrifikon pse s’ke shtet çfarë do te thotë ne gusht kush s’paguan s’ka tani ç’bëjmë

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>