Berisha: Protesta e13 Majit, më madhështorja e paqësorja në historinë e protestave në Shqipëri

sali

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se më 13 Maj e gjithë Shqipëria do të jetë në Tiranë, duke theksuar se kjo do jetë protesta më madhështore e paqësore në historinë e reagimit qytetar në vend. Në ditën e 83 të protestës, ish-kryeministri i kërkoi Edi Ramës të heqë dorë nga tentativa për të varrosur pluralizmin politik, ndërsa  i kujtoi se Kavaja do të ishte fundi i tij. Berisha gjithashtu theksoi se Rama po përdor postin për të diskriminuar veriorët, ndërsa tha se i ka bërë dëmin më të madh Shqipërisë, pas Enver Hoxhës

Berisha-Ramës:Ke urrejtje të sëmurë ndaj veriorëve-mos e përdor postin të përçmosh qytetarët

 

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se më 13 Maj e gjithë Shqipëria do të jetë në Tiranë , duke theksuar se kjo do jetë protesta më madhështore e paqësore në historinë e reagimit qytetar në vend.  Në ditën e 83 të protestës, ish-kryeministri i kërkoi Edi Ramës të heqë dorë nga tentativa për të varrosur pluralizmin politik, ndërsa  i kujtoi se Kavaja do të ishte fundi i tij. Ish kryeministri theksoi gjithashtu se Rama po përdor postin për të diskriminuar veriorët, njësoj si ati shpirtëror, diktatori Hoxha. Për ish-kryeministrin Berisha shqiptarët kanë arsye të shumta që të dalin e të protestojnë në 13 Maj në Bulevardin  ‘Dëshmorët e Kombit’, ndërsa i përmendi varfërinë ekstreme dhe kanabizimin e vendit, tashmë në fokusin e mbarë mediave evropiane e ndërkombëtare. “Së pari përshëndetjet më të përzemërta për ju, qëndrestarët e Çadrës së Lirisë, që me qëndresën tuaj e ndryshuat Shqipërinë dhe po i prini revolucionit demokratik, revolucionit të fitores së mbarë shqiptarëve. Por le tu dërgojmë ne një përshëndetje vllazërore shumë të përzemërt burrave dhe grave, djemve dhe vajzave të Kavajës, të cilët në një akt madhështor e shndërruan Kavajën në vaterlonë e klikës së hajdutëve, drogmenëve, kriminelëve, trafikantëve në pushtet. Kavaja, me një mesazh të jashtëzakonshëm i tha Edi Rames se data 7 në Kavajë do të jetë fundi yt. Kavaja i tha Edi Ramës se me datën 7 do të japim ty atë mësim që i dhamë Ramiz Alisë në 23 shkurt të 1991-it, kur përgatitej me banda të pushtonte Tiranën. Kavaja i tha Edi Ramës “mjerë ata që guxojnë ose mendojnë t’i bëjnë varrin pluralizmit, sepse disfata, dështimi total dhe i turpshëm i pret. Ndaj një mirënjohje të madhe për Kavajën që e bëri Edi Ramën të dorëzohet, të kapitullojë, të tërhiqet në panik të madh. Kjo fitore e jashtëzakonshme e Çadrës së Lirisë, e të gjithë qytetarëve shqiptarë që duan votën e lirë, është gjithashtu një frymëzim për mbarë shqiptarët të shndërrojnë 13 majin në ditën e ngadhënjimit, në ditën e triumfit, në ditën e protestës më të fuqishme, më madhështore, më civile në historinë e protestave në Shqipëri”. Më tej, ish kryeministri renditi arsyet e shumta që i detyrojnë shqiptarët të dalin në shesh kundër qeverisë së drogës. “Në 13 maj drejt Tiranës do të vërshojnë, dhe e vërteta është se kanë filluar të vijnë që tani nga mbarë Shqipëria, dhe u bëj thirrje qytetarëve të Tiranës të hapin dyert e tyre për të gjithë njerëzit që do të vijnë në protestës. Më 13 maj në Tiranë do vërshojnë mbarë të rinjtë e Shqipërisë. Edi Rama është i tmerruar. Ka urdhëruar qeveritarët e tij të organizojnë piknik me gjimnazistë në mënyrë që ata të mos vërshojnë drejt Shqipërisë. Këtu i ke dhe je i pashpresë.  Ata kanë njëmijë arsye të vijnë këtu të protestojnë, sepse ti ua mbushe shkollat me drogë, sepse ti po i përzë ata nga vendi i tyre, sepse ua mbylle dyert të varfërve në universitete, ua tre-katërfishove tarifat e shkollimit, sepse ti të vetmet vende pune që ke krijuar janë plantacionet e kanabisit dhe fabrikat e tij. Më 13 maj në Tiranë do të vështrojnë mbarë shqiptarët, të cilët ndihen të poshtëruar nga mashtrimet e tua. Pasi i gënjeve me 300 mijë vende pune, pasi i gënjeve me shëndetësi falas, pasi i gënjeve me legalizime falas, pasi i gënjeve me heqjen e tvsh për ushqimet dhe energjinë, tani kalon si nastradin apo si fantazmë e tij nga një qytet në tjetrin i rrethuar me autobusë se je i braktisur, dhe zëvendëson mashtrimet e vjetra me mashtrime të reja. I paskrupullt, i pacipë je. Të gjithë shqiptarët do t’i kesh në Tiranë më 13 maj. Më 13 maj në Tiranë vërshon e mbarë Shqipëria! Shqipëria e atyre që i besojnë Shqipërisë, e atyre që duan këtë vend ta shohin kryelartë, të zhvilluar në çdo skaj të tij, Shqipëria e atyre që duan dhe që e ndiejnë veten të lënduar nga plantacionet e drogës dhe bandat e krimit. Edi Rama i ka bërë Shqipërisë dëmin më të madh në historinë e emrit të saj pas Enver Hoxhës. Në katër anët e dheut sot gazetat hapen me Kanabistan, hapen me Kolumbi, gazetat hapen me protektorat droge. Të gjitha këto s’janë për shqiptarët, i solle ti drogmen dhe bandat e drogës dhe ti do të marrësh fundin që meriton. Më 13 maj do vërshojnë në Tiranë shqiptarët nga mbarë Shqipëria, sepse ti u vodhe atyre, sa askush tjetër në histori, pasuritë. Pas Enver Hoxhës që shkriu pasurinë e shqiptarëve në tunele e bunkerë, ti je hajduti  më i makabër që ke vjedhur në koncesione, në tendera, tatime e dogana, që nuk ke ndërtuar një rrugë të vetme, një kanalizim, një ujësjellës, një shkollë të vetme në mbarë vendin”, tha Berisha.

Berisha-Ramës:Ke urrejtje të sëmurë ndaj veriorëve-mos e përdor postin të përçmosh qytetarët/ Ish kryeministri gjatë fjalës së tij në Çadrën e Lirisë theksoi se Edi Rama po shfrytëzon postin për të përçarë shqiptarët. Duke i përmendur urrejtjen e sëmurë që ka ndaj veriut, Berisha theksoi se Rama i ka bërë dëmin më të madh Shqipërisë, pas Enver Hoxhës. “Edi Rama në gene është më antishqiptar sa ç’ishte babai i tij shpirtëror Enver Hoxha. Është antishqiptar në gen. Dhe është i vetmi pas Enver Hoxhës që nuk le rast pa shprehur urrejtjen, përçmimin, diskriminimin për Veriun e Shqipërisë. Në 4 vite, ky antishqiptar ka investuar në rrethet e Veriut më pak se gjysmën e investimeve në njërën prej bashkive që vjedh me kryetarin e bashkisë. Në të gjitha vendet të marra së bashku ka investuar më pak se në një bashki. Ky përçarës kombëtar u thotë ambasadorëve të huaj se “unë kam futur në parlament këta kriminelë, këta cuba, këta horra nga Veriu sepse Veriu tradicionalisht qeveriset nga njerëz të tillë”! Unë i them Edi Ramës të mos shkelë mbi virtytin e tyre, se horrat e cubat janë morali yt dhe i familjes dhe sojit tënd të ndyrë, kurse ata të veriut janë të virtyteve. Tek ti gjejnë strehë vetëm horrat dhe cubat nga Veriu, Lindja, Jugu dhe mbarë Shqipëria. Së fundi ti je i vetmi, se as Enveri se bënte dot këtë, që ti përçmon Veriun për dialektin e tij të mrekullueshëm. Tani më duhet të them një fjalë: Çdo shqiptar nga Veriu, Jugu, Lindja, Perëndimi, duhet të jetë krenar me atë shqipe që i mëson nëna e tij! Dhe atij mund t’i përqeshë dialektin vetëm ai që nuk është shqiptar, që urren shqiptarët. Unë të them një gjë: Mos i përçmo, mos përdor postin për t’i fyer dhe përçmuar qytetarët e vendit, ngado që janë ata, sepse të jesh i bindur se gjëja më e thjeshtë e tyre është të të tregojnë ty, të të japin atë që meriton në jo më pak se gjysmë ore. Së fundmi, Edvin!  Ke marrë përsipër aktin më makabër në historinë e lirisë së shqiptarëve, ke marrë përsipër të bëhesh varrmihës i pluralizmit politik. Të bëj thirrje: në qoftë se të ka ngelur qoftë dhe pikë e arsyes njerëzore hiq dorë sa më parë nga kjo sipërmarrje. Nuk kanë lindur kurrë ata që mund të varrosin pluralizmin politik, liritë politike të shqiptarëve në Shqipëri. Edhe një gjë tjetër për ta mbyllur: Të ftoj të rrish në atë dritare më 13 maj dhe të garantoj se ne protestën e kemi paqësore. Por një gjë të siguroj prapë; Edvin, Çadra do të të duket Everest! Atëherë do  shohësh ti se çfarë është Çadra, do tmerrohesh por aty të rrish se ne jemi të vendosur në protestën tonë paqësore. Edhe njëherë ftoj shqiptarët nga mbarë Shqipëria, Maqedonia, Kosova, diaspora, të gjithë në Tiranë në protestën madhështore për mbrojtjen e pluralizmit, për mbrojtjen e votës së lirë. Fitore”, tha Berisha.

Paloka thirrje shqiptarëve:Më 13 maj t’i tregojmë Ramës se PD është më e fortë se kurrë/Kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Edi Paloka, ju ka bërë thirrje ë gjithë shqiptarëve që ti bashkohen protestës së opozitës në 13 maj, për ti treguar kryeministrit Rama dhe qeverisë arrogante se nuk mund të zhdukin partinë që u solli lirinë shqiptarëve. Gjatë fjalës së tij nga ‘Çadra e ‘Lirisë’ Paloka ka theksuar se në 13 maj, Rama do të marrë përgjigje për kërcënimet e tij të vazhdueshme se do të ndalojnë së ekzistuari partinë demokratike. Ai ka thënë se ditën e shtunë qeveria do të kuptojë se PD është më e fortë se kurrë.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>