Berisha: Qëndresë qytetare ndaj Ediskobarit, Janukoviçit të Ballkanit

saliu te cadrat

“Të bashkohemi me të larguarit nga puna, kundër klikës në pushtet”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me grevën e urisë që po zhvillohet pranë Kryeministrisë, nga ana e të larguarve nga puna. Me anë të një mesazhi në rrjetin social “Facebook’, Berisha e quajti këtë nismë, si qëndresë ndaj Janukoviçit të Ballkanit. “Greva e urisë vazhdon. 5 policë dhe badiguard të Edvin Kristaq Ramës kanë rrethuar kryetaren e grevës znj. Nervila Qafzezi dhe po i rrëmbejnë, pas çadrës, edhe batanijet.”-kështu shprehet ish-kreu i Partisë Demokratike, Berisha.  Sipas Berishës, grevistet po qëndrojnë të pamposhtur në vendosmërinë e tyre. “Sot nisi Qëndresa Qytetare kundër Janukoviçit të Ballkanit! Zoti e bekoftë sakrificën e grevistëve!! Sb”- përfundon mesazhi i Sali Berishës.Më herët Deputeti i PD, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Rama po shkelmon të drejtat dhe dinjitetin e personave të larguar nga administrata. Ai hedh akuza se qeveria u rrëmbeu me banditë me uniformë çadrat grevisteve trima të urisë që nisën vetflijimin në mbrojtje të të drejtave të tyre. Berisha i bën thirrje qytetarëve të bashkohen tek piramida me grevën e të larguarve nga puna, kundër klikës në pushtet. “Thirrje urgjente!!! Të gjithë tek Piramida, kundër klikës në pushtet!!! Të dashur miq, klika e Ediskobarit dhe baronëve të drogës iu rrëmbeu me banditë me uniformë çadrat grevistëve trima të urise që nisën vetflijimin në mbrojtje të të drejtave të tyre, të drejtave të qytetarëve nga Edvin Kristaq Rama. Këta janë gra dhe burra, që në dhunim të ligjeve të vendit janë përzënë nga puna, kanë fituar gjyqet për tu kthyer në punë por Edvin Kristaq Rama shkelmon mbi të drejtat, dinjitetin dhe liritë e tyre. Ju bëjë thirrje qytetarëve: të gjithë në mbeshtetje të grevistëve që me jetën e tyre vendosen të mbrojnë të drejtat e tyre të ligjshme, po mbrojnë dinjitetin tonë dhe kafshatën e gojës së femijeve të tyre. Beteja nisi! Ne do fitojmë!!”,përfundon postimi i Berishës.