Berisha: Rama mbështet projektin e Vuçiç për ndarjen e Kosovës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Edi Rama mbështet projektin e Aleksandër Vuçiç për ndarjen e Kosovës. Në një postim në facebook, Berisha thekson duke cituar burimet e tij se është planifikuar edhe një takim i Ramës me Vuçiç në Preshevë. Ish kryeministri e cilëson lojën Rama-Vuçiç si një lojë të rrezikshme e me mjaft ndikim në Ballkan

 

Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një statusi në Facebook ka deklaruar se Edi Rama mbështet projektin e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç për ndarjen e Kosovës. Në një postim në facebook, Berisha thekson duke cituar burimet e tij se është planifikuar edhe një takim i Ramës me Vuçiç në Preshevë. Ish kryeministri e cilëson lojën Rama-Vuçiç si një lojë të rrezikshme me mjaft ndikim në Ballkan.  “Të dashur miq, burime diplomatike bëjnë me dije se projekti serb për ndarjen në kuadrin e një shkëmbim territoresh është mbështetur plotësisht nga Edi Rama. Madje në këtë kuadër, burimet diplomatike thonë se së afërmi është planifikuar një vizitë e përbashkët në Presheve Vuçiç-Rama. Të dashur miq, ky projekt përbën hapin parë të madh në kuadrin e rikthimit të Serbisë së madhe. Beogradi, menjëherë pas luftës, kërkoi me insistim të madh që të zgjidhte me Tiranën problemin e aneksimit të Mitrovicës së Veriut dhe shkëmbimit të territoreve, por hasi në një jo kategorike të palës tonë. Një projekt i tillë, po të kemi parasysh se në Ballkan kemi jo një, por disa Mitrovica, do të hapë kutinë e Pandorës dhe të ndezë vatra konfliktesh me pasoja të paparashikueshme. Me këtë rast i them Edi Ramës, që përpiqet të mbulojë me akte të reja tradhtie shitjen e detit Greqisë: hiq dorë nga pazaret e fëlliqura prej apatridi në veri të Kosovës se do të mbash përgjegjësinë më të rëndë personale. Ju bej thirrje SHBA dhe vendeve anëtare të NATO dhe BE të hedhin poshtë çdo projekt për ndarje të reja në Ballkan pasi kjo do shënonte fillimin e një cikli të ri konfliktesh të rrezikshme ne rajon”, shkruan Berisha.

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>