Berisha: Rama i shndërroi institucionet arsimore në qendra ryshfetesh, gjobash dhe prostitucioni

berisha

Postimi i Berishës në Facebook: Heqja e provimit digjital në testimin e mësuesve, goditje për sistemin arsimor parauniversitar

 

“Llumi i “aleances se qelbesirave” degjeneroi arsimin publik dhe shnderroi institucionet e tij ne qendra ryshfetesh, gjobash, prostitucioni. Te dashur miq, “aleanca e qelbesirave” gjate ketij viti, si ne çdo fushe tjeter dhe ne arsim, ka ngritur llumin ne pushtet. Sot drejtorite arsimore jane shnderruar ne qendra gjobash, ryshfetesh, prostitucioni dhe fabrika te fallsifikimit te diplomave. Le t’iu referohemi vetem fakteve zyrtare.

– Drejtoresha e arsimit te Tiranes, Mimoza Kuqi, ylli dhe zbulimi i Edi Rames (ne spotet e tij televizive), merrte per çdo vend pune ne qytet fiks 6 mije euro. Burime nga hetimi bejne me dije se me kete nivel gjobe simboli i Edvinit per arsimin kishte shitur 84 vende pune. Proçesi i ndjekjes penale ndaj saj, mbi bazen e denoncimeve te shumta por dhe te filmimeve, u hap, mirepo eshte bllokuar nga vet Edi Rama mesa duket perfitues direkt i shumave marramendese qe vilte Kuqi.

– Drejtoresha e arsimit ne Lushnje, Liza Tabaku, simbol i klikes Rama – Meta dhe amoralitetit te “aleances se qelbesirave”, Liza nje monster e vertete, e emeruar drejtoreshe, nga arketare qe ishte, ne menyren me kriminale, shnderroi drejtorine e arsimit ne Lushnje ne drejtori prostitucioni. Ajo shiste vendin e punes me 3 – 4 mije euro dhe raporte seksuale te mesueseve me qeveritatet dhe zyrtaret e larte te “aleances se qelbesirave”. Liza, unike ne historine e arsimit shqiptar, gjobiste jo vetem ata qe kerkonin vend pune por njelloj edhe mesuesit qe ishin ne pune por qe per te mbajtur vendin e punes duhet t’i paguanin asaj gjoben me euro dhe marredhenie seksuale me qeveritare dhe ofiqar te larte te klikes ne pushtet. Ajo eshte e regjistruar tek deklaron se “ai” (eshte fjala per Meten? Ramen? apo nderlidhesit e tyre?? Shpresojme se do ta tregojne hetimet)” i do te gjitha per vete”!

Drejtori i arsimit ne Fier, Shkelqim Allkja, ka shendruar drejtorine arsimore ne fabrike diplomash te fallsifikuara. Vetem nepermjet drejtorit te shkolles se mesme te Roskovecit Faik Beqaj, kjo drejtori e arsimit te Fierit ka pajisur kundrejt ryshfetit 1000 -1400 euro me diploma fallco te shkolles se mesme, duke fallsifikuar regjistrat, 134 persona qe nuk jane ulur nje dite te vetme ne bankat e shkollave te mesme, Drejtori i Fierit eshe njelloj si Mimoza Kuqi. Mbrohet direkt nga Rama!

Keto raste perfaqesuese jane vetem maja e ajsbergut e llumit dhe kalbesires ne te cilin kane zhytur arsimin klika Rama – Meta. Heqja e provimit dixhital per liçensimin e mesuesve dhe zevendesimi i tij me provimin e ryshfetit, partise dhe mikut, ishte goditja e meshires qe kjo klike i dha sistemit arsimor parauniversitar. Vetem protesta dhe zemerimi mbare popullor per largimin e tyre sa me pare eshte rruga e vetme e shpetimit!”