Berisha: Rama si Noriega, e ktheu Shqipërinë në shtetin e narko-banditizmit

rama-me-droge

Pohimin e paprecedentë të bërë mbrëmjen e së martës nga Edi Rama mbi kanabisin, të cilin nuk guxoi të pranonte se është përgjegjësi kryesor, e ka komentuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimi në Facebook. Berisha shprehet se Shqipëria e Ramës i ngjan Panamasë së Noriegës dhe në vetëm tre ditë janë zbuluar tre fabrika droge e 25 ton kanabis janë sekuestruar në një javë. “Në Kanabistan Rama flet si Noriega! Në tre ditë, tre fabrika droge dhe 25 ton kanabis në një javë! Rama, njëlloj si Noriega, ish narko-diktatori i Panamasë që ndërtoi shtetin e parë të narko-banditizmit apo narko-kleptokracisë, thotë: “drogën nuk e solla unë ndaj dhe nuk kam asnjë përgjegjësi pse Shqipëria në vitin elektoral u bë Kanabistan”, shkruan Berisha në Facebook.

Vlorë, sekuestrohen 368 kg kanabis, do trafikohej në Itali/ Policia e Vlorës ditën e djeshme ka sekuestruar një sasi të madhe droge në Gjirin e Karaburunit, e cila ishte bërë gati për tu trafikuar drejt Italisë. Sasia e sekuestruar shkon në 368 kilogramë. Fillimisht uniformat blu konstatuan vetëm 2 pako me lëndë narkotike në bregdetit e zonës së quajtur “Shën Jani”, por me bashkëpunimin e Delta Force dhe GDF, filloi krehja e zonës ujore dhe tokësore dhe pas këtyre kërkimeve rreth 700 m larg nga bregu i detit, në ujë u gjetën edhe 22 pako të tjera të madhësive të ndryshme. Në total janë 24 pako me peshë prej 368 kilogramë. Policia po vazhdon hetimet për kapjen e autorëve përgjegjës në lidhje me këtë ngjarje.

Greqi, shkatërrohet banda shqiptare e kanabisit/Një organizatë e trafikut të lëndëve narkotike është shkatërruar mesditën e djeshme në shtetin grek. Sipas policisë janë arrestuar 3 shqiptarë të moshave 21, 38 dhe 48 vjeç gjatë aksionit të zhvilluar në zonën e Follorinës. Ata janë kapur me 25 kilogramë kanabis, 3.5 kilogramë heroinë dhe 130 gram kokainë.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>