Berisha-senatorit italian: Qeveria mbështet trafikantët e bandat-kanabizimi i vendit, një politikë zyrtare e pashpallur e Ramës

senatori

Ish Kryeministri gjatë takimit me senatorin Italian Aldo di Biagio, i ka shprehur shqetësimin se si Rama ka shkatërruar mundësinë e zgjedhjeve të lira. Rama po liron një nga një të gjitha bandat kriminale dhe u ka ngarkuar atyre detyra elektorale. Berisha theksoi se Opozita shqiptare është e vendosur bëj çdo gjë që shqiptarët të votojnë të lirë. Ndërsa Senatori Di Biagio theksoi se rruga që opozita shqiptare ka zgjedhur është e drejtë

 

Ish Kryeministri Berisha ka pritur ditën e djeshme në një takim senatorin Italian Aldo di Biagio. Senatori Di Biagio i ka përcjellë Berishës përshëndetjet miqësorë si dhe vëmendjen e plotë të presidentit të dhomës së senatit Italian, zotit Pier Ferdinando Casini. Ish Kryeministri ka falenderuar senatorin Di Biagio për të gjithë ndihmën dhe interesin e madh që partitë e qendrës së djathtë në Itali kanë treguar ndaj PD dhe kauzës së saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ai ka vlerësuar me keqardhje situatën e paprecedentë në të cilën ndodhet vendi ynë. Sot Edi Rama ka mbyllur çdo hapësirë për garë elektorale, ai ka shkatërruar në mënyrë të plotë mundësinë e zgjedhjeve të lira në këtë vend. Në këtë kontekst, ai e ka njohur senatorin di Biagio me raportin e DASH të publikuar pak ditë më parë, në të cilin deklarohej se sipas fotografimeve ajrore janë gjetur 2000 plantacione kanabisi, dhe kjo në një kohë kur Guardia di Finanza ka fotografuar nga ajri vetëm 18% të territorit të vendit çka do të thotë që janë të paktën rreth 10 mijë plantacione kanabisi. Fatkeqësisht,  ka theksuar Berisha, qeveria favorizon dhe mbështet trafikantët dhe bandat, dhe kanabizimi i vendit është një politikë zyrtare e pashpallur e qeverisë. Ai ka shprehur shqetësimin se e gjitha kjo ndodh nën heshtjen thuajse të plotë të komunitetit ndërkombëtar në vend për këtë problem madhor. E gjitha kjo sasi e jashtëzakonshme droge si dhe paratë e pista në qarkullim nuk lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në vend. Në vitin 2005 Shqipëria dominohej nga bandat më të rrezikshme të rajonit e ndofta dhe të Evropës por qeveria e PD shpalli zero tolerancë ndaj krimit dhe në 18 muaj u shkatërruan mbi 204 banda dhe organizata kriminale dhe u arrestuan mbi 1000 anëtarë dhe bos të këtyre bandave, Shqipëria u bë një vend i sigurt, me shifra të kriminalitetit nën mesataren e BE. Sot Edi Rama po liron një nga një të gjitha këto banda dhe u ka ngarkuar atyre detyra elektorale. Ndaj Berisha ka shprehur shqetësimin se kjo është një tjetër arsye se në Shqipëri nuk mund të bëhen zgjedhje të lira e të ndershme. Nga ana tjetër e tërë administrata – polici, gardë, ushtri, arsimtarë etj. është pajisur me formularin e patronazhistit për të rrëmbyer votat e qytetarëve. Berisha theksoi se nuk mund të ketë zgjedhje të lira e të ndershme me një qeveri që është peng e Eskobarit të Ballkanit, ku ministra dhe vetë Edi Rama janë të akuzuar si të filmuar në skena të papërshtatshme në hotelin e Eskobarit. Pra është e qartë se shteti po përdor gjithçka për të varrosur votën e lirë të shqiptarëve ndaj dhe opozita po lufton paqësisht për votën. Ai u shpreh se kjo mund të arrihet me një qeveri teknike, një qeveri që njeh që vendi është kthyer në një kanabistan, një qeveri që lufton bandat dhe kriminalitetin, një qeveri administratën shtetërore nuk do e kthejë në një trup zgjedhore. Pa këto kushte nuk mund të ketë zgjedhje. Opozita shqiptare është e vendosur bëj çdo gjë që shqiptarët të votojnë të lirë. Ndërsa Senatori Di Biagio e vlerësoi situatën si të dalë jashtë rregullave demokratike dhe theksoi se rruga që opozita shqiptare ka zgjedhur është e drejtë, e fortë dhe e pjekur. Ai shprehu mbështetje të plotë kauzës së opozitës dhe se do bëjë çdo përpjekje që gjendja tejet e rëndë në Shqipëri të paraqitet me objektivitet edhe në Bruksel.

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>