Berisha: Sot, si në vitin 1990 – ne, kundër pallateve të krimit dhe drogës

berisha-12

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar protestën e Opozitës njësoj si protesta e vitit 1990, kur shqiptarët u ngritën kundër klikës komuniste, me ndryshimin e vetëm se sot shqiptarët janë kundër pallateve të krimit dhe drogës. Nga Parlamenti i Qytetarëve, ish-kryeministri u bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë betejën e shenjtë për zgjedhjet të lira, pasi rrugë tjetër nuk ka

 

Ish-kryeministri Sali Berisha  e ka cilësuar protestën e Opozitës njësoj si protesta e vitit 1990, kur shqiptarët u ngritën kundër klikës komuniste, me ndryshimin e vetëm se sot shqiptarët janë kundër pallateve të krimit dhe drogës. Nga Parlamenti i Qytetarëve, ish kryeministri u  bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë betejën e shenjtë për zgjedhjet të lira, pasi rrugë tjetër nuk ka. Berisha duke folur rreth mundësisë së një dialogu për Qeveri teknike u shpreh se Edvini më parë vret veten sesa lëshon karrigen. Ndaj, tha ish kryeministri duhet të vazhdojmë deri në fund qëndresën.“Të dashur qytetarë dhe qytetare, të pranishëm sot në Çadrën e lirisë, Çadrën e shpresës, Çadrën e sakrificës, monumentin madhështor të idealeve më të larta, më fisnike të njeriut, idealeve të lirisë dhe votës së lirë. Sot, ulur këtu në këtë Çadër, duke dëgjuar miqtë e mi, shikuar anash më erdhi në mendje viti ’90. Më erdhi në mendje viti kur këto ishin pallatet e krimit, ndërsa ne ishim në rrugë, luftonim, përpiqeshim për Shqipërinë tjetër, për Shqipërinë e lirive dhe të votës së lirë. Sot duhet  t’ a themi haptas, përsëri kemi dy botë, kemi ata të cilët me sakrifica të jashtëzakonshme po lajnë këtë shesh me sakrificën dhe idealet e tyre, për vete dhe për të ardhmen e fëmijëve të tyre, ndërsa përballë përsëri pallatet e krimit, pallatet e drogës, pallatet e dhunimit të votës. Edi Rama, këto kohë, i braktisur totalisht nga shqiptarët, ka dalë me moton “Shqipëria e karriges sime”.Ajo që ai shkruan prapa shpinës së tij  “Shqipëria që duam” nuk është gjë tjetër veçse Shqipëria që do ai vetëm për karrigen e tij. Çdo ditë ai është i njëjtë, një dhe vetëm një. Para se t’u thotë shqiptarëve mirmëngjes, ai lëshon një gënjeshtër. Kudo ku shkon, në çdo vend, në çdo rrugë, në çdo shesh e në çdo sallë mashtron, mashtron dhe vetëm mashtron. Dje po inauguronte një spital, të cilin katër vjet më parë e ka inauguruar Ilir Meta. Para disa kohësh bëri gati të inauguronte tunelin e Elbasanit. Mania e gënjeshtarit të humb mendjen, fillon e beson gënjeshtrat e tua. Kjo është Shqipëria e karriges. Premtoi 300 mijë vende pune. Mashtron shqiptarët,e iu  thotë se kam krijuar 230 mijë vende pune. Banka Botërore I deklaron Ballkanit dhe botës se të gjitha vendet e rajonit të marra së bashku nga viti 2010 deri në 2016 kanë krijuar gjithsej 235 mijë vende pune.. Për Ramën nuk ka rëndësi sa vende pune janë krijuar, rëndësi ka mashtrimi që lëshon në treg dhe që ai mendon se shqiptarët e besojnë. Edi Rama premtoi autostrada, korridore, premtoi Korridorin Blu, Korridorin Veri-Jug por s’ka përfunduar dot as 1 km rrugë, se Shqipëria e karriges është Shqipëria që ai e vjedh nga mëngjesi deri në darkë. Shqipëria që ndërtohet është Shqipëria e punës, Shqipëria e transparencës, ne nuk e duam këtë Shqipëri, ne duam Shqipërinë e votës së lirë, ne luftojmë për Shqipërinë e votës së lirë”, tha Berisha.

Shqipëria që do Edi Rama është Shqipëria e karriges së tij/ Më tej, ish kryeministri theksoi se Shqipëria që do Rama është ajo e karriges së tij, duke vënë në dukje investimin në kanabizimin e plotë të vendit.“Shqipëria që do Edi Rama është Shqipëria e karriges së tij. Pasi ai, për karrigen e tij, krimin e ka derë, e ka lavdi, e ka shtyllë kryesore të pushtetit, sepse me krimin ai emëron rektorët,sepse me krimin ai i thotë kryetarit të opozitës mbylle gojën se të heq kokën, sepse me krimin ai  vjedh kasafortat më sekrete të shtetit, sepse me krimin fut tmerr dhe neveri njerëzve të pambrojtur, ndërsa ne duam Shqipërinë e votës së lire, dhe jemi të bindur se kjo është rruga për Shqipërinë evropiane. Edi Rama do Shqipërinë e drogës, sepse ajo është Shqipëria e karriges së tij. Por dhe ne e dimë që droga është  para, por e dimë që droga është krim, është shkatërrim, e dimë që asnjë vend nuk është zhvilluar nëpërmjet drogës, e dimë që pasojat e saj janë katastrofale për një komb. Ndaj dhe ne qëndrojmë të palëkundur në Shqipërinë e votës së lirë sepse kjo është Shqipëria që i çon shqiptarët drejt Evropës. Ne nuk bëjmë kompromis dhe s’do bëjmë kurrë me drogën, sepse ne, me një akt të tillë kemi kthyer krimin në të ardhmen e shqiptarëve dhe kjo do ishte ndëshkimi më i madh. Beteja është e ashpër dhe ju ftoj të pyes secili veten: a ikën Edi Rama? Ja u them unë këtu se. Edi Rama më parë vret veten sesa ikën, sepse tentativa suicide ai ka pasur jo vetëm një here gjatë jetës së tij. Por këto janë problemet e tij. Për të ikur ai nuk ikën. Për të dëgjuar zërin tonë, ai nuk e dëgjon, por e garantoj se ne do ta bëjmë që ai ta dëgjojë zërin tonë, dhe do ta dëgjojë ju siguroj por më mirë ta dëgjoj tani se sa kur t’ ja këpusë veten në dy tëmthat apo në njërën anë. Edhe një herë ja u them se ai më parë vret veten se sa ikën. Uroj që ti vi mëndja dhe të pranojë zgjidhjen e ofruar, asgjë tjetër veçse votën e lirë. Vota e lirë për ne, për ju që jeni këtu, për shqiptarët, për opozitën është më e shtrenjtë se çdo gjë tjetër, tha ish kryeministri.

Vota e lirë, kushti i të gjitha kushteve për Shqipërinë Evropiane/ Në përfundim të fjalës së tij, ish kryeministri Berisha i bëri apel qytetarëve të vazhdojnë qëndresën, pasi vota e lirë është kushti i të gjitha kushteve për Shqipërinë Evropiane. “Vota e lirë është kushti i të gjitha kushteve për Shqipërinë evropiane, është kushti i të gjitha kushteve për Shqipërinë e stabilitetit. Vota e lirë është kushti i të gjitha kushteve për Shqipërinë që i besojnë shqiptarët, vota e lirë është kushti i të gjitha kushteve për prosperitetin, për zhvillimin dhe të ardhmen e Shqipërisë. Ndaj i bëj thirrje shqiptarëve që të vazhdojnë këtë rrugë. Rruga e vërtetë për një Shqipëri europiane është beteja për lirinë themelore. Ato janë detyrë e jona, ato janë mision i popullit opozitar, i Çadrës së lirisë. Askush më shumë se ne nuk e do stabilitetin. Por ne kemi bindjen më të thellë se pa votën e lirë s’ka stabilitetit. Edi Rama shpërndan si armiq shqiptarët nëpër Evropë. Deri para pak kohësh në Gjermani ishin kryesor, tani dalim në Francë në vendin e parë si azilkërkues, popull me një vend me pasuri të jashtëzakonshme shëtit sot si hebrenjtë në shkretëtirë sepse ka këtu një kryekriminel në pushtet që mendon vetëm për karrigen e tij. Atëherë ky mision është një mision për të gjithë Shqipërinë, për çdo pëllëmbë të territorit të saj, për çdo pëllëmbë të saj që duan ti besojnë vendit, që duan të jetojnë në Shqipëri, që duan të ndërtojnë këtu dhe jo rrugëve të botës të ardhmen që meriton. Unë e kuptoj mirë se ja njoh psikologjinë. A të gënjen mendja se do mund të na e rrëmbejë votën. Atë e gënjen mëndja se do mund të na rrëmbejë lirinë, atë e gënjen mëndja  se do mund të vazhdojë pushtetin, karrigen mbi votën tonë të shtypur. Të gjitha këto, më duhet ti them këtu se do i paguash, do t’i paguash aq shtrenjtë por atëherë do të jetë tepër vonë se do i kesh rënë vetes në të dy tëmthat. E vret veten ai, pyesni  spitalet. se dihet kjo. Edhe një herë ju përshëndes vllazërisht, ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë. Beteja jonë është betejë e shenjtë, është betejë për më të çmuarën që ka një komb, është betejë për votën e lirisë, zemrën e lirisë. Mjerë ata që guxojnë t’ia prekin shqiptarëve atë! Edi Rama shporru, qërohu, largohu!”, tha Berisha.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>