Berisha: Vlahutin po destabilizon Shqipërinë, për hir të porosisë së kryekorruptorit Soros

berisha

Ish-kryeministri Berisha ka deklaruar dje se ambasadorja e BE, Romana Vlahutin me qëndrimet e saj po e çon vendin drejt destabilizimit. Nga çadra e lirisë, ish-kryeministri ka shpjeguar skemën që ka sjellë dorëzimin e sistemit të drejtësisë tek Sorosi, “kryekorruptori i botës së lirë”

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në çadrën e protestës se ambasadorët Lu dhe Vlahutin u rreshtuan krah Ramës për hartimin e reformës në drejtësi. Berisha tregoi se i kishte dërguar një mesazh ambasadores së BE-së Romana Vlahutin ku i thoshte se ajo po destabilizon vendin. Berisha vuri theksin te fakti që drafti i reformës në drejtësi është bërë nga specialistë të financuar nga Soros. Në vitin 2014 Presidenti Nishani thirri forcat politike për të bërë reformën në drejtësi. natyrisht Nishani i thirri për t’i inkurajuar, pasi reformën do ta bënin forcat politike. Por çfarë ndodhi?! Rama e mori në dorë reformën dhe aktin e parë që bëri përjashtoi opozitën. Çuditërisht në krah të Edi Ramës u rreshtuan edhe guvernatorja, edhe në një farë mënyre më pak ambasadori Lu. Por Vlahutin me deklarata të njëpasnjëshme, sa u detyrova ti përgjigjem që ti me këto deklarata po çon drejt destabilizimit Shqipërinë. E bënë draftin me specialistë të huaj, të paguar nga Soros, ky kryekorruptor në botën e lirë, që përdor paratë për të korruptuar politikan. E bën draftin pa ne, Venecia e përmbysi. Në 16 nene projekti i jepte në dorë Ramës drejtësinë. Urdhëroni të ulemi ta bëjmë bashkë. Jo, jo thanë. E bënë përsëri vetë, por përsëri Venecia ia rrezoi”, deklaroi Berisha.

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>