Biznesi italian interes për investime në Shqipëri: Shqipëria front i ri pune

 60 mijë biznese të mëdha e të vogla të përfaqësuera nga Confimprese Italia kanë shfaqur interesin e tyre për të investuar në Shqipëri. Ata kanë marrë garancinë e mbështetjes nga kryeministri, Edi Rama, gjatë një takimi mes tyre, ndërsa thanë se është për tu vlerësuar përveç potencialeve që ofron vendi edhe burokracia. “Ne erdhëm në Shqipëri me një vullnet të mirë. Falë miqësisë që kemi me ish-Ministrin Dritan Prifti që na dha mundësinë të kuptojmë dhe të njohim më mirë Shqipërinë. Këtu pamë mundësi të mira investimi që nuk kanë kosto sa në vendin tonë, që ka lehtësira fiskale dhe mbi të gjitha burokraci ’0″, gjë që nuk e prisnim. Patëm një bisedë miqësore dhe të sinqertë me kryeministrin Edi Rama dhe kuptuam që Shqipëria është një front i ri investimesh për italianët”. Presidenti i Confimprese Italia, Guido Damico, tha se më parë biznesmenët italianë i hidhin sytë në vendet e largëta si Brazili apo vendet idoneziane, sepse nuk i njihnin mundësitë që ofronte Shqipëria. “Më heret italianët i hidhnin sytë nga vendet të largëta si Brazili apo Indonezia për të investuar. Por tani kuptuam që në pak km dhe një një vend jo larg Italisë mund të gjejmë mundësë të mira, ndoshta më të mira. Në Itali politika është më e distancuar nga biznesi, e kundërta ndodhka në Shqipëri, ku politika ka një impakt më të drejtëpërdrejtë me biznesin”. Gjithashtu Presidenti i Confimprese Italia, Guido Damico, tha se sa më parë duhet të krijiohet një përfaqësi biznesesh shqiptaro-italiane, kryesisht në sektorin fason, në atë të turizmit dhe të agrokulturës për të rritur më tej bashkëpunimin.