Boçi-Kumbaros: Ti dhe ‘Duçja i ri’ s’mund ta rrafshoni Teatrin Kombëtar  

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka reaguar i indinjuar ndaj qendrimit që po mban  Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ndaj Teatrit Kombëtar si dhe debatit që ajo ka nisur me artistët, konkretisht me një nga artistët e mëdhenj të skenës, Robert Ndrenikës

 

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi ka reaguar i indinjuar ndaj qendrimit që po mban  Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ndaj Teatrit Kombëtar si dhe debatit që ajo ka nisur me artistët; konkretisht me një nga artistët e mëdhenj të skenës, Robert Ndrenikës. “Më habiti Kumbaroja e Artit pa Kulturë! Nuk na duhet një Teatër Kombëtar -thotë – në një godinë musoliniane! Sipas logjikës së kulturës së kësaj ne duhet të zerojmë (me tritol mundësisht) dhe korpusin qendror dhe akademinë dhe rektoratin, pse jo bulevardin e pse jo dhe godinat ne vazhdimësi, se stadiumin e kullëzuam, vetëm e vetëm se janë me arkitekturë musoliniane! Dhe në vend të saj të bëjmë arkitekturën ramaniane. Dmth ta zevëndësojmë Duçen e vjetër me Duçen e Rilindjes. Duçe për Duçe. Madje sipas logjikës tënde zonjë, britanikët duhet ta kishin rrafshuar me kohë “Globus-in” “e shëmtuar” të Shekspirit për shkak të arkitekturës!? Jo moj zonjë jo!!!  Godinat janë histori dhe historia nuk mund të shkërmoqet se do ti dhe Duçja i ri “i shakave të kripura” me nacionalizmën e patriotizmën! Teatri Kombëtar ndryn brenda histori dhjetëra vjeçare dhe ti e Duçja i ri s’mund ta rrafshoni nën delirin tuaj se historia fillon nga ju dhe me makiavelizmin tuaj për të bërë kulla që vetëm ju dini t’i fusni në xhep, e jo më në thes!!!! Stop marrëzisë që po merr malet…!!!”bën thirrje Boçi në fund të mesazhit të tij”, shkruan Boçi.

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>