Bomba e diplomatit amerikan në Fox News: Ja pse Shqipëria është vend kryesor për marijuanën

diplomati-amerikan-420x264

Çështja e drogës në Shqipëri përveçse ka shërbyer si një temë e trajtuar me shqetësim në artikuj të mediave më prestigjioze në Evropë, ditën e djeshme është bërë pjesë e një trajtese në Fox News, që është edhe një prej kanaleve më të rëndësishëm informativ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë herë ishte diplomati amerikan, Adam Ereli, i cili duke komentuar vizitën e Kancelares Merkel në SHBA, u shpreh se çështja e refugjatëve po shpërqendron Evropën dhe kjo po përdoret nga Rusia për destabilizimin e rajonit. Në këtë linjë ai theksoi se rasti ideal është Shqipëria, e cila sipas tij prej një viti është kthyer në prodhuesin numër një të marijuanës në Evropë, çka ka bërë që qytetarët shqiptarë të dalin në protestë kundër lidershipit aktual në pushtet të lidhur me Rusinë. Ereli vijoi më tej duke thënë se çështja e refugjatëve është temë shumë e rëndësishme që prek stabilitetin e Evropës si dhe prek direkt SHBA-të. Sipas tij, po duket një stuhi e madhe në mënyrën se si Rusia po e përdor këtë çështje të refugjatëve për të minuar marrëdhëniet me aleatët e SHBA-ve, ku bën pjesë edhe Shqipëria. “Një shembull konkret për këtë është ajo çka po ndodh në Shqipëri në vitin e fundit. Shqipëria është bërë vendi kryesor në prodhimin e drogës së marijuanës, duke sjellë para të mëdha droge nga Evropa, si dhe lidhja e lidershipit shqiptar me Rusinë ka çuar në protesta në atë vend prej javësh”, deklaroi Ereli për Fox News.

Kronika: S’ka të ndalur droga shqiptare-Karaburun, sekuestrohet rreth 1.3 ton kanabis që do trafikohej në Itali/ Ne po jetojmë në një kohë kur skena politike e Tiranës po zien nga tensionet mes palëve, pritshmërive për qeveri teknike dhe qëndrimeve kontradiktore nga kryeministri në fuqi, por e gjithë kjo gjullurdi në politikën vendase duket se i ka dhënë stimul trafikantëve të drogës, të cilët gjatë muajit të fundit kanë treguar se janë të gatshëm që të kalojnë fitimet e arritura në 2016. Teksa ata kanë marrë urdhra të qartë nga Edi Rama për të gjeneruar sa më shumë para të pista, me të cilat ai ende mendon se mund të blejë zgjedhjet, policia e shtetit duket se po vuan ende “efektin” Tahiri, duke mos bashkëpunuar me autoritetet fqinje për të ndalur fenomenin që në gjenezë. Pavarësisht paralajmërimeve të Kryeprokurorit të Antimafias italiane, Franco Roberti për luftë më të ashpër ndaj biznesit të drogës, të cilin sipas tij mafia shqiptare ka nisur ta kontrollojë pasi renditet e dyta në botë për prodhimin dhe tregtimin e drograve të lehta, duket se pala shqiptare vazhdon të flejë gjumë dhe të presë që kanabisin ta ndalë Guardia di Finanza italiane. Deklarata e Robertit nga Tirana për trefishimin e sasive të kultivuara në 2016 dita-ditës po vërtetohet se ka qenë më se e vërtetë, pasi djemtë e Edvinit në tre muajt e parë të 2017-ës kanë nisur drejt Italisë më shumë se 20 gomone të mbushura me tonelata droge. Kështu duke ecur në këtë linjë s’ka ditë që Rama të mos japë urdhra për çirakët e kapobandës së vetë që t’i zbrazin magazinat qeveritare të drogës e ta kthejnë bregdetin e Vlorës në bazën e gomoneve të kanabisit. Edhe ditën e djeshme një bashkëpunim i Policisë së Vlorës me Policinë Kufitare, Delta Force dhe Guardia di Finanza ka çuar në sekuestrimin e një sasie prej 1 ton e 283 kilogramë kanabis sativa në një operacion të zhvilluar në Gjirin e Bristanit, pranë Karaburunit. Mësohet se droga ishte e ndarë në 47 çanta dhe ishte gati për tu trafikuar me mjete lundruese për në Itali. Autoritetet kanë nisur aksionin e përbashkët nga toka dhe deti në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative. Policia ka sqaruar se 47 çantat e mbushura me lëndë narkotike, ishin fshehur në 3 vende të ndryshme në pyll, rreth 500 m larg nga Gjiri i Bristanit. Ndërkohë operacioni po vazhdon ende të zhvillohet nëpërmjet kontrolleve nga toka dhe deti, përgjatë gjithë shtrirjes së Gadishullit të Karaburunit. Autoritetet po punojnë edhe për zbulimin e kapjen e autorëve të implikuar në këtë tentativë të trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Sërish drogë nga Shqipëria për në Itali, 3 në pranga/ Një tjetër sasi e konsiderueshme droge e nisur nga Shqipëria për në Itali është sekuestruar gjatë ditës së djeshme. Më konkretisht janë sekuestruar 25 kilogramë kanabis sativa dhe janë arrestuar Aleksander Kronaj , 29 vjeç, banues në Bardhaj,Shkodër; Zef Perndoj, 56 vjeç, banues në lagjen “3 Herojt” Shkodër dhe Agostin Arra, 60 vjeç, banues në Pistoja Itali. “Arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë kontrollit të detajuar, të ushtruar në vijën e dytë nga shërbimet e Policisë Kufitare, (në dalje të Republikës së Shqipërisë), autobusit të linjës Shkodër-Pistoja, Itali me drejtues Aleksandër Kronaj dhe shofer i dytë Zef Perndoj dhe në pronësi të Agostin Arra, në bagazh në krahun e shoferit në një kuti metalike me përmasa 80 x 85 x 20 cm u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 25 kilogram lëndë e dyshuar si narkotike kanabis”, thuhet në deklaratën e policisë së shtetit. Gjithashtu mësohet se prej veprimeve hetimore që janë kryer, rezulton se shtetasit e mësipërm kishin si destinacion vendet e BE-së. Ndërkohë dosja në fjalë i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë, për akuzën e trafikimit të narkotikëve të kryer në bashkëpunim.Mediat greke: Shqipëria prodhues i madh i drogës, kanabisi shkakton tensione brenda koalicionit/ Mediat greke i kanë bërë jehonë dy raporteve ndërkombëtare që e përcaktojnë Shqipërinë si vendin kryesor të prodhimit të kanabisit në  Evropë. Agjencia shtetërore greke e lajmeve ‘AMNA.gr” përmend raportin e Europol dhe të Departamentit Amerikan të Shtetit. “Europol vë në dukje se Shqipëria është burimi kryesor i trafikut të kokainës në Evropë dhe vend tranzit i drogave nga Maroku, Afganistani, Libia dhe Pakistani. Raporti i dytë, ai i Departamentit Amerikan të Shtetit thotë se Shqipëria është vend kryesor për prodhimin e marijuanës dhe vend tranzit për kokainën dhe heroinën që ka si destinacion tregun evropian”, shkruan agjencia greke e lajmeve, duke iu referuar dy raporteve. “Dy raportet kanë shkaktuar tensione brenda koalicionit qeverisës dhe reagimin e opozitës. Luan Rama i LSI vuri në dukje se konkluzionet e raporteve janë shqetësuese. Kryeministri Edi Rama e quajti pozitiv raportin e DASH. Më i ashpër ishte reagimi i liderit të opozitës Lulzim Basha, i cili akuzoi Ramën për lidhje me trafikantë të drogës”, vijon artikulli i medias greke. Dy raportet shqetësues për çështjen e drogës në vendin tonë janë publikuar thuajse në të gjitha gazetat greke. Theksojmë se një pjesë e konsiderueshme e drogës shqiptare me destinacion Evropën, trafikohet fillimisht në Greqi e më pas kalon drejt shteteve të tjera.

 

 

 

 

 

Lini një përgjigje

Adresa juaj e emailit nuk do të bëhet publike. Fushat e detyrueshme janë shënjuar me *

You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <strike> <strong>